Finalja e Ligës së Kampionëve, Liverpool 0-1 Real Madrid minutë pas minute - vendosi goli i Vinicius

- 28/05/2022 23:32-Mbyllet ndeshja - Real Madridi kampion i Evropës
- 28/05/2022 23:29
- 28/05/2022 23:28
- 28/05/2022 23:28
- 28/05/2022 23:26
- 28/05/2022 23:23
- 28/05/2022 23:20
- 28/05/2022 23:19
- 28/05/2022 23:18
- 28/05/2022 23:17
- 28/05/2022 23:16
- 28/05/2022 23:14
- 28/05/2022 23:11
- 28/05/2022 23:06
- 28/05/2022 23:05
- 28/05/2022 23:01
- 28/05/2022 22:57-GOOOOOOOOL!
- 28/05/2022 22:55
- 28/05/2022 22:52
- 28/05/2022 22:44
- 28/05/2022 22:42
- 28/05/2022 22:26-Mbyllet pjesa e parë
- 28/05/2022 22:25-Anulohet goli
- 28/05/2022 22:22-GOOOOOL!
- 28/05/2022 22:18
- 28/05/2022 22:17
- 28/05/2022 22:11
- 28/05/2022 22:09
- 28/05/2022 22:02
- 28/05/2022 21:59
- 28/05/2022 21:55
- 28/05/2022 21:54
- 28/05/2022 21:53
- 28/05/2022 21:51
- 28/05/2022 21:47
- 28/05/2022 21:45
- 28/05/2022 21:41
- 28/05/2022 21:37-Fillon ndeshja
- 28/05/2022 21:35-Raul dhe Rush dorëzojnë trofeun
- 28/05/2022 21:32-Camila Cabello shkëlqen në ceremoninë hapëse
- 28/05/2022 21:25-Zyrtare: Ndeshja fillon në ora 21:36
- 28/05/2022 21:11-Lojtarët kthehen sërish në fushë për të vazhduar nxehjen, shtyhet edhe për 15 minuta të tjerë
- 28/05/2022 20:51-Zyrtare: Ndeshja shtyhet për 15 minuta
- 28/05/2022 20:46-Thiago nuk i del, ai do të zëvendësohet?
- 28/05/2022 20:35-Edhe lojtarët e Real Madridin në fushë për nxehje
- 28/05/2022 20:31-Alexander-Arnold në histori, më i riu që luan në tri finale
- 28/05/2022 20:27-Alisson i pari që del në nxehje, pasi tij edhe skuadra e udhëhequr nga Henderson
- 28/05/2022 20:24-I shtati për Liverpoolin, apo i 14-ti për Real Madridin?
- 28/05/2022 20:20-Liverpooli me Kanny Daglish kujtojnë viktimat e Heysel
- 28/05/2022 20:04-Pochettino mbështet Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve
- 28/05/2022 20:04-Lojtarët e Liverpoolit zbarkojnë në "Stade de France"
- 28/05/2022 20:03-Kompletohen formacionet zyrtare të finales Liverpool-Real Madrid: Klopp dhe Ancelotti gati për spektakël
- 28/05/2022 19:55-Pamje nga dhoma e zhveshjes së Liverpoolit
- 28/05/2022 19:53-Liverpooli publikon formacionin startues për ndeshjen finale
- 28/05/2022 19:48-Lojtarët e Real Madridit zbarkojnë në “Stade de France”
- 28/05/2022 19:29-Pamje nga dhoma e zhveshjes së Real Madridit
- 28/05/2022 19:15-Tifozët fillojnë të zënë vendet në stadium
- 28/05/2022 19:03-Roberto Carlos zgjedh formacionin e pabesueshëm të të gjitha kohërave të Ligës së Kampionëve
- 28/05/2022 18:55-Banka rezervë e Real Madridit me emra të njohur, spikatin emrat e Hazard e Bale
- 28/05/2022 18:48-Real Madridi publikon formacionin zyrtar për finalen me Liverpoolin
- 28/05/2022 18:33-Tifozët e Liverpoolit po krijojnë atmosferë fantastike në Paris
- 28/05/2022 18:27-Makelel dorëzon në stadium trofeun e Ligës së Kampionëve
- 28/05/2022 18:01-Të dashurat bukuroshe që iu rrinë në krahë lojtarëve të Real Madridit dhe Liverpoolit
- 28/05/2022 17:42-Mohamed Salah, apo Karim Benzema: Dueli i dy më të mirëve në Ligën e Kampionëve – shifrat që qëndrojnë pas tyre
- 28/05/2022 17:40-Rindërtimi i Liverpoolit nga Klopp sezon pas sezoni: Pesë tituj, nëntë finale dhe një ekip i frikshëm
- 28/05/2022 17:28-Klubet me më së shumti trofe në Ligën e Kampionëve
- 28/05/2022 17:26-Dueli i dy super portierëve
- 28/05/2022 17:17-Trofeu i Ligës së Kampionëve niset drejt stadiumi
- 28/05/2022 17:14-Sa finale dhe trofe të Ligës së Kampionëve kanë Liverpooli dhe Real Madridi
- 28/05/2022 17:12-Parashikim, analizë, statistika dhe formacionet e mundshme: Liverpool – Real Madrid
- 28/05/2022 17:10-Ancelotti për finalen: Motivimi i madh, lojtarët e qetë
- 28/05/2022 17:09-Jurgen Klopp për finalen e madhe: Kemi përballë Real Madridin dhe Ancelottin
- 28/05/2022 17:07-Sa para merr fituesi dhe vendi i dytë në Ligën e Kampionëve
- 28/05/2022 17:05-Clement Turpin, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve
- 28/05/2022 17:04-Dhjetë lojtarë që kanë veshur fanellat e Liverpooli dhe Real Madridit në karrierën e tyre
- 28/05/2022 17:01-Liverpool-Real Madrid: Formacioni i kombinuar me lojtarët e të dyja skuadrave
- 28/05/2022 16:59-Sot finalja mes Liverpoolit dhe Real Madridit - disa detaje
Real Madridi ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Liverpoolit në finale dhe kështu është shpallur kampion i Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22.
Ekipi i Carlo Ancelottit është treguar konkret dhe cinik në finalen e madhe të zhvilluar në Stade de France të Parisit duke triumfuar me një gol, pas shumë pak rasteve të krijuara.
Ka vendosur një gol i shënuar nga braziliani Vinicius Junior.
28/05/2022 23:32-Mbyllet ndeshja - Real Madridi kampion i Evropës
90+5' Mbyllet ndeshja. Real Madridi fiton ndaj Liverpool 1-0.
28/05/2022 23:29
90+2' Camavinga gjuan mbi portë.
28/05/2022 23:28
90+1' Real Madridi lëshon rast të mirë me Ceballos.
28/05/2022 23:28
90' Pesë minuta lojë shtesë.
28/05/2022 23:26
90' Del Modric, futet Ceballos.
28/05/2022 23:23
85' Camavinga futet në lojë, Valverde largohet.
28/05/2022 23:20
83' Kundërsulm i shpejtë i Real Madridit. Pasimi i Benzema për Vinicius ishte i shkurtër, Alisson kap topin.
28/05/2022 23:19
82' Salah sërish gjuan, Courtois sërish mbron.
28/05/2022 23:18
81' Nbay Keita gjuan, por shumë lartë mbi portë.
28/05/2022 23:17
80' Jota devijon goditjen e Salah, por topin që pos shkonte në rrjetë u ndal nga Courtois.
28/05/2022 23:16
79' Liverpooli shton presionin. Vazhdon me raste para portës së Real Madridit.
28/05/2022 23:14
77' Firmino dhe Naby Keita në lojë, dalin Henderson dhe Thiago.
28/05/2022 23:11
74' Alexander Arnold gjuan nga distanca, Jota tenton ta devijojë, por pa sukses.
28/05/2022 23:06
69' Sërish Courtois. Jota pason te Salah, i cili ishte afër portës, por goditja e tij u ndal nga belgu.
28/05/2022 23:05
65' Largohet Luis Diaz, në vend të tij Diogo Jota.
28/05/2022 23:01
64' Liverpooli i afrohet golit. Salah gjuan shumë bukur, edhe më bukur pret Courtois.
28/05/2022 22:57-GOOOOOOOOL!
59' GOOOOL! Real Madridi zhbllokon ndeshjen. Valverde harkon për tokë në zonë, topi shkon te Vinicius që shënon për 1-0.
28/05/2022 22:55
58' Salah gjuan, Alaban luan me dorë. Nuk ka penallti.
28/05/2022 22:52
54' Alexander Arnold harkon në zonë, Courtois ndërpret pasimin.
28/05/2022 22:44
47' Arnold harkon bukur te Diaz, i cili nuk arrin të gjuajë.
28/05/2022 22:42
46' Fillon pjesa e dytë. Jurgen Klopp dhe Carlo Acelotti iu besojnë të njëjtëve lojtarë. Nuk ka ndryshime.
28/05/2022 22:26-Mbyllet pjesa e parë
Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0-0.
28/05/2022 22:25-Anulohet goli
45'+ Goli është anuluar për pozitë jashtë loje.
28/05/2022 22:22-GOOOOOL!
43' GOOOOL! Real Madridi shënon me Karim Benzeman. Goli po shikohet në VAR.
28/05/2022 22:18
41' Henderson lëshon një 'predhë' nga distanca, por topi shkon jashtë.
28/05/2022 22:17
40' Mane pranon një top në zonë, gjuan me kthim, por Militao bllokon gjuajtjen e tij.
28/05/2022 22:11
35' Salah gjuan me kokë, por Courtois pret goditjen e tij. Pritja e tretë e belgut, ndaj egjiptianit.
28/05/2022 22:09
28' Fabinho provon goditjen nga distanca, por jashtë.
28/05/2022 22:02
25' Real Madridi del në sulm, harkimi i Vinicius Junior për Benzeman përfundon në duart e Alisson.
28/05/2022 21:59
20' SHTYLLA! Sadio Mane gjuan bukur, Courtois mbron dhe topi shkon në shtyllë, ku belgu kap topin në dy kohë.
28/05/2022 21:55
18' Salah provon edhe njëherë gjuajtjen, por sërish në duart e portierit.
28/05/2022 21:54
17' Thiago Alacatara gjuan nga distanca, por goditja e tij shkoi në duart e portierit madrilen.
28/05/2022 21:53
16' Goditja e parë në portë. Arnold asiston në zonë, Salah gjuan, por Courtois mbron.
28/05/2022 21:51
14' Aksion i Liverpoolit nga e majta, Robertson harkon, por topi devijohet nga mbrojtja.
28/05/2022 21:47
10' Aksion i Liverpoolit, Sadio Mane vonohet të harkojë, topi del jashtë.
28/05/2022 21:45
8' Skuadrat po testojnë njëra-tjetrën, nuk ka ende raste të rrezikshme.
28/05/2022 21:41
4' Liverpooli insiston më shumë, duke luajtur me presing të lartë.
28/05/2022 21:37-Fillon ndeshja
28/05/2022 21:32-Camila Cabello shkëlqen në ceremoninë hapëse
Këngëtarja latine Camila Cabello, ka kënduar pesë këngë para të pranishmëve në “Stade de France”.
Tashmë është koha që futbollistët të futen në fushë për lojën.
28/05/2022 21:25-Zyrtare: Ndeshja fillon në ora 21:36
Tashmë skuadrat janë kthyer në zhveshtore dhe ceremonia ka filluar.
Ndeshja ishte planifikuar të niste në orën 21:00, por fillimisht ishte shtyrë deri në 21:15. Incidentet jashtë stadiumit “Stade de France” janë arsye e shtyrjes, ku UEFA vendosi ta shtyjë edhe për pak kohë.
Tani zyrtarisht është konfirmuar se ndeshja do të fillojë në ora 21:36.
28/05/2022 21:11-Lojtarët kthehen sërish në fushë për të vazhduar nxehjen, shtyhet edhe për 15 minuta të tjerë
Finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit është shtyrë për 15 minuta, por duket se do të zgjatë edhe më shumë se kaq.
Ajo ishte planifikuar të niste në orën 21:00, por fillimisht ishte shtyrë deri në 21:15.
Incidentet jashtë stadiumit “Stade de France” janë arsye e shtyrjes, ku tani UEFA ka vendosur ta shtyjë ndeshjen deri në ora 21:30.
28/05/2022 20:51-Zyrtare: Ndeshja shtyhet për 15 minuta
Ndeshja do të fillojë me 15 minuta vonesë, pasi që Liverpooli ishte vonuar në ardhjen për stadium, por edhe tifozët e tyre ende nuk janë futur brenda të gjithë.
Kjo për shkak të turmave të tifozëve anglezë që janë mbi 100 mijë të pranishëm në stadium dhe rreth tij.Vonesa e tifozëve ka bërë që ndeshja të shtyhet.
28/05/2022 20:46-Thiago nuk i del, ai do të zëvendësohet?
Thiago ishte në formacionin startues të Liverpool për finalen e Ligës së Kampionëve, por duket se ai do të zëvendësohet nga Naby Keita para fillimit.
Thiago nuk ishte në gjendje të përfundonte nxehjen dhe ishte në dyshim për shkak të një lëndimi.
28/05/2022 20:35-Edhe lojtarët e Real Madridin në fushë për nxehje
Lojtarët e Real Madridit kanë zbarkuar në fushën e “Stade de France” për të filluar nxehjen. Thibaut Courtois ishte i pari që doli me portierin rezervë Lunin.
Pas tyre kanë zbritur në fushë edhe lojtarët tjetër të udhëhequr nga kapiteni Karim Benzema.
28/05/2022 20:31-Alexander-Arnold në histori, më i riu që luan në tri finale
Trent Alexander Arnold është futur në histori, si lojtari më i ri që luan tri finale si startues në moshën 23 vjeçare.
28/05/2022 20:27-Alisson i pari që del në nxehje, pasi tij edhe skuadra e udhëhequr nga Henderson
Portieri i Liverpooli ka qenë futbollisti i parë që ka shkelur në fushën e “Stade de France” për të filluar nxehjen. Më të është edhe portieri i dytë, Caoimhin Kelleher.
Pas tyre kanë zbritur në fushë edhe lojtarët e Liverpoolit, të udhëhequr nga Jordan Henderson, ku u duartrokitën nga shikuesit.
28/05/2022 20:24-I shtati për Liverpoolin, apo i 14-ti për Real Madridin?
28/05/2022 20:20-Liverpooli me Kanny Daglish kujtojnë viktimat e Heysel
Liverpooli me legjende e tyre, Sir Kenny Daglish, ka kujtuar viktimat e tragjedisë së stadiumit Heysen në Belgjikë që ndodhi 37 vite më parë.
Zhvillohej finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Juventusit, ku 39 fansa të futbollit, shumica italianë humbën jetën .
28/05/2022 20:04-Pochettino mbështet Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino po mbështet Real Madridin për të mundur Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve.
Pavarësisht se pa skuadrën e tij të bëhet e para nga shumë viktimat e një rikthimi të Los Blancos në fazat me eliminim direkt të garës së këtij viti, argjentinasi ende dëshiron ta shohë Realin si fitues, pasi e mbështet ndaj Liverpoolit në Paris.
Kjo për shkak se ish-trajneri i Espanyolit, legjenda e Madridit dhe nëntë herë kampioni i La Liga-s, Jose Antonio Camacho, i mësoi atij për gjigantët spanjollë gjatë karrierës së tij si lojtar.
28/05/2022 20:04-Lojtarët e Liverpoolit zbarkojnë në "Stade de France"
Lojtarët e Liverpoolit kanë zbarkuar tashmë në "Stade de France", aty ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.
28/05/2022 20:03-Kompletohen formacionet zyrtare të finales Liverpool-Real Madrid: Klopp dhe Ancelotti gati për spektakël
Liverpooli dhe Real Madridi do të takohen sonte (e shtunë) në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në ‘Stade de France”.
Liverpool: Alisson, Alexandre-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson, Alcantara, Fabinho, Henderson, Salah, Mane, Diaz.
Real Madrid: Coutois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Casemiro, Valverde, Vinicius, Mendy.
28/05/2022 19:55-Pamje nga dhoma e zhveshjes së Liverpoolit
Tashmë skuadra e Liverpoolit me stafin mbështetës ka arritur në "Stade de France".
Janë publikuar edhe pamjet e para nga dhoma e zhveshjes së Liverpoolit.
28/05/2022 19:53-Liverpooli publikon formacionin startues për ndeshjen finale
Jurgen Klopp ka zgjedhur skuadrën me të cilën do të startojë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Trajneri gjerman ka vendosur në portë Alisonin, ndërsa para tij do të jenë Trent Alexandre-Arnolld, Ibrahima Konate, Virgil van Dijk dhe Andreë Robertson.
Në mesfushë do të luajnë Fabinho, Jordan Henderson dhe Thiago Alcantara. Sulmi i është besuar treshes Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Luiz Diaz.
Liverpool: Alisson, Alexandre-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson, Alcantara, Fabinho, Henderson, Salah, Mane, Diaz.
28/05/2022 19:48-Lojtarët e Real Madridit zbarkojnë në “Stade de France”
Lojtarët dhe stafi i Real Madridit kanë zbarkuar në “Stade de France” për finalen e Ligës së Kampionëve.
Mbretërit do të përballen me Liverpoolin.
28/05/2022 19:29-Pamje nga dhoma e zhveshjes së Real Madridit
Real Madridi duket gati për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Klubi mbretëror ka publikuar pamje nga dhoma e zhveshjes, ku shihen fanellat e skuadrës gati për ndeshje.
28/05/2022 19:15-Tifozët fillojnë të zënë vendet në stadium
Stade de France" do të pres finalen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit.
Tashmë tifozët kanë filluar t'i zënë vendet e tyre në shkallët e stadiumit.
28/05/2022 19:03-Roberto Carlos zgjedh formacionin e pabesueshëm të të gjitha kohërave të Ligës së Kampionëve

Legjenda e futbollit, Roberto Carlos ka zgjedhur 11-shen e tij më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve përpara finales së sotme (e shtunë) mes ish-klubit të tij, Real Madridit dhe Liverpoolit.
Carlos nuk hezitoi ta bëjë këtë dhe formoi një formacion 4-3-3 të mbushur me yje, teksa disa nga zgjidhjet e tij mund të duken edhe befasuese.
28/05/2022 18:55-Banka rezervë e Real Madridit me emra të njohur, spikatin emrat e Hazard e Bale
Carlo Ancelotti ka publikuar formacionin startues për ndeshjen me Liverpooli, ku nga minuta e parë ka futur lojtarët e zakonshëm që luan shpesh me ta.
Në bankën rezervë Ancelotti ka disa emra të njohur që mund ta bëjnë diferencën edhe në pjesën e dytë
Banka rezervë; Lunin, Nacho, Hazard, Asensio, Marcelo, Lucas Vázquez, Bale, Ceballos, Rodrygo, Isco, Mariano dhe Camavinga.
28/05/2022 18:48-Real Madridi publikon formacionin zyrtar për finalen me Liverpoolin
Real Madridi ka publikuar formacionin startues për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, kundër Liverpoolit.
Real Madrid: Coutois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Casemiro, Valverde, Vinicius, Mendy.
28/05/2022 18:33-Tifozët e Liverpoolit po krijojnë atmosferë fantastike në Paris
Dy klubet me shumë tifozë, si Liverpool dhe Real Madrid, do të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve.
Tifozët e 'The Reds' kanë mbushur rrugët e Parisit, ku me këngë po krijojnë atmosferë të bukur.
28/05/2022 18:27-Makelel dorëzon në stadium trofeun e Ligës së Kampionëve
Legjenda e futbollit francez, Claude Makelele, e ka dorëzuar trofeun e Ligës së Kampionëve në 'Stade de France'.
28/05/2022 18:01-Të dashurat bukuroshe që iu rrinë në krahë lojtarëve të Real Madridit dhe Liverpoolit
Ata nuk e quajnë atë një “lojë të bukur” për asgjë.
Ekzaltimi sa vjen e rritet përpara finales së Ligës së Kampionëve sonte (e shtunë), shkruan The Sun.
Dhe këto bukuroshe mahnitëse do të brohorasin në tribunat e tyre të tjera kur Liverpool të përballet me Real Madridin e Spanjës në “Stade de France” në Paris për ndeshjen më të madhe të sezonit.
28/05/2022 17:42-Mohamed Salah, apo Karim Benzema: Dueli i dy më të mirëve në Ligën e Kampionëve – shifrat që qëndrojnë pas tyre
Finalja e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit do të zhvillohet sonte (e shtunë) nga ora 21:00.
Dy gjigantë evropianë që kanë treguar futboll të jashtëzakonshëm këtë edicion, do të përballen në Parin në stadiumin ‘Stade de France”. Liverpooli kërkon trofeun e shtatë, ndërsa Real Madridi të 14-tin.
Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti, dy strategë të njohur të futbollit, pritet që me formacionet e tyre të dhurojnë spektakël në këtë përballje, ndërsa lider të skuadrave janë Mohamed Salah (Liverpool) dhe Karim Benzema (Real Madrid).
Analizë dhe statistika për dyshen Salah e Benzema.
28/05/2022 17:40-Rindërtimi i Liverpoolit nga Klopp sezon pas sezoni: Pesë tituj, nëntë finale dhe një ekip i frikshëm

Fakti që Real Madridi ka fituar të shtatë finalet e fundit të Ligës së Kampionëve, dhe veçanërisht katër të fundit, do të thotë se disa rituale para dueleve mbeten gjithnjë e më të rrepta.
Los Blancos janë të vendosur të fitojnë një tjetër finale, këtë herë kundër Liverpool në Paris.
Por, gazeta spanjolle Marca ka bërë një përmbledhje interesante mbi traditat e klubit mbretëror përpara finaleve.
28/05/2022 17:28-Klubet me më së shumti trofe në Ligën e Kampionëve
Dy finalistët e sotëm, janë dy nga disa skuadrat që kanë shënuar historinë e garë më të madhe në futboll.
Real Madrid me 13, Milan me 7, Liverpool me 6, Bayern Munich po ashtu me 6, Barcelona me 5 dhe Ajax me katër janë klubet më të dekoruara.
28/05/2022 17:26-Dueli i dy super portierëve
Sot përveç sulmuesve do të ketë edhe një duel tjetër në portat e dy skuadrave.
Alisoon i Liverpoolit në njërën anë dhe Thibaut Courtois në anën tjetër.
Më poshtë i gjeni statistikat e tyre në këtë sezon të Ligës së Kampinëve.
28/05/2022 17:17-Trofeu i Ligës së Kampionëve niset drejt stadiumi
Trofeu i Ligës së Kampionëve tashmë është nisur drejt stadiumit Stade de France të Parisit.
Aty Liverpooli dhe Real Madridi do të luajnë finalen e madhe të Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 21:00.
28/05/2022 17:14-Sa finale dhe trofe të Ligës së Kampionëve kanë Liverpooli dhe Real Madridi
Liverpool dhe Real Madrid kanë 19 Liga të Kampionëve së bashku, ndërsa kanë luajtur 26 finale të dyja.
Është skuadra më e suksesshme në këtë garë me të tretën, 13 trofe kanë Los Blanocs, ndërsa gjashtë The Reds.
Janë dy nga skuadrat që kanë luajtur më së shumti finale, që i shtohet tani edhe një duel tjetër historisë së tyre të jashtëzakonshme në garën më të rëndësishme të klubeve në botë.
28/05/2022 17:12-Parashikim, analizë, statistika dhe formacionet e mundshme: Liverpool – Real Madrid
Liverpooli dhe Real Madridi do të përballen të shtunën (sot) në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Stade de France”.
Parashikimin e rezultatit, analizë, statistikat dhe formacionet e mundshme mund t'i lexoni këtu...
28/05/2022 17:10-Ancelotti për finalen: Motivimi i madh, lojtarët e qetë
Carlo Ancelotti e di se si është të fitosh një finale të Ligës së Kampionëve me Real Madridin, pasi e kishte bërë këtë në vitin 2014 kur klubi fitoi trofeun e 10-të evropian në historinë e tyre.
“Mendoj se motivimi është i njëjtë me atë të Lisbonës (2014), por këtë herë ka më pak nerva para ndeshjes. Mund të vijnë më vonë dhe kjo është mirë”.
“Arritja në këtë finale ka qenë shumë e rëndësishme për klubin. Kemi pasur një sezon shumë të mirë dhe ndihemi të qetë”.
“Këta lojtarë i menaxhojnë shumë mirë këto lloj ndeshjesh dhe mendoj se lojtarët veteranë mund të ndihmojnë lojtarët më të rinj. Jam i lumtur që jam këtu duke u përgatitur për këtë ndeshje”, ka thënë Ancelotti.
28/05/2022 17:09-Jurgen Klopp për finalen e madhe: Kemi përballë Real Madridin dhe Ancelottin
Jurgen Klopp iu drejtua mediave nga “Stade de France” të premten në mbrëmje, një ditë para finales së madh të Ligës së Kampionëve, duke konfirmuar se skuadra e tij është e kompletuar.
“Po, duket mirë të dy. Fabinho u stërvit plotësisht dhe normalisht dhe Thiago u stërvit që dje me skuadrën, do të stërvitet edhe sot”, deklaroi në start gjermani.
“Ne po përgatitemi për një lojë të vërtetë dhe një luftë të madhe kundër Real Madridit, klubi më i dekoruar në Ligën e Kampionëve dhe një trajner që mund të fitojë për herë të katërt”.
“Ne nuk mund ta marrim këtë përvojë brenda natës. Por, ne jemi gjithashtu me përvojë. Kjo është finalja jonë e tretë në pesë vjet. Kjo është e veçantë”, deklaroi Klopp.
28/05/2022 17:07-Sa para merr fituesi dhe vendi i dytë në Ligën e Kampionëve
Edicioni 2021/2022 i Ligës së Kampionëve po i vije fundi, pasi sot (e shtunë) në finale do të përballen Liverpooli dhe Real Madridi.
Ndeshja do të jetë hera e tretë që të dy skuadrat do të takohen në një finale të Kupës Evropiane, me herën e fundit që triumfues dolën Los Blancos.
Ndërkohë, meqenëse një pritshmëri emocionuese nga finalja është për tifozët, nuk ka dyshim se paratë e çmimeve të kompeticionit janë për klubet.
28/05/2022 17:05-Clement Turpin, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve
Gjyqtari francez Clement Turpin do të gjykojë finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit, e cila do të luhet në Paris të shtunën, ka konfirmuar zyrtarisht UEFA.
Turpin do të ndihmohet nga Nicolas Danos dhe Cyril Gringore, ndërsa gjyqtari i katërt është Benoit Bastien, po nga Franca dhe në sallën e VAR do të jetë Jerome Brisard.
28/05/2022 17:04-Dhjetë lojtarë që kanë veshur fanellat e Liverpooli dhe Real Madridit në karrierën e tyre
Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet këtë të shtunë, ku takon Liverpooli dhe Real Madridi.
Dy skuadrat e njohura kanë pasur një edicion fantastik, duke mposhtur çdo kundërshtarë para tyre.
Por këta gjigant evropianë kanë pasur në mesin e tyre futbollistë që kanë veshur të dy fanellat. Janë dhjetë lojtarët e njohur që kanë bartur fanellën e The Reds dhe Los Blanocs.
28/05/2022 17:01-Liverpool-Real Madrid: Formacioni i kombinuar me lojtarët e të dyja skuadrave
Liverpooli dhe Real Madridi do të tentojnë që sonte të triumfojnë në finalen e Ligës së Kampionëve, por vetëm njëra do mundet.
Chelsea është aktualisht kampion në fuqi, por që nga data 29 maj, Evropa do të ketë një kampion të ri.
SportsMail ka krijuar një formacion me lojtarët më të mirë të të dyja skuadrave, derisa aty më shumë dominojnë ata të The Reds.
28/05/2022 16:59-Sot finalja mes Liverpoolit dhe Real Madridit - disa detaje
Sot (e shtunë) do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Stade de France”, të Parisit – me dy skuadrat që padyshim që bëjnë lojë të bukur.
































































