Liverpooli është rikthyer te fitoret teksa ka mposhtur Bournemouthin para adhuruesve të vet me rezultat 2-1.

Kampioni në fuqi i Evropës e pa vetën në disavantazh vetëm pas nëntë minutave lojë kur shënoi Callum Wilson për mysafirët.


Por të besuarit e Jurgen Klopp u këndellen shpejtë duke shënuar me Salah e Mane për fitoren 2-1.

GettyImages 1210954063 Mane dhe Salah. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Pikërisht dy shënuesit e golave Mane dhe Salah morën notat më të larta në këtë takim.

E me paraqitje të mirë u dalluan edhe Virgil Van Dijk që asistoi tek goli i dytë dhe kapiteni James Milner.

Tek mysafirët më i dalluari ishte Lerma, ndërsa nota më e ulët shkoi për Simpson. /Telegrafi/

Liverpool

Bournemouth

telegrafi sport app