LAJMI I FUNDIT:

Llapjani i verbër krijon aplikacione për telefonat e mençur (Video)

Llapjani i verbër krijon aplikacione për telefonat e mençur (Video)

Përdorimi i telefonave të mençur, tashmë është përditshmëri e shumë njerëzve në Kosovë, por për Hashim Llumnicën, 34 vjeçar nga fshati Bellopojë i Komunës së Podujevës, i cili është i verbër, mundësia e përdorimit të këtyre telefonave është mjaft specifike.

Fëmijëria e Llumnicës ishte e ngjashme me atë të moshatarëve të tij, deri në moshën 18 vjeçe, kur ai kishte humbur aftësinë për të parë.

Siç thotë ai, përdorimi i telefonave të thjeshtë mobil nga personat e verbër, nuk ishte i vështirë. Por, telefonat e mençur, të cilët funksionojnë përmes ekranit me prekje (touch screen), sipas tij, kishin krijuar fillimisht mjaft vështirësi për t’u përdorur nga personat e verbër. Kjo e kishte shtyrë atë që t’i qaset kësaj fushe, për ta lehtësuar përdorimin e këtyre telefonave nga ta.


“Unë, në moshën 18 vjeçare jam verbuar. Në atë kohë e kam pasur drejtimin për automekanik. Pastaj, pas verbërimit, e kam vazhduar shkollën speciale në Pejë dhe e kam përfunduar për fizioterapi. Jam regjistruar për sociologji në fakultet dhe e kam përfunduar. Më pas, i kam ndjekur disa kurse për teknologji dhe më vonë kam qenë edhe si trajner i teknologjisë informative. Tash merrem me programet për platformën e “Androidit” në gjuhën shqipe, për personat e verbër dhe me shikim të dobësuar”, tha Llumnica.

Një pjesë të mirë të kohës, në përditshmërinë e tij, Llumnica e kalon në dhomën ku ai ka vendosur një kompjuter, duke e bërë një pjesë të punës për aplikacionet e ndryshme, të cilat mund t’iu hyjnë në punë personave të verbër. Pjesën tjetër të procesit të punës e zhvillon në telefonin e tij të mençur. Deri më tash ai thotë se ka arritur t’i krijojë aplikacionin që lexon numrat dhe shenjat e alfabetit “Braille”, në gjuhën shqipe, si dhe aplikacionin që e futë këtë alfabet në funksion për të shkruar në rrjetet sociale.

“Për shembull, ky aplikacion, që është me shkronjat në ‘Brille’, klikoj në të dhe këtu i tregon shkronjat me zë, për personat e verbër, por këtu janë edhe pikat e ‘Braille-t’ për personat që janë pjesërisht të verbër. Tash, pasi që klikoj dy herë në aplikacion, e tregon shkronjën se me cilat pika janë dhe si janë të renditura. Pastaj, shkoj vazhdimisht duke klikuar nga dy herë në ekran dhe i ndërroj shkronjat”, shpjegoi Llumnica.

Ai ka krijuar edhe aplikacione të tjera por edhe lojëra që personat e verbër mund t’i luajnë në telefonat e mençur. Gjithashtu, edhe aplikacionet ekzistuese me të cilat shërbehen personat e verbër në botë, i ka përkthyer dhe instaluar në gjuhen shqipe. Ai ka regjistruar zëra të ndryshëm të njerëzve, të dy gjinive, i ka përzgjedhur dhe edituar ata, në mënyrë që të jenë sa më të pranueshëm për dëgjim.

“Ky aplikacion, përveç që e tregon orën kur është fikse, e tregon edhe sipas dëshirës kur një person i verbër dëshiron që ta dëgjojë atë. E klikoj dy herë mbi aplikacion dhe ai e tregon orën në gjuhën shqipe”, tha Llumnica, duke e demonstruar përdorimin e aplikacionit.

Llumnica jo rrallë takohet edhe me miqtë e tij brenda organizatave që përfaqësojnë komunitetin e personave të verbër, si dhe viziton këndin për personat e verbër në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Pavarësisht shkollimit të tij universitar dhe aftësive për të krijuar aplikacione që mund të jenë të dobishme për komunitetin të cilit i takon, Llumnica është i papunësuar.

“Duhet ta vazhdoj rrugën. Ndoshta një herë vjen dita që, siç thonë, do të dal në dritë. Shumë besoj”, theksoi Llumnica.

Ai ka shprehur besimin se institucionet e vendit do ta kenë parasysh angazhimin e tij dhe do t’i japin shansin që të punojë, siç tha ai, “që të paktën të mos shkojë mundi kot”. /rel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori