LAJMI I FUNDIT:

Ljupço Georgievski sot do të vendos a do t’i bashkangjitet Gruevskit apo opozitës

Ljupço Georgievski sot do të vendos a do t’i bashkangjitet Gruevskit apo opozitës

OBRM-PP sot do të mbajë seancë të komitetit qendror, ku do të diskutojnë se cilit opsion politik do t’i bashkangjiten në zgjedhjet e 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas agjencionit informativ Meta, ka dy mundësi për OBRM-PP-në, nga të cilat njëra është që partia e djathtë opozitare të bashkohet me bllokun e djathtë për rrënimin e partisë aktuale qeveritare dhe opsioni i dytë është që OBRM-PP-ja të futet në koalicion me OBRM-PDUKM-në.

Anëtari i komitetit qendror, Llambe Arnaudov, në një intervistë konfirmoi se ka bisedime me partinë qeverisëse për të bashkëpunuar gjatë zgjedhjeve por vendimin do ta marrin anëtarët e partisë.


Në lidhje me ofertën e OBRM-PP-së, nuk kanë komentuar asnjëra parti as OBRM-PDUKM-ja as LSDM-ja./Telegrafi/