LAJMI I FUNDIT:

Loci: Në mesin e të shëruarve nga COVID-19 në Pejë janë edhe tri shtatzënat

Loci: Në mesin e të shëruarve nga COVID-19 në Pejë janë edhe tri shtatzënat

Drejtori i Shëndetësisë në Komunë e Pejës, Petrit Loci është shprehur i kënaqur që fshati Llugagji tashmë është larguar nga lista e vendeve që ka banorë të prekur me COVID-19.

Loci në RTV Dukagjini thotë se është lajm i mirë që në mesin e të shëruarve të ditës së sotme janë edhe tri gra shtatzëna që më parë ishin të prekur me COVID-19.


“Ato gra tashmë gëzojnë shëndet të plotë dhe iu urojmë shtatzëni të mbarë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës thotë se nga rastet e mbetura aktive katër persona kanë rezultuar negativ në ritestimin e parë e që pritet të shpallen të shëruar pasi të realizohet edhe testi i dytë.

Ndryshe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies në Pejë përmes një komunikate ka njoftuar se fshati Llugagji nuk ka më asnjë person të infektuar me coronavirus.

“Gjatë ditës së sotme ekipet mjekësore të IKSHP-së kanë kryer 12 testime prej të cilave 9 ritestime dhe 3 testime për COVID-19, në qytetin e Pejës. Në njoftimin publik të Instituti Publik mostrat e dërguara nga Peja kanë rezultuar të gjitha negative. Nga rezultatet e sotme del se fshati Llugagji nga tash nuk ka asnjë person të infektuar. Peja përherë e me pak me COVID-19”, thuhet në njoftim.

Në Pejë janë regjistruar gjithsejtë 75 raste me coronavirus, dy nga të cilët kanë përfunduar me fatalitet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori