LAJMI I FUNDIT:

Prezantimi i iPHONE 8 (Foto/Video)

Prezantimi i iPHONE 8 (Foto/Video)

Sot prezantohet iPhone 8, X, iOS 11 dhe produktet tjera më të reja nga kompania Apple, Telegrafi do t’ju informojë në kohë reale për të gjitha të rejat nga evenimenti në teatrin “Steve Jobs” në Kaliforni.


12/09/2017 21:10

Tim Cook është duke mbajtur një fjalim prekës për mikun e tij të ndjerë Steve Jobs, njëherit themelues i kompanisë Apple.

Këto fjalë prekëse është duke i thënë me rastin e përurimit të parkut që mban emrin “Steve Jobs”, për të cilin Cook thotë se ka qenë një vizionar i cili ndërroi të ardhmen e njerëzimit për të mirë.


E gjithë salla është ngritur në këmbë derisa ai po flet për njeriun i cili solli në treg telefonat e ndjeshëm në prekje.

Cook gjithashtu ka bërë të ditur se stafi i kompanisë pritet të zhvendosen në “teatrin” e ri të cilin ata e quajnë park, që konsiderohet si objekti më modern që ndonjëherë është ndërtuar.

12/09/2017 20:54

iPhone X do të jetë i disponueshëm në treg me 64 GB me një çmim prej 999  dollarë, kurse porosit e tij mund të bëhen nga 27 tetori, dhe në treg do të jetë i disponueshëm nga 3 nëntori.


12/09/2017 20:50

iPhone X mbushet përmes metodës wireless me pajisjen e quajtur Air Power, i cili konsiderohet si e ardhmja e telefonave të mençur.


12/09/2017 20:44

iPhone X ka një bateri më të sofistikuar, pasi jetëgjatësia e saj është më e madhe për dy orë sesa modeli iPhone 7, si dhe mbushet më shpejt.


12/09/2017 20:40

Derisa të gjithë po i referohen emrit zyrtar iPhone X, në fakt bëhet fjalë për telefonit e Apple që quhet iPhone “dhjetë”.


12/09/2017 20:31

Ajo çfarë e bën të veçantë modelin X të iPhone, është detektimi i fytyrës përmes kamerës, e cila i mundëson përdoruesit të hap telefonit dhe të mos brengoset për të dhënat që gjenden brenda tij.


12/09/2017 20:27

Prezantohet edhe versioni i shumëpërfolur iPhone X, i cili ka një dizajn unik dhe sjell risi që nuk i kemi parë në telefonat tjerë.

Këto janë disa nga karakteristikat e tij:


HDR display

Dolby Vision and HDR10

One million-to-one kontrast radio

Color accuracy

3D Touch

True Tone display

12/09/2017 20:21

Versioni iPhone 8 prej 64 GB do të kushtojë 699 dollarë, ndërsa iPhone 8 Plus me 64 GB do të kushtojë 699 dollarë.

Gjithashtu do të jenë të disponueshëm në treg edhe versionet prej 256 GB, kurse porositë mund të fillojnë të bëhen nga 19 shtatori, ndërsa në treg do të dal më 22 shtator.


12/09/2017 20:18

Sipas Tim Cook, iPhone i ri dëgjuese wireless me të cilat mund t’i shijojmë në maksimum këngët tona të preferuara, ndërsa pjesa e pasme e telefonit është e pajisur me xham wireless për mbushje pa tela.


12/09/2017 20:12

Formati i videos të realizuar me kamerë të iPhone 8 janë 4K me rezolucion A080p 240 fps.


12/09/2017 20:08

Cilësia e fotografive të shkrepura nga kamera e re 12 MP e iPhone 8, padyshim që është dukshëm më e mirë sesa modeli i kaluar, dhe këtë gjë më së miri e dëshmojnë fotografitë e publikuara më poshtë.


12/09/2017 20:04

Dhe më në fund qershia mbi tortë, Apple është duke prezantuar iPhone 8, i cili do të jetë i disponueshëm në treg me gjashtë ngjyra të ndryshme, derisa ekrani dhe xhami i tij do të jetë i përforcuar me çelik.

Ekrani i tij do të dalë në treg në dy versione atë me 5.5 inq dhe 4.7.


Kamera e pasme do të jetë prej 12 MP, me filtra të ri që i mundëson të shkrep fotografi më të pastra.

12/09/2017 19:57

Të gjithë të interesuarit për televizionin më të ri Apple TV 4K, do të mund ta kenë në shtëpitë e tyre pas 22 shtatorit.

Ky televizion do të jetë i disponueshëm në treg në tre versione – Apple Tv 32 GB për 149 dollarë, Apple TV 4K 32 GB për 179 dollarë dhe Apple TV 4K 64 GB për 199 dollarë


12/09/2017 19:52

Cilësia e fotografisë të televizionit më të ri të Apple 4K është përmirësuar dukshëm, falë një çipi të ri të A10X të instaluara brenda televizionit.


12/09/2017 19:45

Apple nuk ka të ndaluar, pasi ata në këto momente është duke u prezantuar modeli i ri i televizionit i njohur si “Apple TV” që vjen në formatin 4K.


12/09/2017 19:41

Të gjithë të interesuarit lidhur më këtë orë të mençur, do të mund të bëjnë porositë nga 15 shtatori, kurse në treg do të jetë i disponueshëm nga 22 shtatori.

Versioni bazik pritet të kushtojë 329 dollarë, derisa ai me telefon 399, gjithashtu do të jetë i disponueshëm në disa ngjyra.


12/09/2017 19:37

Falë një mikroçipi të instaluar brenda orës, “Apple Watch” do të ketë për 85 për qind më të shpejtë wi-fi dhe Bluetooth-in.


12/09/2017 19:29

Ora më e re e Apple, “Apple Watch” ka sjellë risi të cilat është duke i prezantuar në këto momente Tim Cook.

Njëra nga risitë janë rrahjet e zemrës për të cilat ora ju njofton që nuk jeni aktiv qoftë në ecje apo vrapim.


12/09/2017 19:24

Sipas të parit të kompanisë Apple, Tim Cook, “Apple Watch” është bërë ora e dytë më e përdorur në botë.

Këto komente ai i bëri gjatë prezantimit të produkteve të reja në teatrin “Steve Jobs” në Kaliforni.


Ai gjithashtu tha se 97 përqind e klientëve janë të kënaqur me orën e tyre më të re.

12/09/2017 19:13

Kompania Apple ka filluar prezantimin e produkteve të reja iPhone X, iPhone 8 si dhe iPhone 8 Plus, në teatrin “Steve Jobs”.

Mijëra të pranishëm në sallë përfshirë edhe media nga e mbarë bota, janë duke ndjekur me vëmendje fjalimin e Tim Cook, transmeton Telegrafi.


I pari i gjigantit amerikan, gjithashtu është duke folur edhe për kampusin e ri të Apple, e cila do të jetë ndërtesa më moderne që ndonjëherë është ndërtuar nga ndonjë kompani që merret me teknologji informative.

Në trend Teknologji

Më shumë
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
Kalo në kategori