LAJMI I FUNDIT:

Llogaritej si i vetmi që është parë në 200 vitet e fundit, publikohen momentet kur vritet ujku në Danimarkë (Video)

Llogaritej si i vetmi që është parë në 200 vitet e fundit, publikohen momentet kur vritet ujku në Danimarkë (Video)

Një video e publikuar nga mediat e huaja, thuhet se tregon momentin kur një nga ujqërit e parë që bredhin në Danimarkë për 200 vjet u qëllua për vdekje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kapura nga dy natyralistë tregojnë se kafsha, që raportohet të jetë një femër, është goditur me një të shtënë të vetme nga një makinë afër, përpara se të binte në tokë.

Nëse kafsha verifikohet si femër, ajo mund të jetë e fundit e ujqërve që jetonin në Danimarkë për herë të dytë, pasi që vetëm një femër është konfirmuar se jeton atje.


Mbetjet e ujkut janë dërguar për testim të forenzikës, me rezultatet që priten më pas këtë muaj.

Një burrë 66 vjeçar është arrestuar me akuzën për shkelje të ligjeve të gjuetisë dhe është deklaruar jo fajtor, kanë raportuar mediat lokale.

Sipas tyre, ujku u vra në tokë bujqësore në Ulfborg, në perëndim të vendit, e cila është në pronësi të Steffen Troldtoft, një ish kandidat parlamentar me Aleancën Liberale.

Mendohet se një mik i Troldtoftit ka qëlluar me goditje fatale, shkruan media lokale, edhe pse ai ishte i pranishëm kur u bë vrasja.

Bëhet e ditur se videoja u regjistrua nga hulumtuesit Ulla Pipaluk Zobbe dhe Lars Lorentsen më 16 prill dhe së pari u bë publike të dielën.

Ajo ka shkaktuar një protestë në Danimarkë që kur është publikuar, me shumë njerëz që kanë kërkuar që vrasësi të burgoset.

Po sipas mediave të huaja, ujqërit ishin zhdukur në Danimarkë në fillim të viteve 1800, por u konfirmuan se u kthyen në vend në maj të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Interesante
Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Interesante
Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

Kalo në kategori