Llapi dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ligën Premier.

Llapjanët janë nikoqir të drenicasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti me fillim nga ora 13:00.


Ekipi i Tahir Batatinës në këtë ndeshje me një formë të mirë me dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit dhe synon të vazhdojë me fitore për t’u ngjitur në tabelë.

llapi vs drenica

Në anën tjetër, mysafirët janë në formë të tmerrshme me katër humbje radhazi dhe tani është momenti i fundit të rikthehen për të mbajtur shpresa për të mos rënë nga kategoria.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të vazhdojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Llapi: Avdyli; Maliqi, Neto, Krasniqi, Fernando; Stafa, Limani, Rivera; Alidema, Firmino, Progni; DrenicaGjoka; Lushtaku, Kuka, Veliqi, Hussein; Dervishaj, Thaqi; Yudi, Da Silva, Mëziu; Bintsouka;/Telegrafi/

telegrafi sport app