LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli mendon ta ‘blindojë’ Van Dijkun me kontratë të re

Liverpooli mendon ta ‘blindojë’ Van Dijkun me kontratë të re

Klubi anglez, Liverpooli është gati të sigurojë mbrojtësin Virgil van Dijk për vendin e tij në planet e klubit, duke ia rinovuar kontratën.

Mbrojtësi holandez aktualisht është duke u rikuperuar nga operacioni i ligamentit ACL në gju dhe nuk pritet të luajë më këtë sezon.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Anfield kanë plane të mëdha për njërin nga mbrojtësit më të mirë në botë.


Liverpooli konfirmon operimin me sukses të mbrojtësit Van Dijk
Lexo po ashtu Liverpooli konfirmon operimin me sukses të mbrojtësit Van Dijk

I kontraktuar me Reds deri në vitin 2023, Van Dijk së shpejti do të thirret nga menaxhmenti në lidhje me hapjen e bisedimeve rreth një kontrate të re.

Është eksperti italian i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili zbuloi planet e Reds për të zgjatur marrëveshjen e Van Dijk në Anfield.

Romano gjithashtu deklaron se së bashku me Van Dijk, bordi i Liverpoolit ka në mendje t’i ofrojë Fabinhos kontratë të re me kushte të reja. /Telegrafi/