Gjithçka nga vizita e këshilltarit amerikan Derek Chollet në Kosovë

- 11/01/2023 16:10-Chollet s’deklarohet për media as pas takimit me Kurtin
- 11/01/2023 15:02-Pas Osmanit, këshilltari amerikan Chollet nis takimin me Kurtin
- 11/01/2023 14:49-Përfundon takimi Chollet – Osmani, nuk deklarohen për media
- 11/01/2023 13:54-Chollet shoqërohet nga Escobar dhe Hovenier në takimin me Osmanin
- 11/01/2023 13:41-Nis takimi Osmani – Chollet
Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Dorek Chollet sot ka nisur vizitën e tij në Kosovë, në përpjekje për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare.
Derek u takua me liderët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti si dhe liderët e partive opozitare.
Pas takimit me Osmanin dhe Kurtin, Chollet nuk u deklarua për media.
Këshilltari i DASH-it, ishte i shoqëruar edhe nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan vjen në kohën e përpjekjeve të reja ndërkombëtare për të përshpejtuar procesin e normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.
Këshilltari i lartë amerikan ditë më parë, kur paralajmëroi vizitën e tij në rajon tha se është një moment shumë i rëndësishëm për rajonin, në veçanti mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/
11/01/2023 16:10-Chollet s’deklarohet për media as pas takimit me Kurtin

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet u largua nga ndërtesa e qeverisë pa dhënë ndonjë deklaratë për media.
Ai zhvilloi takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ndërsa ishte i shoqëruar edhe nga Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Chollet, sot takoi edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.
11/01/2023 15:02-Pas Osmanit, këshilltari amerikan Chollet nis takimin me Kurtin

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur të mërkurën në takim këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Takimi po mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Chollet u takua me presidenten Vjosa Osmani pak orë më parë.
Nuk dihet nëse do të ketë deklarim për media pas takimit me Kurtin.
Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan vjen në kohën e përpjekjeve të reja ndërkombëtare për të përshpejtuar procesin e normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/
11/01/2023 14:49-Përfundon takimi Chollet – Osmani, nuk deklarohen për media

Ka përfunduar tashmë takimi ndërmjet këshilltarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet me presidenten Vjosa Osmani.
Takimi i cili është mbajtur në ndërtesën e Presidencës, ka zgjatur një orë, ndërkaq nuk ka pasur deklarim për media.
Chollet tashmë ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti.
Pas Kosovës, këshilltari amerikan pritet të vizitojë edhe Serbinë.
11/01/2023 13:54-Chollet shoqërohet nga Escobar dhe Hovenier në takimin me Osmanin

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka arritur në Prishtinë, ku është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Chollet në këtë takim po shoqërohet nga amabsadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Chollet pritet të bisedojë për integrimin euroatlanik përfshirë arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve me Serbinë, bazuar në njohje reciproke.
Pas Kosovës, këshilltari amerikan pritet të vizitojë edhe Serbinë. /Telegrafi/
11/01/2023 13:41-Nis takimi Osmani – Chollet
Ka nisur të mbahet takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me këshilltarin e lartë amerikan, Derek Chollet, i cili ndodhet për vizitë në Prishtinë.
Pas takimit me Osmanin, këshilltari i lartë amerikan do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.
Temë e diskutimit do të jetë intensifikimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe çështja e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare.










































