LAJMI I FUNDIT:

Llogaritet si “Ferri në Tokë”: Historia për ishullin e vogël në lagunën veneciane që konsiderohet si vendi më i përhumbur në botë

Llogaritet si “Ferri në Tokë”: Historia për ishullin e vogël në lagunën veneciane që konsiderohet si vendi më i përhumbur në botë

I konsideruar nga disa si ishulli më i përhumbur në botë, historia e Poveglia është e mbushur me rrëfime që të vendosin para një gjendje thuajse ankthi.

I gjendur në Lagunën Veneciane, me një pamje të “Qytetit të Ujit”, ishulli i vogël shërbeu si karantinë për viktimat e mortajave gjatë disa epokave, si dhe një azil mendor famëkeq në të cilin u kryen eksperimentet njerëzore në fillim të shekullit të 20-të .

Sipas një shkrimi të publikuar në internet, përcjell Telegrafi, banorët e parë thuhet se u vendosën në vitin 421, nga nevoja, ndërsa po iknin nga hordhitë gjermane dhe hune “barbare” që pushtuan Perandorinë Romake.


Megjithëse ishulli ofroi mbrojtje natyrore, nuk u kursye nga përpjekjet e barbarëve për ta pushtuar dhe për ta marrë përsipër strehimin e tyre të vogël.

Megjithatë, kolonët mbijetuan dhe në shekullin e 9-të, popullsia e Poveglia u rrit në mënyrë të qëndrueshme.

Heronjtë e Çernobilit: Rrëfimi për tre burrat e guximshëm që ndaluan katastrofën bërthamore, e cila rrezikonte të bënte Evropën të pabanueshme (Foto)
Lexo po ashtu Heronjtë e Çernobilit: Rrëfimi për tre burrat e guximshëm që ndaluan katastrofën bërthamore, e cila rrezikonte të bënte Evropën të pabanueshme (Foto)

Gjithsesi, në vitin 1379, ishulli u evakuua me pretekstin se do t’i shërbente marinës veneciane si një pozicion mbrojtës pararojë.

Për këtë qëllim, u ndërtua një fortesë tetëkëndëshe, e cila qëndron edhe sot e kësaj dite.

Ajo që pasoi ishte një valë epidemie që goditën Italinë në fillim të shekullit të 15-të.

Poveglia, së bashku me ishujt e tjerë të vegjël në lagunë, u shpall një “lazaretto” – një stacion karantinash në të cilin anijet që mbërritën duhet të kalonin një inspektim mjekësor para se të mund të vinin në Venecia.

Ishte e vendosur që nëse njerëzit në bord tregonin simptoma të murtajës, ata do të kalonin 40 ditë në ishull. Pas “kontrollit” 40-ditor, ata u deklaruan të shëndetshëm ose u lanë për vdekje.

Nga disa, llogaritej si ferri në Tokë, sepse toka u mbush me varre masive dhe “gropa zjarri” në të cilat të vdekurit u futën dhe u dogjën.

Pasi që murtaja kishte depërtuar në qytet pavarësisht nga masat parandaluese, ata që vuanin nga sëmundja në Venedik u transportuan në ishull kundër vullnetit të tyre.

Frika shkakton paranoje masive, kështu që në shumë raste, njerëzit që u dëbuan në Poveglia nuk vuanin nga murtaja në radhë të parë, por ishin thjesht të dyshuar, bazuar në disa simptoma të hershme.

Vetëm mes viteve 1629 dhe 1631, gjatë viteve kur “Vdekja e Zezë” bëri “vizitën” e saj të fundit dhe më të tmerrshme në Lagunën Veneciane, pati një periudhë shtatëmujore në të cilën u vranë 80,000 njerëz.

Të gjithë ata ishin ose të vdekur në mbërritje ose kaluan ditët e tyre të fundit të dhimbshme në Poveglia ose një nga vendet tjera të tilla që ishin ende në funksion.

Ishulli ishte patrulluar nga mjekët që mbanin maska që duhej të parandalonin bakteret nga hyrja në sistemin e tyre të frymëmarrjes.

Deri në fund të epidemisë, Italia kishte humbur një të tretën e popullsisë së saj, më në fund duke mbyllur një kapitull të errët në historinë e saj.

Është vlerësuar se më shumë se 160,000 kufoma u hodhën vetëm në Proveglia, përcjell Telegrafi. Si pasojë, toka në ishull thuhet se përbëhet kryesisht nga hiri njerëzor.

Dikush do të mendonte se një histori e tillë morbide përbënte më shumë se mjaft, megjithatë një episod tjetër i errët e priste Poveglian në fillim të shekullit të 20-të, kur u përdor përsëri – kësaj here për izolimin e të sëmurëve mendorë.

Vendi që u mbajt sekret për vite të tëra: Brenda objektit ku fshihen rezervat e arit në Amerikë, por edhe dokumente të rëndësishme shtetërore (Foto/Video)
Lexo po ashtu Vendi që u mbajt sekret për vite të tëra: Brenda objektit ku fshihen rezervat e arit në Amerikë, por edhe dokumente të rëndësishme shtetërore (Foto/Video)

Në 1922 u hap një azil, duke shfrytëzuar pjesërisht ndërtesat ekzistuese që dikur shërbenin për të strehuar viktimat e sëmundjes.

Në një moment u raportuan se pacientët kishin thënë se dëgjonin zëra dhe britma që i mbanin të zgjuar gjatë natës.

Ata pohonin se shpirtrat e shqetësuar kishin në pronësi ishullin dhe po kërcënonin të gjallët që banonin.

Sidoqoftë, rasti më famëkeq lidhur me “maltretimin” e pacientëve në ishull nuk përfshinte fantazmat, por më tepër bëhej fjalë për një mjek të çmendur i cili ishte i etur në kryerjen e “operacioneve” duke përdorur çekiçë, thonj, si dhe dalta mbi subjektet e tij.

Me sa duket, mjeku sadist lirisht vazhdoi të bënte të gjitha llojet e eksperimenteve të tmerrshme, pa shumë kujdes për masat sanitare apo anestetikë.

Pavarësisht nga historitë e frikshme që e rrethojnë, Departamenti i Psikiatrisë në Poveglia arriti disi të vazhdojë punën deri në vitin 1968.

Pasi azili u mbyll, ishulli u shit në ankand, por nuk arriti të mbajë dy pronarët e tij të njëpasnjëshëm, me thashetheme që qarkullonin se njëra prej vajzave të pronarit mori një lëndim në fytyrën e saj në një incident të atribuar forcave të mbinatyrshme.

Deri më sot, Poveglia mbetet e ndërthurur me legjendat dhe mitet që e rrethojnë, dhe deri më sot tërheq aventurierë të prirur për të vizituar këtë “Ishullin e Vdekjes”, megjithëse është e ndaluar nga qeveria italiane.

Ndërsa disa arrijnë të “vidhen” duke u futur aty, rrallëkush dëshiron të kthehet prapa përsëri, sepse aura e historisë së errët dhe të tmerrshme të vendit ende sillet rreth tij, duke e bërë atë një destinacion shumë të pakëndshëm turistik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Botë
Së shpejti mund të jeni në gjendje të udhëtoni nëpër Evropë me një biletë të vetme treni

Së shpejti mund të jeni në gjendje të udhëtoni nëpër Evropë me një biletë të vetme treni

Evropa
Zonja e parë e Brazilit përdori fjalë fyese në drejtim të miliarderit, vjen reagimi i Elon Musk

Zonja e parë e Brazilit përdori fjalë fyese në drejtim të miliarderit, vjen reagimi i Elon Musk

Botë
Luani e sulmoi keq një burrë në Pakistan, pasi ky i fundit u përpoq të bënte një

Luani e sulmoi keq një burrë në Pakistan, pasi ky i fundit u përpoq të bënte një "selfie" me bishën

Botë
Turqia ia ndalon aeroplanit të presidentit izraelit hyrjen në hapësirën e saj ajrore, Herzog anulon udhëtimin në Azerbajxhan

Turqia ia ndalon aeroplanit të presidentit izraelit hyrjen në hapësirën e saj ajrore, Herzog anulon udhëtimin në Azerbajxhan

Azia
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
Kalo në kategori