Mbyllet ndeshja, Shqipëri 0-0 Ishujt Faroe - gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas takimit të fundit në grupe

- 20/11/2023 23:31-Daku: Një ndjenjë e mirë kur të jepet përgjegjësia nga minuta e parë
- 20/11/2023 23:30-Kristjan Asllani thotë se ishte e vështirë të gjenin hapësira ndaj Ishujve Faroe
- 20/11/2023 23:30-Gjimshiti: Nuk fituam, por arritëm dy objektiva
- 20/11/2023 23:16-Ismajli: Duhej të fitonim për publikun tonë, por morëm një pikë dhe jemi në krye të grupit
- 20/11/2023 23:04-Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Ishujt Faroe: Shkëlqejnë Xhimshiti, Balliu dhe Asllani
- 20/11/2023 23:02-Nuk ka gola, por ka festë: Shqipëria përfundon ciklin kualifikues si lidere e grupit
- 20/11/2023 22:46-Mbyllet ndeshja
- 20/11/2023 22:22
- 20/11/2023 22:17
- 20/11/2023 22:10
- 20/11/2023 21:55-Fillon pjesa e dytë
- 20/11/2023 21:41-Mbyllet pjesa e parë
- 20/11/2023 21:39
- 20/11/2023 21:37
- 20/11/2023 21:36
- 20/11/2023 21:29
- 20/11/2023 21:23
- 20/11/2023 21:17
- 20/11/2023 21:12
- 20/11/2023 20:48-Nis ndeshja
- 20/11/2023 20:48-Intonohen himnet, atmosferë e zjarrtë
- 20/11/2023 20:40-Tifozët shfaqin një flamur gjigant të Shqipërisë në tribunën ballore të stadiumit
- 20/11/2023 20:12-Stadiumi është mbushur pothuajse i tëri teksa na ndajnë pak më shumë së 20 minuta para fillimit të ndeshjes
- 20/11/2023 20:10-Lojtarët janë futur në fushë për të kryer parapërgatitjet e fundit para fillimit të ndeshjes
- 20/11/2023 19:55-Prezent në stadium nën shoqërinë e Armando Dukës është edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi i cili përshëndeti Dakun dhe Ramadanin
- 20/11/2023 19:34-Lojtarët dalin në fushë për të përshëndetur tifozët teksa na ndajnë pak më shumë se një orë para fillimit të ndeshjes
- 20/11/2023 18:34-Atmosferë impozante para stadiumit “Air Albania”, tifozët po presin në radhë për t’u futur në stadium
- 20/11/2023 17:42-Reagimi i ‘Plisave’ pasi FSHF i la pa bileta për ndeshjen festive Shqipëri – Ishujt Faroe
- 20/11/2023 15:51-“Tifozat Kuq e Zi” duket se kanë përgatitur një transparent gjigant për ndeshjen Shqipëri – Ishujt Faroe
- 20/11/2023 15:20-Statistika për librat e historisë: Ajo çfarë ka bërë Shqipëria në këto kualifikime është thjeshtë magjike
- 20/11/2023 14:21-Transfermarkt sjell shifrat: Nga përfaqësueset e kualifikuara në Euro 2024, Shqipëria e dyta me vlerën më të vogël të ekipit në treg
- 20/11/2023 12:00-Shqipëri-Ishujt Faroe: Gjashtë ndryshimet që mund t’i bëjë Sylvinho për ndeshjen festive në “Air Albania”
- 20/11/2023 11:59-Shqipëria zhvillon seancën e fundit stërvitore në “Air Albania”, të hënën festë e madhe
- 20/11/2023 11:58-Sylvinho sqaron çështjen Broja, thotë se me zemër ndjehem shqiptar
- 20/11/2023 11:57-Bare: Syvinho na ka dhënë shumë besim, e kam ëndërruar shumë këtë arritje
- 20/11/2023 11:57-Armando Broja reagon pas lajmeve rreth refuzimit të Shqipërisë dhe marrëdhënies së tij me Sylvinhon
- 20/11/2023 11:56-“Nuk duam t’i prishim festën Shqipërisë”: Përzgjedhësi i Ishujve Faroe thotë se do të provojë skema të reja ndaj kuqezinjve
- 20/11/2023 11:54-Shqipëria do të fitojë miliona euro me pjesëmarrjen në Euro 2024 – premitë e lojtarëve dhe Sylvinhos, por edhe përfitimet tjera
Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen e fundit të zhvilluar në këtë cikël kualifikues për Euro 2024.
20/11/2023 23:31-Daku: Një ndjenjë e mirë kur të jepet përgjegjësia nga minuta e parë
Për sulmuesin Mirlind Daku barazimi ndaj Ishujve Faroe ndodhi për shkak se kundërshtari u mbyll në mbrojtje.
Daku theksoi se u ndje i lumtur që Sylvinho i besoi rolin e titullarit në këtë ndeshje.
20/11/2023 23:30-Kristjan Asllani thotë se ishte e vështirë të gjenin hapësira ndaj Ishujve Faroe
Mesfushori Kristjan Asllani ka dhënë një prononcim të shkurtër për media pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – Ishujt Faroe.
Ai u shpreh se kundërshtari ishte i mbyllur shumë dhe nuk lejoi hapësira, ndërsa shtoi se për atë nuk ndryshon asgjë nëse luan përkrah Ramadanit apo Bares.
20/11/2023 23:30-Gjimshiti: Nuk fituam, por arritëm dy objektiva
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka folur pas barazimit pa gola me Ishujt Faroe.
Mbrojtësi ka thënë se e rëndësishme ishte që u arritën dy objektivat e skuadrës.
“Kishim dëshirë të bënim një lojë të mirë për tifozët dhe të shënonim golin, por arritëm objektivat, i parë ishte kualifikimi dhe objektivi i dytë ishte vendi i dytë”.
20/11/2023 23:16-Ismajli: Duhej të fitonim për publikun tonë, por morëm një pikë dhe jemi në krye të grupit
Mbrojtësi, Ardian Ismajli ka dhënë një intervistë pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – Ishujt Faroe që përfundoi pa gola 0-0.
Ismajli theksoi se skuadra do e analizojë barazimin me Ishujt Faroe, megjithatë shtoi se qëllimi u arrit dhe u kualifikuan në EURO 2024 si kryesues të Grupit E.
Sa i përket ndeshjes ai tha se kjo nuk ishte një ndër ndeshjet më të mira por u shpreh i lumtur për arritjen e objektivit.
20/11/2023 23:04-Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Ishujt Faroe: Shkëlqejnë Xhimshiti, Balliu dhe Asllani
Shqipëria ka barazuar me rezultat 0-0 ndaj Ishujve Faroe në sfidën e zhvilluar në “Air Albania Stadium”, duke përfunduar ciklin kualifikues si lidere e grupit E.
Ndeshja në përgjithësi ishte e zbehtë pa shumë raste shënimi për të dy skuadrat.
Shqipëria rastet më të mira i kishte me Bajramin dhe Asanin por që nuk arritën të gjejnë dot rrugën e rrjetës.
20/11/2023 23:02-Nuk ka gola, por ka festë: Shqipëria përfundon ciklin kualifikues si lidere e grupit
Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen e fundit të zhvilluar në këtë cikël kualifikues për Euro 2024.
Pjesa e parë u karakterizua me lojë të qetë me të dy ekipet që luanin me kujdes në fazën defanzive duke mos lejuar hapësira
Shqipëria rastin më të mirë për gol e pati në minutën e 36-të kur goditjen precize të Nedim Bajramit e ndali me shumë mund portieri mysafir.
20/11/2023 22:46-Mbyllet ndeshja
20/11/2023 22:22
71' Asllani gjuan nga distanca, por topi shkon mbi portë.
20/11/2023 22:17
67' Asani gjuan bukur, por topi devijohet nga mbrojtja në këndore.
20/11/2023 22:10
20/11/2023 21:55-Fillon pjesa e dytë
20/11/2023 21:41-Mbyllet pjesa e parë
20/11/2023 21:39
45+8' Daku humb rast shumë të mirë.
20/11/2023 21:37
45+5' Uzuni në rast të mirë, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri.
20/11/2023 21:36
45' Shumë ndërprerje, shtatë minuta lojë shtesë.
20/11/2023 21:29
41' Daku ndalohet në mënyrë të palejuar në zonë, por para pranit të topit ishte në pozitë jashtë loje.
20/11/2023 21:23
36' Nedim Bajrami gjuan bukur nga distanca, por portieri mysafir mbron.
20/11/2023 21:17
28' Lëndim i rënd i një lojtari të Ishujve Faroe, pasi u godit nga një bashkëlojtar.
20/11/2023 21:12
18’ Daku përfiton nga një top në thellësi dhe shfaqet para portierit, por më pas nuk arrin të kalojë portierin.
20/11/2023 20:48-Nis ndeshja
1' Fillon ndeshja.
20/11/2023 20:48-Intonohen himnet, atmosferë e zjarrtë
“Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet” ishte një nga pankartat e zbuluara nga tifozët.
20/11/2023 20:40-Tifozët shfaqin një flamur gjigant të Shqipërisë në tribunën ballore të stadiumit
20/11/2023 20:12-Stadiumi është mbushur pothuajse i tëri teksa na ndajnë pak më shumë së 20 minuta para fillimit të ndeshjes
20/11/2023 20:10-Lojtarët janë futur në fushë për të kryer parapërgatitjet e fundit para fillimit të ndeshjes
20/11/2023 19:55-Prezent në stadium nën shoqërinë e Armando Dukës është edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi i cili përshëndeti Dakun dhe Ramadanin
20/11/2023 19:34-Lojtarët dalin në fushë për të përshëndetur tifozët teksa na ndajnë pak më shumë se një orë para fillimit të ndeshjes
20/11/2023 18:34-Atmosferë impozante para stadiumit “Air Albania”, tifozët po presin në radhë për t’u futur në stadium
Shqipëria sot (e hënë) do të luajë ndaj Ishujve Faroe ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikues për “Euro 2024”.
Kuqezinjtë tashmë e kanë ‘prerë’ biletën e kualifikimit pas barazimit 1-1 ndaj Moldavisë disa ditë më parë.
Shqipëria synon që pas kësaj ndeshje të përfundoj e para në grup dhe për të realizuar këtë qëllim i nevojitet të paktën një pikë.
20/11/2023 17:42-Reagimi i ‘Plisave’ pasi FSHF i la pa bileta për ndeshjen festive Shqipëri – Ishujt Faroe
‘Plisat’ njihen si një nga grupet me përkrahjen më të madhe për Kombëtaren e Shqipërisë dhe atë nuk i janë ndarë ndër vite.
Edhe atëherë kur kishte shumë pak tifozë në përkrahje të kuqezinjve, ‘Plisat’, ishin pranë ekipit.
Por për këtë ndeshje të fundit ku festohet kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2024, tifozët prishtinas kanë mbetur pa bileta nga FSHF. Ata kanë reaguar, duke thënë se do të jenë gjithmonë afër Shqipërisë.
20/11/2023 15:51-“Tifozat Kuq e Zi” duket se kanë përgatitur një transparent gjigant për ndeshjen Shqipëri – Ishujt Faroe
Shqipëria tashmë e kualifikuar do të përballet me Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për në Euro 2024.
Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
20/11/2023 15:20-Statistika për librat e historisë: Ajo çfarë ka bërë Shqipëria në këto kualifikime është thjeshtë magjike
Shqipëria, duke siguruar vendin e parë në grupin e saj të kualifikimeve, nuk ka arritur thjesht kualifikimin në Euro 2024, por ka arritur të regjistrojë golaverazhin më të mirë që kombëtarja ka pasur ndonjëherë në një proces kualifikues: +8.
Me 12 gola të shënuar dhe vetëm katër të pësuar, skuadra ka një bilanc të shkëlqyer që mund të përmirësohet edhe më tej në ndeshjen e mbrëmjes së sontme kundër Ishujve Faroe.
Statistika e plota mund t'i lexoni KËTU.
20/11/2023 14:21-Transfermarkt sjell shifrat: Nga përfaqësueset e kualifikuara në Euro 2024, Shqipëria e dyta me vlerën më të vogël të ekipit në treg
Shqipëria e udhëhequr nga trajneri brazilian Sylvinho, është renditur si e dyta më pak e shtrenjtë ndër kombëtaret që kanë garantuar një vend në Euro 2024.
Në krahasim me vlerat e shprehura në miliona euro të skuadrave të tjera që kanë siguruar kualifikimin, kombëtarja kuqezi shfaqet menjëherë pas ekipit rumun në këtë listë të kostos së përgjithshme të lojtarëve, ndërsa Anglia e trajnerit Gareth Southgate qëndron në majë, me një vlerë të vetme që shkon përtej një miliard euro, bashkë me Francën.
20/11/2023 12:00-Shqipëri-Ishujt Faroe: Gjashtë ndryshimet që mund t’i bëjë Sylvinho për ndeshjen festive në “Air Albania”
Dueli i sontëm do të jetë më shumë festë se sa një përballje, por që barazimi minimalisht është i kërkuar.
Shqipëria synon që këtë fazë kualifikuese ta mbyllë si lider i Grupit E me 15 pikë (nëse barazojmë ndaj Ishujve Faroe), pasi ka 14 pikë, dy më shumë se Republika Çeke (një takim e kemi të fituar dhe një të barazuar).
20/11/2023 11:59-Shqipëria zhvillon seancën e fundit stërvitore në “Air Albania”, të hënën festë e madhe
Shqipëria ka zhvilluar sot pasdite seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania” në prag të ndeshjes me Ishujt Faroe, e fundit e kualifikueseve të Euro 2024.
Të gjithë lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet kanë qenë të pranishëm dhe janë stërvitur normalisht nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik për më shumë se 1 orë.
20/11/2023 11:58-Sylvinho sqaron çështjen Broja, thotë se me zemër ndjehem shqiptar
Shqipëria luan si e kualifikuar ndeshjen e fundit në Grupin E ndaj Ishujve Faroe. Në këtë ndeshje po kërkohet të sigurohet vendi i parë në grup ndërsa në konferencë për shtyp foli Sylvinho.
Braziliani theksoi se kuqezinjtë nuk duhet ta ulin ritmin ndaj Ishujve Faroe, ndërsa shtoi se llogaritë për lojtarët e grumbulluar do të bëhen vetëm pasi të përfundojë ndeshja e fundit në grupe.
20/11/2023 11:57-Bare: Syvinho na ka dhënë shumë besim, e kam ëndërruar shumë këtë arritje
Mesfushori Keidi Bare ishte në krah të trajnerit Sylvinho, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Ishujt Faroe, e planifikuar për të hënën në mbrëmje në “Air Albania”.
Mesfushori i Espanyolit komentoi kualifikimin në Euro 2024 dhe vlerësoi punën e mirë të Sylvinhos, në aspektin e forcimit të grupit.
20/11/2023 11:57-Armando Broja reagon pas lajmeve rreth refuzimit të Shqipërisë dhe marrëdhënies së tij me Sylvinhon
Armando Broja ka reaguar në rrjetet sociale duke theksuar se nuk ka asnjë përçarje mes tij dhe ekipit Kombëtar të Shqipërisë ashtu siç është pretenduar së fundmi në media.
Sulmuesi thekson se mungesa e tij te kuqezinjtë vjen vetëm si pasojë e dëmtimit dhe nuk ka asnjë arsye tjetër.
20/11/2023 11:56-“Nuk duam t’i prishim festën Shqipërisë”: Përzgjedhësi i Ishujve Faroe thotë se do të provojë skema të reja ndaj kuqezinjve
Tashmë me një biletë që i garanton pjesëmarrjen në Evropianin e verës së ardhshme në Gjermani, Shqipëria do të luajë në “Air Albania” ndeshjen e fundit në Grupin E ndaj Ishujve Faroe.
Në kryeqytet pritet një festë e madhe ndërsa kuqezinjtë kërkojnë të sigurojnë edhe vendin e parë në grup, ku i mjafton vetëm një pikë.
20/11/2023 11:54-Shqipëria do të fitojë miliona euro me pjesëmarrjen në Euro 2024 – premitë e lojtarëve dhe Sylvinhos, por edhe përfitimet tjera
Shqipërisë e ka siguruar pjesëmarrjen e dytë në histori të saj në një Kampionat Evropian.
Kur kanë mbetur edhe një ndeshje deri në fund të kampanjës kualifikuese, Shqipëria zë vendin e parë në Grupin E me 14 pikë dhe automatikisht është kualifikuar për Euro 2024.










































