Burri i paidentifikuar nga Rusia, ka mbetur me dhimbje të mëdha në gjuhë, pasi është kafshuar nga një breshkë.

E tëra që ka dashur ishte të fotografohej teksa përqafonte gjallesën, por gjërat nuk kanë shkuar si duhet, transmeton Telegrafi.


Atë e kanë ndihmuar miqtë, të cilët në të njëjtën kohë vazhdonin të qeshnin me ngjarjen e pazakontë.

Momenti i çuditshëm është postuar në rrjetin social, ku ka bërë xhiro dhe ka marrë pëlqime të shumta. /Telegrafi/