LAJMI I FUNDIT:

Ljutkov: Kemi pesë kandidatë për drejtor të Filarmonisë, do të zgjedhet ai i cili i plotëson të gjitha kushtet

Ljutkov: Kemi pesë kandidatë për drejtor të Filarmonisë, do të zgjedhet ai i cili i plotëson të gjitha kushtet

Zgjedhja për drejtor të Filarmonisë do të zbatohet në mënyrë të ligjshme, siguron ministri i Kulturës Zoran Ljutkovi, pas takimit të sotëm me Organizatën Sindikale të të Punësuarve në Filarmoni.

Siç informoi Ljutkovi, është formuar komisioni që duhet të dorëzojë raport për kandidaturat e pranuara. Ka pesë kandidatë për drejtor dhe drejtor do të jetë ai që plotëson të gjitha kushtet që ekzistojnë në ligj.

Organizata Sindikale e të Punësuarve në Filarmoni sot mbajti një protestë para Ministrisë së Kulturës, duke apeluar që Ministria të respektojë dispozitat ligjore gjatë zgjedhjes së drejtorit në konkursin e përfunduar javën e kaluar, pas së cilës janë pranuar në bisedë me ministrin Ljutkov.


Vlladimir Llazarevski, nga Organizata Sindikale e të Punësuarve në Filarmoninë e Maqedonisë, pas takimit tha se kanë marrë garanci nga ministri se do të veprojë ligjërisht, se zgjedhja për drejtor të Filarmonisë së Maqedonisë do të bëhet me ligj dhe se kjo do të thotë se kandidati do të ketë pesë vjet përvojë pune në kulturë, certifikata dhe gjithçka që parashihet në konkurs.

Të gjitha këto vitet e kaluara, theksoi Llazarevski, u jep të drejtën që të reagojnë para kohe, sepse siç tha, kanë qenë dëshmitarë të gjithë këtyre viteve të torturave nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe për këtë kemi dalë sot në këtë protestë publike.

Ministri i Kulturës, Zoran Ljutkov, pas takimit shprehu keqardhjen që duhej bërë në këtë mënyrë “së pari protestohet, pastaj bisedohet”.

Deri më tani, theksoi Ljutkov, më shumë se gjysmën e drejtorëve i kam emëruar  në shpallje përmes Ministrisë së Kulturës dhe çdo përzgjedhje e drejtorëve ka qenë e ligjshme.

Lidhur me shkrimet në media se ka pasur një marrëveshje politike, Ljutkovi shprehu besimin se “do të zgjidhet ai që i plotëson të gjitha kushtet, ligjërisht”.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori