LAJMI I FUNDIT:

Llukarevska: Ndryshimet në masën “TVSH-ja ime” së shpejti në seancë kuvendare

Llukarevska: Ndryshimet në masën “TVSH-ja ime” së shpejti në seancë kuvendare

Drejtoria e të Ardhurave Publike, me ndërmjetësimin e Ministrisë së Financave, ka dorëzuar ndryshimet për masën “TVSH-ja ime” për skanimin e llogarive fiskale, të cilat parashikojnë rritje të shumës që u jepet qytetarëve për rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tani janë në procedurë kuvendore, konfirmoi sot drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Sanja Lukarevska.

“Me siguri propozimi duhet të vjen në seancë të rregullt, sepse tani po diskutohet për rikonstruimin e Qeverisë. Kur ky proces të përfundojë, duhet të jetë në rendin e ditës dhe të shohë dritën e ditës. Sapo të miratohet ai ndryshim atje, ne do ta përshtatim sistemin dhe në bazë të tij do të kthejmë më shumë te qytetarët”, tha Lukarevska.

“Nëpërmjet aplikacionit “TVSH-ja Ime”, qytetarët kanë mundësinë që me skanimin e llogarive të tyre fiskale, t’u kthehet një pjesë e TVSH-së që kanë paguar për blerjen e produkteve. Deri më tani ata marrin rimbursim të TVSH-së çdo tre muaj në shumën maksimale prej 1800 denarë, ndërsa me ndryshimet do të mund të marrin deri në 2100 denarë çdo tre muaj.


Lukarevska saktësoi se Ministria e Financave tashmë ka dorëzuar në Odat Ekonomike draft versionin e listës së produkteve luksoze për të cilat duhet të rritet taksa mbi vlerën e shtuar.

“Ministria e Financave do të duhet të publikojë listën në faqen e saj në periudhën e ardhshme. Si bartës të këtyre ndryshimeve, ata kanë obligim të publikojnë listën në të cilën punon edhe DAP-i”, theksoi Lukarevska.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori