LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e Barcelonës i tregojnë drejtuesve emrin e trajnerit që duhet ta zëvendësojë Xavin, ai edhe më parë ka drejtuar katalunasit

Lojtarët e Barcelonës i tregojnë drejtuesve emrin e trajnerit që duhet ta zëvendësojë Xavin, ai edhe më parë ka drejtuar katalunasit

Xavi Hernandez ka konfirmuar se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit aktual, pasi asgjë nuk po shkon siç duhet këtë edicion te katalunasit.

Trajneri spanjoll e ka bërë publik vendimin e tij menjëherë pas humbjes nga Villarreali në shtëpi 3-5.

Tani Barcelona do të duhet të gjej një trajner të ri për ta udhëhequr skuadrën dhe duket se futbollistët kanë caktuar se kush dëshirojnë t’i udhëheq sezonin e ardhshëm.


Dy lojtarët kryesorë të Barcelonës fajësojnë vetën për humbjen: Është faji i yni, trajneri ka mbështetjen tonë
Lexo po ashtu Dy lojtarët kryesorë të Barcelonës fajësojnë vetën për humbjen: Është faji i yni, trajneri ka mbështetjen tonë

Sipas gazetës katalunase Sport, lojtarët e Barcelonës besojnë se menaxheri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique është njeriu perfekt për të zëvendësuar Xavi.

Enrique është një ikonë në klub, pasi ka kaluar tetë vjet në Camp Nou si futbollist, si dhe një periudhë shumë të suksesshme trevjeçare si trajner midis 2014 dhe 2017, e cila përfshinte fitimin e nëntë trofeve.

Problemi, megjithatë, është se Enrique është nën kontratë me PSG deri në verën e vitit 2025, kështu që ata do të duhet të paguajnë një tarifë të konsiderueshme për ta emëruar atë.

Mbetet të shihet se si do të shkojnë gjërat deri në fund të sezonit për Luis Enriquen, i cili duhet të fitojë trofe në Parc de Princes për ta vijuar punën te PSG.

Gjithsesi spanjolli mbetet trajneri më i dashur nga futbollistët e Barcelonës, ku shumë prej tyre kanë punuar me të edhe te Kombëtarja e Spanjës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Superliga
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Ligue 1
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori