LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli e blindon Firminon, braziliani do të nënshkruajë kontratë afatgjate dhe me një pagë shumë më të lartë se aktualja

Liverpooli e blindon Firminon, braziliani do të nënshkruajë kontratë afatgjate dhe me një pagë shumë më të lartë se aktualja
MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 10: Roberto Firmino of Liverpool celebrates scoring the second goal during the Quarter Final Second Leg match between Manchester City and Liverpool at Etihad Stadium on April 10, 2018 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images,)

Roberto Firimino do të vazhdoj të mbetet pjesë e Liverpoolit edhe për disa stinorë.

Sulmuesi brazilian ka shkëlqyer këtë edicion me ‘The Reds’ si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Romës, Firmino arriti të shënoj dy gola në fitoren e thellë të Liverpoolit 5-2.


Reprezentuesi i Kombëtares së Brazilit këtë edicion ka zhvilluar 49 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar 27 gola dhe ka dhuruar 16 asistime.

Liverpool po mendon ta blindoj yllin e tyre duke i ofruar një kontratë të re afatgjate.

Roberto Firmino duke festuar një gol me fanellen e Liverpoolit (Foto: Getty Images)

Skuadra nga Anfield i ka ofruar kontratë të re pesë vjeçare dhe me rritje page Firminos.

Nga gjashtë milionë euro sa fiton aktualisht në vit braziliani me kontratën e re do të fitojë mbi dy milionë euro më shumë në vit plus bonuset.

26-vjeçari iu bashkua Liverpoolit në verën e vitit 2015 nga skuadra gjermane Hoffenheim për 41 milionë euro.

Numri nëntë i Liverpoolit pritet të marrë ftesë edhe për Kampionatin Botëror, Rusia 2018 nga Kombëtarja e Brazilit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori