Interesimi në video-lojëra çdo ditë po vazhdon të rritet, për shumë lojtarë video-lojërat janë kthyer edhe në profesion, ku ata dhe ekipet fitojnë shuma të mëdha në turnetë profesionale të organizuara, e Fortnite është njëra ndër lojërat më të pëlqyera, që mban turne të ndryshëm profesionale gjatë gjithë vitit.
Fortnite video-loja me mënyrën e lojës “Battle-Royale” është lansuar nga EpicGames në vitin 2017 dhe numëron më shumë se 350 milionë përdorues të regjistruar në lojë.
Shuma e çmimeve, të cilat lojtarët i fitojnë në turnetë profesionale të Fortnite, është një ndër më të mëdhatë në industrinë e eSports, turneu i kupës së botës në Fortnite në vitin 2019 ishte turneu më i paguar në historinë e lojës me 13.7 milionë euro çmime të ndara për garuesit.
Por, cilët janë lojtarët të cilët kanë arritur të fitojnë shifrat më të mëdha në turnet profesionale të Fortnite? Më poshtë ua sjellim listën me pesë lojtarët me fitimet më të mëdha në turnetë profesionale të Fortnite sipas esportsearnings:
5. Shane Cotton, i njohur në lojë si EpikWhale, është një lojtar profesionist amerikan në Fortnite që aktualisht luan për ekipin NRG Esports.
Epikwhale merr pjesë në gara të ndryshme të Fortnite me ekipin e tij NRG, por edhe në mënyrë individuale, shuma e çmimeve të fituara nga Shane e kalon vlerën e 1.17 milion euro, ku shumica e këtij suksesi vjen nga renditja në vendin e tretë në kupën e botës në Fortnite në vitin 2019.
4. Emil Bergquist Pedersen i njohur në lojë si nyhrox me origjinë nga Norvegjia, është një lojtar profesionist në Fortnite i cili aktualisht luan për ekipin 00Nation.
Gjatë karrierës së tij deri më tani, nyhrox ka fituar çmime në vlerë prej 1.3 milion euro, një ndër turnetë më fitimprurës për lojtarin ishte renditja në vendin e parë në kupën e botës në Fortnite “duos” në vitin 2019.
3. David Wang i njohur në lojë si aqua, me origjinë nga Austria është një lojtar profesionist i Fortnite, i cili për momentin është pjesë e ekipit LootBoy eSports.
Aqua gjatë karrierës së tij ka arritur të fitojë çmime në vlerë rreth 1.4 milion euro, turneu më fitimprurës për lojtarin ishte me ish-bashkëlojtarin nyhrox në kupën e botës në Fortnite “duos” në vitin 2019.

2. Harrison Chang i njohur me nofkën Psalm, me origjinë nga Amerika është një lojtar i pensionuar i Fortnite, më parë ishte pjesë e ekipit Counter Logic Gaming.
Vlera e çmimeve të fituara gjatë karrierës së tij e vendos Psalm në vendin e dytë në botë, me rreth 1.6 milion euro çmime të fituara në turnetë profesionale.
1. Kyle Giersdorf, i njohur në lojë si Bugha, është një lojtar profesionist amerikan në esports, i cili njihet më së shumti për lojën e fortnite, u bë i famshëm pasi fitoi kupën e botës në Fortnite në vitin 2019.
Vlera e çmimeve të fituara nga Bugha e vendos atë në vend të parë të renditjes, me 2.8 milionë euro çmime të fituara në turnet e fortnite, ku pjesa më e madhe vjen nga fitorja e tij në kupën e botës në fortnite në 2019.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

Ronaldo merr një ofertë shokuese nga Brazili - ka një motiv pse ata e duan transferimin e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës