Dita e fundit e afatit kalimtar veror në Ligën Premier – gjithçka që ndodhi

- 09/08/2018 19:32-Zyrtarizimet në ditën e fundit të afatit kalimtar veror në futbollin anglez
- 09/08/2018 19:06-Leicesteri e ka transferuar Caglar Soyuncun
- 09/08/2018 19:04-Dhjetë marrëveshjet që po shqyrtohen nga Liga Premier
- 09/08/2018 18:53-Zyrtarizimet kryesore në ditën e fundit të afatit kalimtar në Ligën Premier
- 09/08/2018 18:50-Fulhami transferon mbrojtësin Joe Bryan
- 09/08/2018 18:49-Evertoni akoma ka mundësi ta transferojë Kurt Zouman
- 09/08/2018 18:42-Sam Clucas nënshkruan për Stoke City
- 09/08/2018 18:37-Po shqyrtohen 10 marrëveshje që janë dorëzuar në momentet e fundit
- 09/08/2018 18:35-Danny Ings pritet të zyrtarizohet te Southamptoni
- 09/08/2018 18:23-Fulhami transferon portierin Sergio Rico
- 09/08/2018 18:22-Huddersfildi transferon të riun Isaac Mbenza
- 09/08/2018 18:21-Shkarko aplikacionin për të lexuar lajmet në një dizajnë më të bukur
- 09/08/2018 18:13-Birminghami huazon Gary Gardenerin
- 09/08/2018 18:11-Carlos Sanchez nënshkruan për West Hamin
- 09/08/2018 18:10-Edhe Andre Gomes i Barcës i bashkohet Evertont
- 09/08/2018 18:08-Fulhami paguan 30 milionë funte për Andre-Frank Zambo Anguissa
- 09/08/2018 18:06-Caglar Soyuncu pritet të zyrtarizohet te Leicesteri
- 09/08/2018 18:00-Përfundon afati kalimtar veror 2018 në Ligën Premier
- 09/08/2018 18:00-Walsalli e ka transferuar Gordonin nga Leicesteri
- 09/08/2018 17:56-Konfirmon Barcelona: Yerry Mina te Evertoni
- 09/08/2018 17:54-Fulhami po i bën përpjekjet e fundit
- 09/08/2018 17:52-Carlos Sanchez kalon testet te West Hami
- 09/08/2018 17:48-Konfirmohet: Evertoni transferon Bernardin
- 09/08/2018 17:44-Lojtarët që pritet të zyrtarizohen para mbylljes së afatit
- 09/08/2018 17:41-Vazhdojnë përpjekjet e Evertonit në çastet e fundit
- 09/08/2018 17:36-Talenti i Chelseat, Jay Dasilva huazohet te Bristoli
- 09/08/2018 17:33-Luciano Vietto pranë huazimit nga Fulhami
- 09/08/2018 17:29-Lojtarët që mund të largohen nga Chelsea
- 09/08/2018 17:20-Unitedit i duhet një mbrojtës
- 09/08/2018 17:18-Timothy Fosu-Mensah pranë Fulhamit
- 09/08/2018 17:13-Tottenhami do të hyjë në histori
- 09/08/2018 17:06-Michael Hefele nënshkruan për Nottingham Forest
- 09/08/2018 17:05-Edhe Bernard te Evertoni
- 09/08/2018 17:01-Zouma do të huazohet te Evertoni?
- 09/08/2018 16:59-Ospina arrin marrëveshje me Besiktasin
- 09/08/2018 16:56-Federico Fernandez për testet mjekësore te Newcastle
- 09/08/2018 16:39-Dyshja e Barcës pranë zyrtarizimit te Evertoni
- 09/08/2018 16:38-Kepa gjatë prezantimit te Chelsea: Është një hap para në karrierën time
- 09/08/2018 16:29-Të rejat në lidhje me përpjekjet e Evertonit për Marcos Rojo
- 09/08/2018 16:21-Shkarko aplikacionin për të lexuar lajmet në një dizajnë më të bukur
- 09/08/2018 16:20-Max Power do të nënshkruajë me Sunderlandin
- 09/08/2018 16:17-Kepa pozon me fanellën e Chelseat
- 09/08/2018 16:11-Tottenhami nuk do të bëjë ndonjë transferim në çastet e fundit
- 09/08/2018 16:08-Harry Arter drejt Cardiff Cityt
- 09/08/2018 16:07-Klubet më aktive në Ligën Premier
- 09/08/2018 15:57-Kepa ka arritur te Chelsea për prezantim
- 09/08/2018 15:54-Lojtarët që dëshiron t’i largojë Liverpooli
- 09/08/2018 15:52-Arsenali nuk ka bërë ofertë për Dembele
- 09/08/2018 15:51-Në pritje të huazimit të Slimanit nga Feneri
- 09/08/2018 15:39-Wolves transferon Dendonckerin
- 09/08/2018 15:16-Transferimet e Liverpoolit në këtë afat kalimtar
- 09/08/2018 15:06-Oxford afër rikthimit në Bundesliga
- 09/08/2018 14:59-Milani refuzon 60 milionë eurot e Wolves për Kessie
- 09/08/2018 14:55-Çfarë ndodhi deri më tani në transferime?
- 09/08/2018 14:53-Besic i bashkohet Middlesbroughit
- 09/08/2018 14:35-Fernandez për teste mjekësore te Newcastle
- 09/08/2018 14:26-Rico në Londër, afër zyrtarizimi te Fulhami
- 09/08/2018 14:20-Watfordi e do Alcacerin, e ndihmon edhe Deulofeu
- 09/08/2018 14:09-Shkarko aplikacionin për të lexuar lajmet në një dizajnë më të bukur
- 09/08/2018 13:58-Fenerbahce kërkon Zouman
- 09/08/2018 13:47-Watford dëshiron huazimin e Livermore
- 09/08/2018 13:45-Zyrtare: Traore te Wolves
- 09/08/2018 13:38-Moses largohet nga Chelsea?
- 09/08/2018 13:26-Atletico Madrid ia ofron Fulhamit mesfushorin Luciano Vietto
- 09/08/2018 13:25-Kovacic prezantohet te Chelsea: Ndjenjë e papërshkrueshme të jem në këtë klub
- 09/08/2018 13:08-Godin refuzon Unitedin
- 09/08/2018 12:59-Wolves shpreson në transferimin e Zinchenkos
- 09/08/2018 12:57-Puel: Maguire do të shkoj te Unitedi, por vetëm si kundërshtar
- 09/08/2018 12:35-Drejtuesit e Evertonit në Barcelonë, duan ta mbyllin sa më shpejt transferimin e Yerry Minas
- 09/08/2018 12:13-Rose dëshiron kalimin te PSG
- 09/08/2018 12:05-Unitedi tenton transferimin e Godinit
- 09/08/2018 11:47-Leicesteri transferon Benkovicin
- 09/08/2018 11:46-Tottenham pas Joao Marios
- 09/08/2018 11:41-Fulhami kërkon Montoyan
- 09/08/2018 11:39-Zyrtare: West Hami transferon Lucas Perezin
- 09/08/2018 11:37-Shkarko aplikacionin për të lexuar lajmet në një dizajnë më të bukur
- 09/08/2018 11:36-Clucas te Stoke City
- 09/08/2018 11:34-Përveç Minas, Evertoni synon edhe Andre Gomesin
- 09/08/2018 11:31-Rojo kërkohet nga PSG dhe Marseille
- 09/08/2018 11:23-Mourinho: Me sa di, nuk do të ketë ardhje tjera
- 09/08/2018 11:18-Lucas Perez afër zyrtarizimit te West Hami
- 09/08/2018 11:00-Slimani në radarin e Fenerbahces
- 09/08/2018 10:48-Skuadrat e rikthyera në Ligën Premier shpenzojnë shumë
- 09/08/2018 10:45-Dembele refuzon kalimin te Arsenali
- 09/08/2018 10:05-Fekir mbetet ende objektiv i Liverpoolit?
- 09/08/2018 09:59-Ayew huazohet te Crystal Palace
- 09/08/2018 09:37-Sturaro drejt Watfordit
- 09/08/2018 09:35-Manchester United lëviz për Zouman e Chelseat
- 09/08/2018 09:31-Batshuayi kërkon transferimin te Valencia
- 09/08/2018 09:29-Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë në histori për secilën pozitë, Liga Premier prin me gjashtë blerje
- 09/08/2018 09:27-Evertoni afër transferimit të Yerry Minas
- 09/08/2018 09:23-Zyrtare: Man City nënshkruan me Arzanin
- 09/08/2018 09:08-West Bromvich Albion nis bisedimet me Besiktasin
- 09/08/2018 08:58-Kalimi i Kovacicit te Chelsea i hap rrugën transferimit të Bakayoko në Serie A
- 09/08/2018 08:53-Leicester City arrin marrëveshje për transferimin e Soyuncu
- 09/08/2018 08:48-Maguire vazhdon të kërkoj kalimin te Unitedi
- 09/08/2018 08:43-Unitedi vazhdon kërkimin huazimin e Boatengut
- 09/08/2018 08:40-West Ham pas Llorentes
- 09/08/2018 08:37-Aston Villa i thotë Tottenhamit se Grealish nuk është në shitje
- 09/08/2018 02:19-Arsyeja e mbylljes së hershme të afatit kalimtar në Ligën Premier
- 09/08/2018 02:18-Ky afat kalimtar ka shënuar rënie në numrin e transferimeve
- 09/08/2018 02:17-Klubet që kanë shpenzuar më së shumti deri më tani (në funte)
- 09/08/2018 02:13-Opsionet e Manchester Unitedit
- 09/08/2018 01:58-Transferimi më i shtrenjtë i kësaj vere në Ligën Premier
- 09/08/2018 01:45-Spekulime: Tetë lojtarët që mund të ndërrojnë ambient
- 09/08/2018 01:30-Është koha e afatit kalimtar, jeni lojtar i lirë: Te cili klub do të transferoheshit?
- 09/08/2018 01:29-Disa prej transferimeve që mund të ndodhin në ditën e fundit të afatit kalimtar
- 09/08/2018 01:26-La Liga një opsion për Batshuayin?
- 09/08/2018 01:24-Barcelona ka pak orë në dispozicion që t’ua shesë lojtarët e padëshiruar klubeve të Ligës Premier
- 09/08/2018 01:22-Unitedi vazhdon kërkimin për një mbrojtës
- 09/08/2018 01:19-Ende ka shpresë për Klopp
- 09/08/2018 01:18-Disa prej transferimeve të mëdha te klubet e Ligës Premier
- 09/08/2018 01:17-Chelsea – Fekir
- 09/08/2018 01:10-Besiktasi i vendos çmim Vidas
- 09/08/2018 01:04-Evertoni pas dyshesh së Barçës
- 09/08/2018 00:37-Zouma drejt Unitedit
- 09/08/2018 00:34-Rose afër kalimit te Schalke
- 09/08/2018 00:26-Mesfusha e skuadrave në Ligën Premier për sezonin e ri
- 09/08/2018 00:24-Pesë transferimet më të mëdha të portierëve në histori
- 09/08/2018 00:21-Zyrtare: Kepa nënshkruan me Chelsean për një shumë rekorde
- 09/08/2018 00:21-Zyrtare: Courtois te Reali, Kovacic te Chelsea
- 09/08/2018 00:19-Thibaut Courtois kontratë gjashtëvjeçare me Real Madridin
Klubet e Ligës Premier i kanë bërë zyrtarizimet e fundit për afatin kalimtar veror të vitit 2018. Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit është vendosur që afati kalimtar të mbyllet para fillimit të sezonit të ri në futbollin anglez, i cili nis të premten (10 gusht 2018, me ndeshjen ndërmjet Manchester Unitedit dhe Leicester Cityt).
Pas mbylljes së afatit kalimtar veror të këtij viti (e enjte, 9 gusht, ora 18:00), klubet nga elita e futbollit anglez nuk mund të blejnë më lojtarë, por do të mund të shesin futbollistë në ligat tjera, derisa afatet kalimtare të jenë të hapura.
Tashmë klubet e Ligës Premier e kanë kaluar shifrën prej një miliard funtesh (1.11 miliard euro), por kanë shpenzuar më pak se ne vitin e kaluar, kur ishin shpenzuar 1.4 miliard funte (1.55 miliard euro).
Klubet nga ligat tjera angleze (Championship, League One dhe League Two) mund të huazojnë futbollistë apo mund të nënshkruajnë me lojtarë të lirë deri më 31 gusht.
Si gjithmonë, Telegrafi ju ka informuar për secilin detaj në kohë reale në lidhje me zyrtarizimet deri në mbyllje të afatit të sivjetmë kalimtar veror në Ligën Premier.
09/08/2018 19:32-Zyrtarizimet në ditën e fundit të afatit kalimtar veror në futbollin anglez
Liga Premier
Thibaut Courtois – Chelsea te Real Madridi
Caglar Soyuncu – Freiburg te Leicester
Andres Gomes – Barcelona te Evertoni, huazim
Sergio Rico – Sevilla te Fulhami, huazim
Mateo Kovacic - Real Madrid te Chelsea, huazim
Andre-Frank Zambo Anguissa- Marseille te Fulhami
Lucas Perez – Arsenal te West Hami
Bernard – (lojtar i lirë) te Evertoni
Carlos Sanchez – Fiorentina te West Hami
Leander Dendoncker – Anderlecht te Wolves, huazim
Joe Bryan – BristolCity te Fulhami
Isaac Mbenza – Montpellier te Huddersfieldi
Peter Gwargis – Jonkopings Sodra te Brightoni
Dan Burn – Wigan Athletic te Brightoni
Victer Camarasa – Real Betis te Cardiff City
Filip Benkovic – Dinamo Zagreb te Leicester City
Daniel Arzani – Melbourne City te Manchester City
Championship
Duane Holmes - Scunthorpe te Derby County
Sam Clucas - Swansea City te Stoke
Declan John - Rangers te Swansea City
Gary Gardner - Aston Villa te Birmingham City
Jay Dasilva - Chelsea te Bristol City, huazim
Michael Hefele - Huddersfield Town te Nottingham Forest
Lukas Nmecha - Manchester City te Preston, huazim
Kayden Jackson - Accrington Stanley te Ipswich Town
Canice Carroll - Oxford United te Brentford
League One
Lee Angol - Mansfield Town te Shrewsbury
Jason McCarthy - Barnsley te Wycombe Wanderers
Jamie Hanson - Derby te Oxford United
Josh Gordon - Leicester City te Walsall
Tsun Dai - Bury te Oxford United
Isaiah Osbourne - Forest Green Rovers to Walsall
Ricky Holmes - Sheffield United te Oxford United, huazim
Ivan Toney - Newcastle te Peterborough
Alex Jakubiak - Watford te Bristol Rovers, huazim
Stefan Payne - Shrewsbury Town te Bristol Rovers, huazim
Ollie Norburn - Tranmere te Shrewsbury Town
Andy Mangan - Bala Town te Accrington Stanley
Sam McCallum - Herne Bay te Coventry City
Bouwe Bosma - Coventry City te Lewes, huazim njëmujor
League Two
Jason Shackell – lojtar i lirë te Lincoln City
Joan Luque - Heybridge Swifts te Lincoln City
Peter Vincenti - Coventry City te Macclesfield Town
Anthony Gerrard - Oldham te Carlisle United
Giorgio Rasulo - MK Dons te Brackley Town
09/08/2018 19:06-Leicesteri e ka transferuar Caglar Soyuncun
Leicester City e ka kompletuar transferimin e Caglar Soyuncu për 19 milionë funte (21.12 milionë euro)
09/08/2018 19:04-Dhjetë marrëveshjet që po shqyrtohen nga Liga Premier
Brighton – Montoya
Everton – Zouma, Gomes
Cardiff – Arter
Fulham – Anguissa, Fosu-Mensah, Vietto
Neëcastle - Fernandez
Southampton - Ings
Watford - Quina
09/08/2018 18:53-Zyrtarizimet kryesore në ditën e fundit të afatit kalimtar në Ligën Premier
Mateo Kovacic – Chelsea
Bernard – Everton
Leander Dendoncker – Wolverhampton
Lucas Perez – West Ham
Carlos Sanchez – West Ham
Yerry Mina - Everton
09/08/2018 18:50-Fulhami transferon mbrojtësin Joe Bryan
Fulhami ka konfrimuar se e ka transferuar mbrojtësin Joe Bryan nga Bristol City.
09/08/2018 18:49-Evertoni akoma ka mundësi ta transferojë Kurt Zouman
Evertoni është duke u përpjekur ta transferojë Kurt Zouman në formë huazimi njëvjeçar nga Chelsea.
Mbrojtësi është njëri prej 10 transferimeve që po shqyrtohen nga Liga Premier pas përfundimit të afatit kalimtar.
09/08/2018 18:42-Sam Clucas nënshkruan për Stoke City
Swansea City ka konfirmuar se Sam Clucas i është bashkuar Stoke City. Çmimi nuk është bërë i ditur.
09/08/2018 18:37-Po shqyrtohen 10 marrëveshje që janë dorëzuar në momentet e fundit
Si gjithmonë, Telegrafi ju ka informuar për secilin detaj në kohë reale në lidhje me zyrtarizimet deri në mbyllje të afatit të sivjetmë kalimtar veror në Ligën Premier.
09/08/2018 18:35-Danny Ings pritet të zyrtarizohet te Southamptoni
Sulmuesi i Liverpoolit, Danny Ings, akoma mund të transferohet te Southamptoni në formë huazimi njëvjeçar. Marrëveshja dhe dokumentacioni është dorëzuar në FA në kohë.
09/08/2018 18:23-Fulhami transferon portierin Sergio Rico
Fulhami ka konfirmuar se e ka transferuar portierin Sergio Rico nga Sevilla.
09/08/2018 18:22-Huddersfildi transferon të riun Isaac Mbenza
Huddersfild Town e ka transferuar talentin belg, Isaac Mbenza, nga Montpellier.
09/08/2018 18:21-Shkarko aplikacionin për të lexuar lajmet në një dizajnë më të bukur
Eksperiencën më të mirë të shfletimit mund ta përjetoni vetëm me aplikacionin Telegrafi:
Android: https://goo.gl/54oE6ViOS: https://goo.gl/4ncFvF
09/08/2018 18:13-Birminghami huazon Gary Gardenerin
Birminghami ka nënshkruar me mesfushorin e Aston Villas, Gary Gardener, për huazim njëvjeçar.
09/08/2018 18:11-Carlos Sanchez nënshkruan për West Hamin
West Hami e ka konfirmuar transferimin e Carlos Sanchez nga Fiorentina, i cili ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare.
09/08/2018 18:10-Edhe Andre Gomes i Barcës i bashkohet Evertont
Barcelona ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Evertonin për transferimin e Andre Gomes në formë huazimi njëvjeçar.

09/08/2018 18:08-Fulhami paguan 30 milionë funte për Andre-Frank Zambo Anguissa
Fulhami ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Marseille, Andre-Frank Zambo Anguissa, për 30 milionë funte (33.4 milionë euro).
Ekipi mjekësor i Fulhamit ndodhet në Francë për testet mjekësore.
09/08/2018 18:06-Caglar Soyuncu pritet të zyrtarizohet te Leicesteri
Caglar Soyuncu ka arritur marrëveshje transferimi te Leicesteri para përfundimit të afatit kalimtar, por zyrtarizimi ka ngecur për shkak të lejes së punës.
Dokumentacioni tashmë i ëhstë dërguar Federatës Angleze të futbollit, ndërsa zyrtarizimi do të ndodhë pas marrjes së lejes së punës që do të zgjasë disa ditë.
Nëse nuk merr leje pune, marrëveshja dështon dhe Leicesteri nuk paguan asgjë.
09/08/2018 18:00-Përfundon afati kalimtar veror 2018 në Ligën Premier
Tashmë (9 gusht, në orën 18:00) është mbyllur afati i sivjetmë kalimtar veror në Ligën Premier.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në lidhje me transferimet që janë zyrtarizuar në momentet e fundit dhe nuk janë bërë akoma publike.
09/08/2018 18:00-Walsalli e ka transferuar Gordonin nga Leicesteri
Sulmuesi i Leicester Cityt, Josh Gordon, ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Walsallin.
09/08/2018 17:56-Konfirmon Barcelona: Yerry Mina te Evertoni
Barcelona ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Evertonin për transferimin e Yerry Minas.

09/08/2018 17:54-Fulhami po i bën përpjekjet e fundit
Sulmuesi i Atletico Madridit, Luciano Vietto, mund të huazohet.
Mbrojtësi i Manchester United, Timothy Fosu-Mensah, po ashtu mund të transferohet në formë huazimi.
09/08/2018 17:52-Carlos Sanchez kalon testet te West Hami
Carlos Sanchezi i Fiorentinas i ka kaluar testet mjekësore dhe ka arritur marrëveshje t’i bashkohet West Hamit.
09/08/2018 17:48-Konfirmohet: Evertoni transferon Bernardin
Evertoni ka konfirmuar se ka nënshkruar me mesfushorin brazilian, Bernard.
Futbollisti ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e ri.
Bernard ka luajtur te Shakthar Donetsku nga viti 2013, mirëpo në qershor u largua kur i skadoi kontrata.
09/08/2018 17:44-Lojtarët që pritet të zyrtarizohen para mbylljes së afatit
Kur jemi në minutat e fundit të afatit kalimatar, më poshtë jua sjellim transferimet që mund të ndodhin:
Mina, Gomes dhe Bernard – te Evertoni
Arter – te Cardiff
Fosu-Mensah dhe Vietto – te Fulhami
Fernandez –te Newcastle
Jordan Ayew – te Crystal Palace
...dhe natyrisht se duhet të ndodhë edhe ndonjë befasi.
09/08/2018 17:41-Vazhdojnë përpjekjet e Evertonit në çastet e fundit
Evertoni është shumë afër që të arrijë marrëveshje për Bernard, pritet vetëm zyrtarizimi.
Po ashtu thuhet se përfaqësues të klubit nga shkuar në Barcelonë për t’ia bërë testet mjekësore Yerry Minas, ku po ashtu do të ekzaminohet edhe mesfushori Andre Gomes.
09/08/2018 17:36-Talenti i Chelseat, Jay Dasilva huazohet te Bristoli
Talenti i Chelseat, Jay Dasilva, i është bashkuar Bristol City në formë huazimi njëvjeçar.
09/08/2018 17:33-Luciano Vietto pranë huazimit nga Fulhami
Fulhami është pranë huazimit të sulmuesit Luciano Vietto nga Atletico Madridi, raporton Sky.
09/08/2018 17:29-Lojtarët që mund të largohen nga Chelsea
Bakayoko – ka interesim të madh nga Milani
Drinkwater – Të interesuar Everton, West Ham dheLeicesteri
Loftus-Cheek - Palace e dëshiron akoma huazimin e tij
Victor Moses – Wolves i duan shërbimet e tij
Michy Batshuayi - kërkohet nga Valencia
Kurt Zouma – Evertoni po bën përpjekje ta transferojë
09/08/2018 17:20-Unitedit i duhet një mbrojtës
Edhe pse kanë mbetur edhe pak minuta deri në mbyllje të afatit kalimtar, ekspertët thonë se Jose Mourinho duhet ta transferojë një mbrojtës.

09/08/2018 17:18-Timothy Fosu-Mensah pranë Fulhamit
Fulhami është pranë marrëveshjes për transferimin e Timothy Fosu-Mensah nga Manchester Unitedi, thonë burimet e Sky.

09/08/2018 17:13-Tottenhami do të hyjë në histori
Tottenham Hotspur do të bëhet klubi i parë në Ligën Premier që nuk bënë asnjë transferim në afatin kalimtar veror që nga viti 2003.
09/08/2018 17:06-Michael Hefele nënshkruan për Nottingham Forest
Mbrojtësi i Huddersfield Town, Michael Hefele, i është bashkuar Nottingham Forestiti. Shuma e transferimit nuk është bërë e ditur.
09/08/2018 17:05-Edhe Bernard te Evertoni
Bernard ka arritur marrëveshje personale dhe ka marrë leje pune për në Evrope dhe do t’i bashkohet Evertonit, raporton Sky Sports News.
Futbollisti brazilian do të konfirmohet si lojtar i Evertonit gjatë orës së mbetur.
09/08/2018 17:01-Zouma do të huazohet te Evertoni?
Evertoni duket të jetë klubi më aktiv në këtë ditë të fundit të afatit kalimtar veror në Ligën Premier.
Sipas L’Equipe, klubi i dytë nga Liverpuli është pranë huazimit të Kurt Zoumas nga Chelsea.

09/08/2018 16:59-Ospina arrin marrëveshje me Besiktasin
Portieri i Arsenalit, David Ospina, ka arritur marrëveshje personale me Besiktasin.

Kolumbianit i është bërë e ditur se mund të largohet nga Topçinjtë, pas transferimit të Bernd Lenos nga Bayer Leverkuseni.
09/08/2018 16:56-Federico Fernandez për testet mjekësore te Newcastle
Federico Fernandez ndodhet në Tyneside për testet mjekësore para transferimit te Newcastle United.
Newcastle është pranë arritjes së marrëveshjes me Swansea Cityn për transferimin e mbrojtësit për gjashtë milionë funte (6.67 milionë euro).
09/08/2018 16:39-Dyshja e Barcës pranë zyrtarizimit te Evertoni
Evertoni dëshiron të finalizojë transferimet e dyshes së Barcelonës, Yerry Mina dhe Andre Gomes.
Mina do të nënshkruajë kontratë të përhershme, kurse Gomes do të huazohet për një sezon.
09/08/2018 16:38-Kepa gjatë prezantimit te Chelsea: Është një hap para në karrierën time
Futbollisti më i ri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga, është shprehur tejet i entuziazmuar që ka kaluar te klubi londinez.
Qysh në prezantim, ai ka shprehur bindjen e tij se do të përshtatet me stilin e Maurizio Sarrit, kurse cilëson këtë si një hap përpara në karrierën e tij.
09/08/2018 16:29-Të rejat në lidhje me përpjekjet e Evertonit për Marcos Rojo
Evetoni shpreson ta transferojë Marcos Rojon nga Manchester Unitedi për 22 milionë funte (24.5 milionë euro), para mbylljes së afatit kalimtar.

Transferimi i Rojos pritet të ndodhë, përkundër se te Unitedi kanë thënë se nuk do ta lejojnë largimin e tij pa gjetur një zëvendësues. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë edhe një orë e gjysmë.
09/08/2018 16:21-Shkarko aplikacionin për të lexuar lajmet në një dizajnë më të bukur
Eksperiencën më të mirë të shfletimit mund ta përjetoni vetëm me aplikacionin Telegrafi:
Android: https://goo.gl/54oE6ViOS: https://goo.gl/4ncFvF
09/08/2018 16:20-Max Power do të nënshkruajë me Sunderlandin
Max Power është Wearside duke i bërë testet mjekësore te Sunderlandi,pasi është arritur marrëveshja e transferimit të mesfushorit të Wiganit.
09/08/2018 16:17-Kepa pozon me fanellën e Chelseat
Portieri i ri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga, ka pozuar me fanellën e tij të re.

09/08/2018 16:11-Tottenhami nuk do të bëjë ndonjë transferim në çastet e fundit
Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, ka thënë se Spursat nuk e kanë në plan të bëjnë ndonjë transferim në momentet e fundit të afatit kalimtar në Ligën Premier.
Tottenhami nuk ka bërë asnjë transferim në këtë afat kalimtar dhe trajneri duket i kënaqur me skuadrën e tij.

09/08/2018 16:08-Harry Arter drejt Cardiff Cityt
Harry Arter është duke i bërë testet mjekësore te Cardiff City, pata huaizmit nga Bournemouthi.
09/08/2018 16:07-Klubet më aktive në Ligën Premier
Kur jemi shumë pranë mbylljes së afatit kalimtar veror në Ligën Premier, të shikojmë klubet që kanë qenë më aktive kësaj radhe në tregun e transferimeve.

09/08/2018 15:57-Kepa ka arritur te Chelsea për prezantim
Portieri më i shtrenjtë në histori, Kepa Arrizabalaga, ka arritur te Chelsea, ku pritet të bëhet prezantimi i tij si lojtar i Bluve.

09/08/2018 15:54-Lojtarët që dëshiron t’i largojë Liverpooli
Liverpooli e ka në plan t’i largojë disa lojtarë, mirëpo do të ketë kohë deri në fund të muajit ta bëjë këtë pasi, klubet e Ligës Premier mund të shesin lojtarë deri më 31 gusht (por nuk kanë të drejtë të blejnë pas ditës së sotme)
Për shembull, Divock Origi dhe Simon Mignolet janë lojtarët që duhet të gjejnë klube. E njëjta vlen edhe për Danny Ings.
09/08/2018 15:52-Arsenali nuk ka bërë ofertë për Dembele
Thuhet se Arsenali nuk ka bërë aspak ofertë për Ousmane Dembelen e Barcelonës, përkundër thashethemeve se Topçinjtë deshën ta transferonin.
09/08/2018 15:51-Në pritje të huazimit të Slimanit nga Feneri
Islam Slimani është pranë largimit nga Leicester City për t’iu bashkuar Fenerbahces në formë huazimi njëvjeçar.
09/08/2018 15:39-Wolves transferon Dendonckerin
Wolverhampton ka nënshkruar me mesfushorin belg, Leander Dendoncker.
Belgu vjen si huazim njëvjeçar nga Anderlechti, por me mundësi blerje në verën e ardhshme.
09/08/2018 15:16-Transferimet e Liverpoolit në këtë afat kalimtar
Ardhjet
Largimet
09/08/2018 15:06-Oxford afër rikthimit në Bundesliga
Recce Oxford po shikon mundësinë e rikthimit në kampionatin gjerman.
Hannover, RB Leipzig dhe Eintracht Frankfurt duan nënshkrimin me mbrojtësin anglez të West Hamit.
Para disa muajsh West Ham ka deklaruar se duan shitjen e Oxfordit, por vetëm për një shifër rreth 10 milionë.
09/08/2018 14:59-Milani refuzon 60 milionë eurot e Wolves për Kessie
Milani ka refuzuar skuadrën angleze, Wolverhampton për mesfushorin Franck Kessie.
Sipas Calciomercato, Rossonerët refuzuar plot 60 milionë euro për lojtarin e tyre.
09/08/2018 14:55-Çfarë ndodhi deri më tani në transferime?
Chelsea pushton rekordin botëror për portierin më të shtrenjtë me rreth 80 milionë euro për Kepa Arrizabalagan nga Atletico Bilbao.
Thibaut Courtois nënshkruan kontratë me Real Madridin.
Lucas Perez nënshkruan me West Ham Unitedin.
Mateo Kovacic i bashkohet Chelseat në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Manchester United interesohet për Maguire, Godin, Zouma, Alderweireld dhe Mina.
Ousmane Dembele refuzon të kalojë te Arsenali.
Man City nisi aksionin e fundit me nënshkrimin e perspektivës australiane, Daniel Arzani.
Afati kalimtar i verës mbyllet në orën 18:00 në Angli.
09/08/2018 14:53-Besic i bashkohet Middlesbroughit
Muhamed Besic është lojtari më i ri i Middlesbrough.
Sipas Sky Sport News, mesfushori boshnjak u transferua nga Evertoni për një shifër rreth 6 milionë funte.
09/08/2018 14:35-Fernandez për teste mjekësore te Newcastle
Mbrojtësi i Federico Fernandez thuhet se është afër largimit nga Swansea City.
Sipas Sky Sport, Fernandez është duke kryer testet mjekësore para kalimi te Newcastle United.
09/08/2018 14:26-Rico në Londër, afër zyrtarizimi te Fulhami
Sergio Rico ka arritur në Londër.
Portieri është afër të përfundoj kalimin nga Sevilla te Fulhami.
Marrëveshje është huazim i thjeshtë njëvjeçar.
09/08/2018 14:20-Watfordi e do Alcacerin, e ndihmon edhe Deulofeu
Watfordi i janë vë pas sulmuesit të Barcelonës, Paco Alcacer.
Klubi londinez e do lojtarin për një vit huazim.
Gerard Deulofeu po e ndihmon klubin e tij për të arritur qëllimin.
09/08/2018 14:09-Shkarko aplikacionin për të lexuar lajmet në një dizajnë më të bukur
Eksperiencën më të mirë të shfletimit mund ta përjetoni vetëm me aplikacionin Telegrafi:
Android: https://goo.gl/54oE6ViOS: https://goo.gl/4ncFvF
09/08/2018 13:58-Fenerbahce kërkon Zouman
Kourt Zuma mund të largohet prej Chelseat.
Fenerbahce e kërkon në formë huazimi mbrojtësin e ekipit londinez.
Klubi turk është i gatshëm ta huazojë lojtarin dhe t'ia paguajë 2.1 milionë euro Bluve për këtë huazim.
09/08/2018 13:47-Watford dëshiron huazimin e Livermore
Watford dëshiron ta transferojë mesfushorin e West Bromwich Albion, Jake Livermore.
Klubi londinez mendon një marrëveshje huazimi njëvjeçare, por me mundësi blerje.
09/08/2018 13:45-Zyrtare: Traore te Wolves
Adama Traore braktis radhët e Middelsbrough.
Futbollisti i është bashkuar klubit të Wolwerhamptonit.
Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare për shumën rekord të 23 milionë eurove.
Theksojmë se pesë herë është paraqitur edhe me fanellën e Barcelonës.
09/08/2018 13:38-Moses largohet nga Chelsea?
Victor Moses pritet të largohet gjatë ditës nga Chelsea.
Lajmin e japin mediat angleze, sipas të cilave Moses nuk bënë pjesë në planet e Maurizio Sarrit.
Gjatë orëve të ardhshme pritet të njoftohemi edhe me skuadrën e tij të re.
09/08/2018 13:26-Atletico Madrid ia ofron Fulhamit mesfushorin Luciano Vietto
Fulhami e ka rastin që ta marr në radhët e veta mesfushorin sulmues Luciano Vietto nga Atletico Madrid.
Ai ka qenë në huazim te Valencia sezonin e shkuar, ndërsa nuk ka ende vend në Wanda Metropolitano.
Vietto ishte blerë nga Villarreal në sezonin 2014-15, ku ka shënuar 20 gola në 48 ndeshje.
09/08/2018 13:25-Kovacic prezantohet te Chelsea: Ndjenjë e papërshkrueshme të jem në këtë klub
Mateo Kovacic është shfaqur shumë u lumtur me fanellën e re të Chelseat gjatë prezantimit të tij në Stamford Bridge.
Mesfushori kroat ka ardhur në huazim te blutë e Londrës për një vit pa të drejtë blerje. Lexo më shumë...
09/08/2018 13:08-Godin refuzon Unitedin
Manchester Unitedi ka bërë ofertë të vonshme për Diego Godin.
Megjithatë, sipas gazetarit Di Marzio, mbrojtës uruguaian ka refuzuar mundësinë e transferimit te Djajtë e Kuq.
Në anën tjetër mediat angleze e japin lajmin se ishte Atletico Madridi që refuzoi kalimin e Godinit.
09/08/2018 12:59-Wolves shpreson në transferimin e Zinchenkos
Klubi i inkuadruar këtë sezon në Ligën Premier, Wolverhampton po shikon edhe më shumë për përforcime.
I fundit që ka përfunduar në radarin e tyre është talenti i Manchester Cityt, Oleksander Zinchenko.
Wolves shpreson ta kompletoj gjatë ditës transferimin e ukrainasit.
09/08/2018 12:57-Puel: Maguire do të shkoj te Unitedi, por vetëm si kundërshtar
Trajneri i Leicester Cityt, Clude Puel ka folur rreth mbrojtësit të tij, Harry Maguire, i cili sipas tij do të kalojë te Manchester Unitedi, por vetëm për dy orë.
"Mund të konfirmoj se ai do të shkoj në Mançester", ka thënë fillimisht Puel.
"Por, vetëm për dy orë kur ne do të luajmë ndaj tyre të premten".
"Jam i lumtur që i kemi mbajtur lojtarët tanë më të mirë". Lexo më shumë...

09/08/2018 12:35-Drejtuesit e Evertonit në Barcelonë, duan ta mbyllin sa më shpejt transferimin e Yerry Minas
Evertoni dëshiron ta mbyll brenda orësh transferimin e mbrojtësit kolumbian, Yerry Mina.
Sipas Sky Sport News, drejtuesit e klubit anglez kanë udhëtuar drejt qytetit spanjoll për ta mbyllur marrëveshjen.
Mina pritet t'i kryej testet mjekësore në Spanjë shkaku i kohës së pakët para mbylljes së afatit kalimtar në Angli.
09/08/2018 12:13-Rose dëshiron kalimin te PSG
Reprezentuesi i Anglisë, Danny Rose dëshiron t'i bashkohet Neymar dhe kompanisë së tij.
Sipas The Sun, Rose tashmë ka refuzuar Schlaken në favor të një transferimi te Paris Saint-Germain.

09/08/2018 12:05-Unitedi tenton transferimin e Godinit
Machester Unitedi i është bashkuar garës për Diego Godin.
Sipas Sky Sport News, Djajtë e Kuq janë duke tentuar transferimin e mbrojtësit të Atletico Madridit në ditën e fundit të afatit kalimtar.
09/08/2018 11:47-Leicesteri transferon Benkovicin
Leicester City ka kompletuar transferimin e Felip Benkovic.
Lojtari ka ardhur nga Dinamo Zagreb dhe thuhet se ka kushtuar 13 milionë funte.
09/08/2018 11:46-Tottenham pas Joao Marios
Tottenham Hotspur po shtyn transferimin e Joao Marios nga Interi në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Edhe mesfushori portugez është i interesuar të rikthehet në Ligën Premier pas gjashtë muajve si i huazuar te West Hami.
09/08/2018 11:41-Fulhami kërkon Montoyan
Fulham është në bisedime me Valencian për mbrojtësin Martin Montoya.
Sipas Sky, klubi londinez është afër një marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djathtë.
09/08/2018 11:39-Zyrtare: West Hami transferon Lucas Perezin

Lucas Perez do të jetë lojtari më i ri i skuadrës angleze, West Ham United.
Sulmuesi spanjoll ka kryer me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar tashmë me londinezët.
Perez ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Çekanët.
Transferimi i tij nga Arsenali thuhet se ka kushtuar pesë milionë funte.
09/08/2018 11:37-Shkarko aplikacionin për të lexuar lajmet në një dizajnë më të bukur
Eksperiencën më të mirë të shfletimit mund ta përjetoni vetëm me aplikacionin Telegrafi:
Android: https://goo.gl/54oE6ViOS: https://goo.gl/4ncFvF
09/08/2018 11:36-Clucas te Stoke City
Sam Clucas pritet ta vazhdoj karrierën te Stoke City.
Mesfushori ka arritur te Stoke për teste mjekësore para kalimin nga Swansea.
Sipas Sky Sport News, transferimi i tij do të kushtoj gjashtë milionë funte.
09/08/2018 11:34-Përveç Minas, Evertoni synon edhe Andre Gomesin
Andre Gomes është i kërkuari i radhës nga skuadra angleze, Everton.
Evertoni është duke kërkuar kompletimin e transferimit të mesfushorit të Barcelonës, Gomes.
Sipas The Sun, skuadra angleze ka arritur marrëveshje me Minan dhe është afër edhe transferimit të portugezit.
09/08/2018 11:31-Rojo kërkohet nga PSG dhe Marseille
Marcos Rojo ka përfunduar në radarin e gjigantëve francezë.
Sipas Le10Sport, Marseille dhe PSG janë në kontakt me Unitedit në lidhje me çmimin e Rojos.
Çmimi mendohet të jetë rreth 35 milionë euro dhe të dyja skuadrat mendohet se janë të gatshme ta paguajnë.
09/08/2018 11:23-Mourinho: Me sa di, nuk do të ketë ardhje tjera
Jose Mourinho nuk është "i sigurt" nëse Manchester Unitedi do të përfundojë transferimet, pavarësisht se Djajtë e Kuq kanë pasur një afat kalimtar të qetë.
Portugezi ka shprehur rregullisht zhgënjimin e tij në atë që ka qenë një verë testuese për ata në Old Trafford.
Ai kishte shpresuar për më shumë transferime të reja në një skuadër që mbaronte 19 pikë larg nga kampionët e Ligës Premier të sezonit 2017-18, por ka parë duart e tij të lidhura në tregun e transferimeve. Lexo më shumë...
09/08/2018 11:18-Lucas Perez afër zyrtarizimit te West Hami
Lucas Perez ka arritur marrëveshje për transferimin e tij te West Hami nga Arsenali.
Sulmuesi spanjoll ka kryer tashmë testet mjekësore dhe pritet të zyrtarizohet brenda orëve.
09/08/2018 11:00-Slimani në radarin e Fenerbahces
Islam Slimani më nuk bën pjesë në planet e Leicester Cityt.
Këtë po mundohet ta shfrytëzojë skuadra turke, Fenerbahce.
Kjo e fundit po mundohet ta huazojë dhe në fund të sezonit ta blejë kartonin e sulmuesit.
09/08/2018 10:48-Skuadrat e rikthyera në Ligën Premier shpenzojnë shumë
Të rikthyerit në Ligën Premier, Fulham, Wolverhampton dhe Cardiff City kanë shpenzuar 160 milionë euro për përforcime këtë verë.
Kjo shifër është vetëm pesë milionë më pak sesa së bashku Manchester United, Manchester City dhe Tottenham.
Gjithashtu investime të mëdha kanë bërë edhe klubet më të vogla si Brighton (60 milionë për tre lojtarë) dhe Huddersfield 53 sosh.
09/08/2018 10:45-Dembele refuzon kalimin te Arsenali
Osumane Dembele thuhet se ka refuzuar transferimin te Arsenali në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Sipas mediave angleze, Dembele shpreson ta shoh Paul Pogban në Camp Nou dhe të luajnë së bashku te Barcelona.
09/08/2018 10:05-Fekir mbetet ende objektiv i Liverpoolit?
Ylli francez i Lyonit, Nabil Fekir ende vazhdon të mbetet objektiv i anglezëve të Liverpoolit.
Sipas Sky Sport News, Liverpooli po shikon mundësinë e transferimit të francezit para mbylljes së afatit kalimtar.
Përveç Fekir, Reds janë duke shikuar edhe kah Christian Pulisic i Borussia Dortmundit.

09/08/2018 09:59-Ayew huazohet te Crystal Palace
Jordan Ayew do të luaj në sezonin e ri me skuadrën e Crystal Palace.
Sipas Sky Sport News, lojtari ka kompletuar huazimin e tij njëvjeçar nga Swansea City.
09/08/2018 09:37-Sturaro drejt Watfordit
Mesfushori i Juventusit, Stefano Sturaro, do të huazohet në Watford.
Marrëveshje është me opsion blerje për 18 milionë euro.
09/08/2018 09:35-Manchester United lëviz për Zouman e Chelseat
Manchester United është në kërkim të një mbrojtësi qendror, ndërsa së fundi Kurt Zouma është në radarin e tyre.
Jose Mourinho ka punuar me të te Chelsea dhje i njeh aftësitë e tij.
United siç duket e kanë humbur garën me Everton, për mbrojtësin e Barcelonës Yerry Mina.
09/08/2018 09:31-Batshuayi kërkon transferimin te Valencia
Sulmuesi i Chelseat, Michy Batshuayi kërkon të luaj për Valencian, raporton gazeta Marca.
Batshuayi ka vendosur të largohet nga Chelsea këtë verë dhe kërkon të luaj te Valencia, të cilët e duan me huazim.
24-vjeçari belg ishte objektiv edhe i skuadrave tjera si Atletico Madrid, Sevilla dhe Borussia Dortmund, ku luajti në gjashtë muajt e fundit.
09/08/2018 09:29-Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë në histori për secilën pozitë, Liga Premier prin me gjashtë blerje
Tashmë nuk është sekret që një lojtar i mirë kushton mbi 50 milionë funte.
Kur kthehesh dhe e shikon formacionin më të shtrenjtë në histori, atëherë e kupton që lojtari më i lirë në atë formacion kushton 47 milionë funte (52.5 milionë euro). Lexo më shumë...
09/08/2018 09:27-Evertoni afër transferimit të Yerry Minas
Mbrojtësi i Barcelonës, Yerry Mina, është afër kompletimit të transferimit te Evertoni.
Kolumbiani ishte objektiv i Manchester Unitedit, por sipas Sky Toffees janë afër transferimit të tij.

09/08/2018 09:23-Zyrtare: Man City nënshkruan me Arzanin
Daniel Arzani është lojtari më i ri i kampionit aktual të Ligës Premier, Manchester Cityt.
Mesfushori australian ka nënshkruar me Cityn nga skuadra Melbourne City.
09/08/2018 09:08-West Bromvich Albion nis bisedimet me Besiktasin
Klubi turk kërkon mesfushorin Nacer Chadli në formë huazimi me mundësi të blerjes në fund të sezonit.
"Shqiponjat e Zeza" e kërkojnë belgun si zëvendësues të të larguarve, Ricardo Quaresma dhe Anderson Talisca.
09/08/2018 08:58-Kalimi i Kovacicit te Chelsea i hap rrugën transferimit të Bakayoko në Serie A
Mateo Kovacic ka kaluar te Chelsea si huazim një vjeçar, ndërsa kjo i ka hapur derën largimit të Tiemoue Bakayoko drejt Milanit.
Sipas Calciomercato.com, Milani është duke punuar për detajet e fundit sa i përket francezit Bakayoko. Lexo më shumë...

09/08/2018 08:53-Leicester City arrin marrëveshje për transferimin e Soyuncu
Leicester City thuhet se ka arritur marrëveshje me gjermanët e Freiburgut për qendërmbrojtësin, Caglar Soyuncu.
Transferimi i mbrojtësit turk thuhet se do t'i kushtoj Dhelprave plot 19 milionë funte apo diçka më shumë se 21 milionë euro.
22-vjeçari ka qenë edhe objektiv i Arsenalit, ndërsa gjatë ditës pritet të nënshkruaj kontratën.
09/08/2018 08:48-Maguire vazhdon të kërkoj kalimin te Unitedi
Mbrojtësi anglez i Leicester Cityt, Harry Maguire pëlqen transferimin e tij te Manchester Unitedi.
Maguire thuhet se kërkon dhe shpreson në kalimin e tij në Old Trafford para mbylljes së afatit kalimtar.

09/08/2018 08:43-Unitedi vazhdon kërkimin huazimin e Boatengut
Manchester Unitedi vazhdon ta pëlqej mbrojtësin gjerman të Bayern Munichut, Jerome Boateng.
Megjithatë, drejtuesit e Djajve të Kuq e duan gjermanin në formë huazimi.
09/08/2018 08:40-West Ham pas Llorentes
West Ham janë duke menduar që ta bajnë një ofertë të fundit për sulmuesin e Tottenhamit, Fernando Llorente.
Manuel Pellegrini e pëlqen shumë lojtarin dhe e sheh si ideal për sulmin e tij. Andy Carroll është i lënduar dhe Pellegrinit i duhet edhe një sulmues.
09/08/2018 08:37-Aston Villa i thotë Tottenhamit se Grealish nuk është në shitje
Aston Villa ka refuzuar ofertën e Tottenhamit prej 25 milionë funteve për Jack Grealish dhe iu ka treguar se lojtari nuk është në shitje.
23 vjeçari ka qenë objektivi kryesor i klubit në javën e fundit.
09/08/2018 02:19-Arsyeja e mbylljes së hershme të afatit kalimtar në Ligën Premier
Në shtatorin e vitit 2017, klubet votuan që afati kalimtar të mbyllej para se të fillonte sezoni. Trajnerët janë ankuar se blerja e lojtarëve pasi të ketë filluar sezoni, shkakton çrregullime në skuadrat e tyre, si edhe në përgatitjet e ndeshjeve.
Dhe meqenëse të premten fillon sezoni 2018/2019 në Ligën Premier, u vendos që e enjtja (9 gusht) të ishte dita e fundit për blerjen e lojtarëve nga klubet elitare angleze për këtë afat kalimtar veror.
Megjithatë, u vendos që klubet të kenë të drejtë të shesin lojtarë deri më 31 gusht (kur edhe është afati përfundimtar i vendosur nga FIFA).
Edhe Italia ka një përfundim të ri të afatit kalimtar, i cili përfundon të premten më 17 gusht, një ditë para fillimit të sezonit të ri në Serie A.
Spanja, Gjermania dhe Franca i kanë lënë hapur afatet e transferimeve deri më 31 gusht.
09/08/2018 02:18-Ky afat kalimtar ka shënuar rënie në numrin e transferimeve
Nga viti 2014, çdo vit ka pasur rënie në numrin e lojtarëve të transferuar.
Në qershor të këtij viti ka pasur 27 lojtarë të transferuar (një më shumë se në vitin 2015), mirëpo në korrik ka shënuar rënie – vetëm 37, në krahasim me 52, 57, 46 dhe 55, në krahasim me katër vitet e mëparshme.
Gjatë gushtit (para ditës së fundit) janë transferuar vetëm 14 lojtarë.
09/08/2018 02:17-Klubet që kanë shpenzuar më së shumti deri më tani (në funte)
Liverpooli është klubi që ka shpenzuar më së shumti në këtë afat kalimtar, 158 milionë funte (175 milionë euro).
09/08/2018 02:13-Opsionet e Manchester Unitedit
Jose Mourinho dëshiron së paku edhe një transferim te Manchester Unitedi para mbylljes së afatit kalimtar.
Shënjestrat e Djajve të Kuq për mbrojtjen

Jerome Boateng (Bayern Munich)
Harry Maguire (Leicester City)
Toby Alderweireld (Tottenham Hotspur)
Yerry Mina (Barcelona)
Boateng duket si opsioni më i mundshëm.
09/08/2018 01:58-Transferimi më i shtrenjtë i kësaj vere në Ligën Premier
Transferimi më i madh i kësaj vere në Ligën Premier ndodhi të mërkurën, kur Chelsea e transferoi portierin Kepa Arrizabalaga nga Athletic Bilbao për 71 milionë funte (78.76 milionë euro).
Ky ishte një rekord transferimi për Blutë, por edhe një rekord botëror për një portier duke tejkaluar Liverpoolin që shpenzoi 66.8 milionë funte (74 milionë euro) për transferimin e Alissonit nga Roma.
09/08/2018 01:45-Spekulime: Tetë lojtarët që mund të ndërrojnë ambient
A do të bëjë Tottenhami më në fund ndonjë transferim, a do të mbetet Anthony Martial te Manchester Unitedi? Më poshtë jua sjellim disa emra të tjerë që mund të ndërrojnë klube.

Toby Alderweireld (Tottenham Hotspur) – është lidhur me Manchester Unitedin
Danny Ings (Liverpool) – është lidhur me Crystal Palace, Southampton, Leicester City, Newcastle United
Harry Maguire (Leicester City) – është lidhur me Manchester Unitedin
Anthony Martial (Manchester United) – është lidhur me Tottenham Hotspur, Chelsea, Paris Saint-Germain

Aaron Ramsey (Arsenal) – është lidhur me Chelsea, Liverpool
Willian (Chelsea) - është lidhur me Barcelonën, Real Madridin, Manchester Unitedin
Wilfried Zaha (Crystal Palace) – është lidhur me Borussia Dortmund, Chelsea, Tottenham
Simon Mignolet (Liverpool) – është lidhur me Barcelonën, Besiktasin
09/08/2018 01:30-Është koha e afatit kalimtar, jeni lojtar i lirë: Te cili klub do të transferoheshit?
09/08/2018 01:29-Disa prej transferimeve që mund të ndodhin në ditën e fundit të afatit kalimtar
Jerome Boateng – Nga Bayern Munichu te Manchester Unitedi
Ousmane Dembele – Nga Barcelona te Manchester Unitedi ose Arsenali
Marcos Rojo – Nga Manchester Unitedi te Evertoni
Nabil Fekir – Nga Lyoni te Liverpooli ose Chelsea
Yerry Mina – Nga Barcelona te Manchester Unitedi ose Evertoni
Jack Grealish – Nga Aston Villa te Tottenham Hotspur
Alvaro Negredo – Nga Besiktasi te Cardiffi
09/08/2018 01:26-La Liga një opsion për Batshuayin?
Sipas Gianluca Di Marzio, Valencia ka kontaktuar Chelseat për një transferim të mundshëm të sulmuesit belg, Michy Batshuayi.

09/08/2018 01:24-Barcelona ka pak orë në dispozicion që t’ua shesë lojtarët e padëshiruar klubeve të Ligës Premier
Afati kalimtar në Spanjës zgjat deri në fund të muajit gusht, por ai i Ligës Premier mbyllet të enjten. Barcelona ka oferta për disa lojtarë të saj pikërisht nga klubet angleze.
Janë disa lojtarë të padëshiruar që Blaugranët do të shpresojnë t’ua shesin klubeve nga Liga Premier në çastet e fundit të afatit kalimtar veror.
09/08/2018 01:22-Unitedi vazhdon kërkimin për një mbrojtës
Djajtë e Kuq pritet të bëjnë një ofertë që do të bind Tottenhamin për Toby Alderweireld.
09/08/2018 01:19-Ende ka shpresë për Klopp
Liverpooli ende mund të nënshkruajë me Christian Pulisic, Borussia Dortmundi nuk ia ka mbyllur plotësisht dyert skuadrës së Jurgen Klopp
09/08/2018 01:18-Disa prej transferimeve të mëdha te klubet e Ligës Premier
Xherdan Shaqiri - Nga Stoke City te Liverpooli
Kepa Arrizabalaga – Nga Athletic Bilbao te Chelsea
Alisson Becker – Nga Roma te Liverpooli
Riyad Mahrez - Nga Leicester City te Manchester City
Fred - Nga Shakhtar te Manchester United i
Naby Keita - Nga RB Leipzig te Liverpooli
Fabinho - Nga Monaco te Liverpooli
Mateo Kovacic – Nga Real Madridi te Chelsea
Richarlison - Nga Watford te Evertoni
Felipe Anderson - Nga Lazio te West Hami
Jean Michael Seri - Nga Nice te Fulhami
Jefferson Lerma - Nga Levante te Bournemouthi
09/08/2018 01:17-Chelsea – Fekir
Lyoni i ka bërë të ditur Chelseat se nëse dëshirojnë të nënshkruajnë me Nabil Fekir duhet të paguajnë 70 milionë euro.

09/08/2018 01:10-Besiktasi i vendos çmim Vidas
Interesimi i Arsenalit për Domagoj Vidan vazhdon, por Besiktasi tashmë ka lajmuar Topçinjtë se nëse dëshirojnë kroatin duhet të paguajnë 30 milionë euro.

09/08/2018 01:04-Evertoni pas dyshesh së Barçës
Everton i ka bërë ofertë Barcelonës për Andre Gomes, ndërsa Yerry Mina vazhdon të jetë caku kryesor.
09/08/2018 00:37-Zouma drejt Unitedit
Sipas L'Equipe, Manchester United ka biseduar me Chelseat për një transferim të mundshëm të mbrojtësit francez, Kurt Zouma.

09/08/2018 00:34-Rose afër kalimit te Schalke
Schalke ka filluar bisedimet me Tottenhamin për huazimin e Danny Rose
09/08/2018 00:24-Pesë transferimet më të mëdha të portierëve në histori
Tri nga këto transferime kanë ndodhur gjatë verës së 2018
09/08/2018 00:21-Zyrtare: Kepa nënshkruan me Chelsean për një shumë rekorde
Chelsea ka kompletuar transferim e Kepa Arrizabalaga nga Athletic Bilbao.
Lojtari i është bashkuar klubit nga Stamford Bridge për një shumë rekorde për një portier, 71 milionë funte (78.8 milionë euro).
09/08/2018 00:21-Zyrtare: Courtois te Reali, Kovacic te Chelsea
Real Madrid ka njoftuar blerjen e Thibaut Courtois nga Chelsea.
Belgu ka në nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare, ndërsa blerja e tij besohet si i ka kushtuar Los Blancos rreth 35 milionë euro.
Si pjesë e marrëveshjes është edhe Mateo Kovacic, i cili është huazuar te Chelsea me të drejt blerje.
09/08/2018 00:19-Thibaut Courtois kontratë gjashtëvjeçare me Real Madridin
Thibaut Courtois është në pritje që Chelsea dhe Real Madridi ta mbyllin marrëveshjen.
Sipas HLN, portieri belg nuk është kthyer në stërvitje me klubin londinez.









































































