Në kuadër të ditës së 14-të të Kampionatit Botëror, në RTV Dukagjini transmetohet emisioni i radhës Dueli Botërorit.

Mysafirët dhe analistët e futbollit japin opinionet e tyre në lidhje me ndeshjet e zhvilluara të mërkurën që ishin takimet përfundimtare të fazës grupore në Grupet F dhe E.


Të mërkurën u zhvilluan këto ndeshje: Meksika 0-3 Suedia (Grupi F)
Koreja e Jugut 2-0 Gjermania (Grupi F)
Serbia 0-2 Brazili (Grupi E)
Zvicra 2-2 Kosta Rika (Grupi E)

dueliii (Foto: YouTube/Dukagjini)

Mysafirë të emisionit të sotëm (e mërkurë) janë: Ismet Munishi (trajner/analist)
Bylbyl Sokoli (trajner/analist)
Erolld Belegu (këshilltar i kryeministrit)
Fitore Rexhepi (prezantuese në RTK)
Durim Xhema (prezantues në RTV Dukagjini)

Çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini transmetohet Dueli Botëror që udhëhiqet nga Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi. /Telegrafi/

telegrafi sport app