LAJMI I FUNDIT:

Live

Live SUPERFINALJA

Si shkoi finalja mes Pejës dhe Trepçës

Përditesuar 18/05/2023 20:09

Edicioni 2022/23 në Prince Caffe Superligë i takon KB Pejës që fitoi në ‘Minatori’ pas vazhdimeve të para me rezultat 93-91.

Kjo ishte finalja e pestë e “Play-off”-it, pasi pas katër ndeshjes rezultati ishte 2-2.


Peja fiton titullin pas dhjetë vitesh.

18/05/2023 22:59

Mitrovicasit nuk e pritën mirë humbjen

Pas përfundimit, tifozët mitrovicas filluan të hidhnin gjësende në parket.

Ndërsa me nxitim me përcjellje policore lojtarët e Pejës u larguan nga parketi.


18/05/2023 22:51

Peja shpallet kampione

Bradly Waldow shënoi për 93-91 dhe Peja shpallet kampione.

18/05/2023 22:42

Jamal Artis me tre pikë, Trepça barazon

18/05/2023 22:40

Peja merr epërsinë kur ka mbetur edhe një minutë

Peja është në epërsi ndaj Trepçës me rezultat 89-86, kur ka mbetur edhe më pak se një minutë.

18/05/2023 22:27

Armin Hot barazon rezultatin – ndeshja shkon në vazhdime

Armin Hot shënoi në kundërsulm për barazuar rezultatin 77-77. Ndeshja shkon në vazhdime.

Drilon Hajrizi me 21 pikë dhe Will Daniles me 17 sosh, janë më të dalluarit te Trepça derisa në anën tjetër, David Joseph ka 15 pikë të shënuara.


18/05/2023 22:21

Joseph me tre pikë, Peja në epërsi

David Joseph po shkëlqen në fundin e ndeshjes, ku shënoi për tri pikë për rezultatin 76-73.

Peja në epërsi të madhe kur ka mbetur më pak se një minutë lojë (44 sekonda).


18/05/2023 22:18

Peja kthen epërsinë, por Trepça barazon sërish

David Joseph shënoi trepikësh dhe fitoi një gjuajtje të lirë për ta dërguar Pejën në epërsi prej 73-71.

Por Drilon Hajrizi shënoi për dy pikë për të barazuar në 73-73.


18/05/2023 22:06

Trepça në epërsi prej dy pikësh

Trepça ka marr epërsinë ndaj Pejës me rezultat 67-65.

18/05/2023 21:52

Trepça dhe Peja futen në dhjetë minutat e fundit me rezultat të barabartë

Gjithçka baras. Rezultati momente kur është mbyllur edhe çereku i tretë është 58-58.

Seri e mirë e mitrovicasve në sekondat e fundit, duke barazuar gjithçka.


18/05/2023 21:45

Shtatë pikë epërsi e Pejës

Peja vazhdon të ruajë epërsinë e krijuar, ku aktualisht rezultati është 55-48.

18/05/2023 21:29

Peja po vazhdon të ruajë epërsinë

Peja vazhdon të jetë në epërsi ndaj Trepës në ‘Minatori’ me rezultat 47-41.

18/05/2023 21:13

Statistikat e lojtarëve pas pjesës së parë

Peja ka shkruar në pushim me epërsi ndaj Trepçës me rezultat 36-34.

më poshtë statistikat e lojtarëve pas pjesës së parë.


18/05/2023 21:05

Mbyllet pjesa e parë, Peja shkon në pushim me epërsi ndaj Trepçës

Është mbyllur pjesa e parë mes Trepçës dhe Pejës, në një ndeshje të fortë dhe atraktive.

Peja ka shkruar në pushim me rezultat 36-34.


18/05/2023 20:41

Mbyllet çereku i parë, Peja në epërsi

Është mbyllur pjesa e parë mes Trepçës dhe Pejës, me epërsinë e pejanëve.

Rezultati pas 10 minutave të parë është 17-21.


Na pret ndeshje e bukur në vazhdim, pasi që të dy skuadrat po japin maksimumin në parket.

18/05/2023 20:33

Barazohet rezultati

Një ndeshje e zjarrtë mes Trepçës dhe Pejës, ku rezultati aktual është 14-14.

18/05/2023 20:30

Peja merr epërsinë për herë të parë

Peja ka kaluar në epërsi për herë të parë në ndeshje pas treshes së Larry Thomas.

Rezultati aktual 11-12 për Pejën.


18/05/2023 20:26

Shpërthen Will Daniels, shënon tetë pikë radhazi për Trepçën

Një nisje e mirë e alo-qendrës Will Daniels që shënoi tretë pikë radhazi.

Rezultati aktual 8-7, pasi edhe Peja u kthye në lojë.


18/05/2023 20:22

Fillon ndeshja pas më shumë se 20 minuta vonesë

Finalja e pestë mes Trepçës dhe Pejës, ka filluar me 24 minuta vonesë.

18/05/2023 20:18

Shkaku i kohëmatësit, fillimi i ndeshjes po vonohet

Ndeshja e pestë finale e plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll mes Trepçës dhe Pejës ende nuk ka filluar. Shkak janë problemet në kohëmatësin.


18/05/2023 20:12

Edhe në ‘Karagaç’ janë mbledhur ‘Shqiponjat’

Palestra “Karagaçi” në Pejë po mbushet me tifozë në prag të finales Trepça – Peja, atmosferë e jashtëzakonshme.