Stadiumin “Air Albania” ishte arena e përballjes së rëndësishme kualifikuese për Kampionatin Botëror, ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë (0-1).

Kuqezinjtë ishin përpara një sfide kyçe në rrugëtimin për të zënë një vend në ‘Katari 2022’. Dy skuadrat e nisën diferencë prej një pike, por tash polakët janë ngritur në pozitën e dytë me dy pikë me shumë.


Telegrafi ju ka mbajtur të informuar për të gjitha detajet e ndeshjes direkte për pozitën e dytë në Grupin I, Shqipëria 0-1 Polonia.


12/10/2021 23:00-Mbyllet ndeshja

Shqipëria pëson humbje.

12/10/2021 22:59

90' Do të kemi katër minuta lojë shtesë.

12/10/2021 22:58

88' Broja me një aksion individual, futet bukur në zonë, por ndal Wojciech Szczesny.

12/10/2021 22:54

86' Lenjani futet në zonë harkon, por topi nuk shkon te Manaj.

12/10/2021 22:50

81' Lewandoski fiton duelin me Ismajlin, por Berisha nuk e lejon të gjuajë.

d2d418e9fe35f2f5e678913981ea1988

12/10/2021 22:46

78' Rinis ndeshja, Shqipëria në ndjekje të rezultatit.

12/10/2021 22:41

Pas 15 minutash pauzë, lojtarët dalin në fushë.

Screenshot 12 5

12/10/2021 22:40-Momenti kur tifozët hedhin gjësende në fushë dhe gjyqtari dërgon skuadrat në zhveshtore

Lojtarët polakë pasi shënuan gol u afruan te tifozët tanë, ku kishte edhe nga ata që provokonin.

Ata nuk u pritën mirë nga tifozët që filluan të gjuajë në drejtim të tyre më shishe.

12/10/2021 22:24

79' Pas golit tifozë hedhin gjësende në drejtim të lojtarëve polakë. Ndërpritet ndeshja nga gjyqtari. Lojtarët e Polonisë lëshojnë fushën.

12/10/2021 22:22-GOL

GOL: 77' Polonia shënon gol. Karol Swiderski gjendet mirë në zonë dhe shënon me një goditje me të parën. Polonia 1-0.

12/10/2021 22:20

76' Berisha del dhe kap topin në një aksion të mirë të polakëve.

12/10/2021 22:16

72' Bare humb topin në një zonë të rrezikshme. Krychowiak harkon në zonë, por mbrojtja largon.

12/10/2021 22:11

67' Lenjani gabon në zonë, për pak të na ndëshkojë Polonia. Mbrojtja largon topin.

12/10/2021 22:10

66' Manaj tenton të futet në zonë, por nuk ia del.

12/10/2021 22:02

58' Largohet Uzuni nga loja, futet Armando Broja.

12/10/2021 22:00

55' Ndërpritet ndeshja për disa momente. Tifozët tanë hedhin gjësende në fushë.

12/10/2021 21:56

52' Sërish Roshi nga e djathta, harkon në zonë, por nuk përgjigjet askush.

12/10/2021 21:52

48' Shqipëria bukur rrezikon nga e djathta, harkimi i Roshit, bllokohet nga Glik.

12/10/2021 21:51

47' Lewandowski futet në zonë, por mbrojtja bllokon harkimin e tij.

1c1ed3b4bc65b20e2f19f58e6810454f

12/10/2021 21:50

46' Nis pjesa e dytë.

12/10/2021 21:42-Statistikat e pjesës së parë

albpol (Foto: Flashscore)

12/10/2021 21:33-Mbyllet pjesa e parë

45+' Janë mbyll 45 minutat e para në ndeshjen Shqipëri - Poloni.

4b9c9578309f14e851063f26fd77d518

12/10/2021 21:31

45' Do të kemi një minutë lojë shtesë.

12/10/2021 21:27

38' Ndeshje e fortë mes dy skuadrave, luftë në mesfushë.

12/10/2021 21:20

33' Ismjali ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje në Lewandowskin.

8d4261b6633391e23a04669248ed7b03

12/10/2021 21:17

31' Uzuni pranon një top në zonë, por vonohet të gjuajë.

12/10/2021 21:16

29' Zilenski gjuan, por topi shkon në duart e Berishës.

12/10/2021 21:11

24' Aksion i gjatë i Shqipërisë, Hysaj pasoj te Bare, i cili gjuan, por mbi portë.

12/10/2021 21:01

14' Top në zonën e Shqipërisë, tollovi, Buksa gjuan jashtë nga afër.

12/10/2021 20:59

13' Polonia rrezikon nga një goditje anësore, por për fat topi shkon në goditje këndore.

12/10/2021 20:57

11' Shqipëria sulm, Roshi nga e djathta fiton goditje këndi.

12/10/2021 20:55

8' Manaj nuk pason te Uzuni, humb rast të mirë Shqipëria. Ramadani provon nga distanca, por topi shkon mbi portë.

12/10/2021 20:48

1' Nis ndeshja.

12/10/2021 20:42

Skuadra gati për ndeshjen.

FBhR6oBXsAY2y76

12/10/2021 20:38

Intonohet himni i Shqipërisë. Lojtarët këndojnë të emocionuar.

12/10/2021 20:13-Balliu nuk është as në stol, ende nuk dihet pse

Formacioni i përfaqësueses shqiptare ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë ditëve të fundit të cilët kanë munduar si pasojë e COVID-19.

Por me sa duket Sokol Çikalleshi dhe Klaus Gjasula nuk janë të vetmit futbollistë që janë humbur në ditët e fundit.

Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes, nuk gjendet as në stol Ivan Balliu.

balliu

12/10/2021 19:59-Përballjet direkte

perballjetshqi (Foto: uefa.com)

12/10/2021 19:58-Forma e skuadrave në pesë ndeshjet e fundit

shqipniforma (Foto: uefa.com)

12/10/2021 19:57-Situata në Grupin I

gruopishipini (Foto: uefa.com)

12/10/2021 19:49-Lojtarët dalin në fushë, priten me ovacione

Atmosferë elektrizuese brenda stadiumit “Air Albania”. Kuqezinjtë dalin në fushë për të bërë nxehjen prag sfidës.

Priten më ovacione të mëdha nga shikuesit.

12/10/2021 19:45-Stadiumi “Air Albania” ka filluar të mbushet

Në ‘’Air Albania’’ priten 22 mijë tifozëve, gjë e cila tregon interesin dhe mbështetjen e madhe të tifozëve ndaj kuqezinjve.

Ndërkohë ka tifozët që kanë hyrë brenda dhe kanë zënë vendet e tyre, ndërsa atmosfera në stadium duket mjaft e zjarrtë.

12/10/2021 19:43-Radhë të gjata jashtë stadiumit “Air Albania”

Teksa ka mbetur më pak se një orë nga fillimi i sfidës, tifozët shqiptarë kanë pushtuar rrugët duke dalë në përkrahje të Kombëtares.

Në ‘’Air Albania’’ priten 22 mijë tifozëve, gjë e cila tregon interesin dhe mbështetjen e madhe të tifozëve ndaj kuqezinjve.

Tifozët tani kanë filluar të mbushin stadiumin për të përkrahur kombëtaren.

asdasdasdassdasd

12/10/2021 19:35-Formacionet zyrtare, Shqipëri – Poloni

Shqipëria do të luajë ndeshjen ‘finale’ në kualifikime për Kampionatin Botëror, ku do të takohet me Poloninë në ‘Air Albania’.

Formacionet

Shqipëria: Berisha; Kumbulla, Veseli, Ismajli; Hysaj, Ramadani, Bare, Trashi; Uzuni, Manaj, Roshi.

Screenshot 8 1

Polonia: Puchacz, Glik, Bednarek, Dawidowicz; Jozwiak, Klich, Moder, Zielinski; Buksa, Lewandowski

Screenshot 9 2

12/10/2021 19:33-Si funksionon play-offi në kualifikimet për Kampionatin Botëror aty ku Shqipëria synon të shkojë

Kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje në kualifikimet për Kampionatin Botëror, ku Shqipëria ka gjasa të mira që të arrijë.

Kuqezinjtë luajnë sot ‘finalen’ me Poloninë, në stadiumin ‘Ai Albania’, ku të pranishëm do të jenë plot 22 mijë shikues.

Detajet se si funksionon play-offi

albania kombetarja shqiperia  1

12/10/2021 19:21-Formacionet zyrtare

Formacioni startues i Shqipërisë:

Screenshot 8 1

Formacioni startues i Polonisë:

Screenshot 9 2

12/10/2021 19:20-Sfida nga ku mund të fillojë të shkruhet historia

Shqipëria është nikoqir i Polonisë për takimin që luhet në kuadër të Kualifikimeve për Kupën e Botës.

Ndeshja që fillon nga ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Air Albania”, me kuqezinjtë që i pret një takim tejet i vështirë.

Edy Reja ka kërkuar nga lojtarët që të tregojnë personalitet dhe maturi për këtë sfidë, duket e ditur për rëndësinë që ka ky takim.

kos4

Edhe Etrit Berisha ka bërë të ditur se ballafaqimi me Poloninë do të jetë i vështirë, mirëpo që do ta kenë një ndihmë të madhe nga tifozët.

Sa i përket përkrahësve, kreu i FSHF-së, Armando Duka ka thënë se të gjitha biletat janë shitur, derisa do të jenë të pranishëm 22 mijë tifozë.

Mungesë e madhe në këtë sfidë për Shqipërinë është Berat Gjimshiti, që theu dorën ndaj Hungarisë dhe do të mungojë për 30 ditë.