LAJMI I FUNDIT:

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Nënkryetarja e LSDM-së Sanja Llukarevska në paraqitjen e saj të parë pas përfundimit të procesit zgjedhor tha se kandidati për president i LSDM-së, Stevo Pendarovsli do të shkoj në raund të dytë dhe do të grumbulloj numrin më të madh të votave, përfshi edhe të atyre kandidatëve që ndajnë vlera europiane e që nuk arritën të shkojnë në raund të dytë.

“Falënderoj qytetarët që realizuan të drejtën e votës, në bazë të kësaj si shoqëri dëshmuam se kemi kapacitete demokratik për zgjedhje të lira dhe demokratike. Unë vetëm nga ju mediat i kam dëgjuar për disa parregullsi. Më vjen mirë që kishim numër të madh të votuesve dhe se qytetarët dëshirojnë vetë të vendosin për të ardhmen e tyre”.

“Do të them se kandidati i LSDM-së do të jetë në raundin e dytë dhe se të gjithë ata që ndajnë vlerat evropiane do të na e japin mbështetjen, unë besoj se kandidati jonë do të fitoj numrin më të madh të votave gjatë raundit të dytë. Besoj se të gjithë kandidatët që ndajnë vlera evropiane dhe nuk kaluan në raundin e dytë, votën do t’ia japin kandidatit tonë”, tha Llukarevska./ Alsat.mk


Në trend Lajme

Më shumë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori