Liverpooli po përgatitet për një transferim rekord të Alexaner Isak

Liverpooli është në kërkim të një qendërsulmuesi për stinorin e ardhshëm.
Arne Slot nuk është aspak i kënaqur me Darwin Nunez i cili pritet të largohet në verë dhe kampionët e ardhshëm të Anglisë janë gati të shpenzojnë mirë në verë.
Sulmuesi suedez i Newcastle , Alexander Isak, ka tërhequr një interes serioz te Liverpool, sipas asaj që kanë raportuar mediat e ndryshme në Ishull.
Mediumet angleze kanë raportar se 25-vjeçari shihet nga Reds si një përforcim i madh për sulmin e tyre.
Gjigantët anglezë po përgatisin një ofertë prej 135 milionë euro për transferimin e Alexander Isak.
Këtë sezon, Alexander Isak ka luajtur në 34 ndeshje në nivel klubesh, duke shënuar 24 gola dhe duke dhënë 5 asistime.
Megjithatë nënshkrimi i suedezit nuk është aspak i lehtë, duke marrë parasysh që edhe Arsenal, Chelsea dhe Barcelona e ndjekin atë. /Telegrafi/




















































