LAJMI I FUNDIT:

Liverpool apo Chelsea? Caicedo ka marrë vendim për lëvizjen e tij të radhës

Liverpool apo Chelsea? Caicedo ka marrë vendim për lëvizjen e tij të radhës

Në një kthesë tjetër të kësaj sage të transferimeve vazhdimisht në lëvizje, mesfushori i Brighton, Moises Caicedo, thuhet se ka marrë një vendim për lëvizjen e tij të radhës.

Është cilësuar si “saga më e pabesueshme e transferimeve të verës” nga Fabrizio Romano dhe ne nuk mund të pajtoheshim më shumë.

Pas javësh spekulimesh, dukej sikur saga kishte përfunduar pasi Liverpooli ra dakord për një tarifë rekord transferimi britanik prej 127 milionë euro me Brighton për reprezentuesin e Ekuadorit.


Vetë Romano tha të dielën mbrëma se Caicedo do të bëhej lojtar i Liverpoolit të premten nëse ‘gjithçka shkon sipas planit’.

Brighton pranon ofertën e Liverpoolit, Caicedo bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të Ligës Premier
Lexo po ashtu Brighton pranon ofertën e Liverpoolit, Caicedo bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të Ligës Premier

Dhe të hënën, Jurgen Klopp konfirmoi se një marrëveshje ishte rënë dakord në konferencën e tij të fundit për shtyp.

“Më thanë se mund të konfirmoj se marrëveshja me klubin është rënë dakord. Çfarëdo që të thotë kjo saktësisht në fund do ta shohim”, ka thënë Klopp.

Por disa orë më vonë, mesfushori me vlerësim të lartë dukej se kishte “mendime të dyta”.

Tani, duket se Caicedo e ka informuar Liverpoolin se ai dëshiron të bashkohet vetëm me Chelsea.

Sipas Romanos, mesfushori ka vendosur të mbajë fjalën e tij dhe të pranojë vetëm Chelsean pasi kushtet personale janë rënë dakord që nga fundi i majit.

Skuadra e Mauricio Pochettino do të bëjë sërish një ofertë për të përfunduar marrëveshjen me Brighton. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori