Llapi dhe Prishtina kanë ndarë pikët në barazimin 0-0 në “Zahir Pajaziti” në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës.

Vendasit kishin më shumë nga loja, duke rrezikuar në disa raste, por që goditjet e tyre nuk ishin të sakta.


Prishtina në anën tjetër mbrohej dhe kërkonte që përmes kundërsulmeve të bënte më shumë.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Leotrim Bekteshi, por që nuk ia arriti të shënonte.

370283319 899493371816663 3938911040539281357 n photo by: @Shpend Ahmeti

Edhe në pjesën e dytë Llapi krijoi shumë më shumë, por në momentet e fundit nuk ishin të saktë.

Në fund të dy skuadrat u desh të kënaqen me barazimin, duke ndarë nga një pikë.

Prishtina është e treta me 8 pikë, ndërsa Llapi i katërti me 7 pikë, pas katër xhirosh. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app