Afati kalimtar veror i sivjetmë ishte më ndryshe në krahasim me vitet e kaluara. Derisa në të kaluarën, në ligat kryesore, dita e fundit e afatit kalimtar ishte e njëjtë (31 gusht), në vitin 2018 gjërat ishin më ndryshe. Kjo për faktin se Liga Premier dhe Serie A vendosën që të kenë data të ndryshme të përfundimit të afatit veror që lidhen me fillimin e sezonit të ri, 2018/2019.

Në elitën e futbollit anglez, 9 gushti ishte dita e fundit e ‘afatit kalimtar veror 2018’, ndërsa ky afat në Serie A përfundoi më 17 gusht, që të dy para fillimit të sezonit të ri në kampionatet respektive.

Klubet spanjolle nuk vendosën të bënin ndonjë ndryshim në rrjedhën e afatit kalimtar veror, prandaj afati përfundoi në datën e zakonshme, më 31 gusht (e premte) në orën 23:59.

Njësoj vepruan edhe Bundesliga (ku afati kalimtar u mbyll më 31 gusht në orën 18:00) dhe Ligue 1 (ku afati kalimtar u mbyll më 31 gusht në orën 23:59).

Edhe pas kësaj date klubet mund të shesin ose të japin në huazim lojtarë në ligat ku afati kalimtar vazhdon të jetë i hapur.


Si gjithmonë, Telegrafi ju mbajti të informuar për secilin detaj në kohë reale në lidhje me zyrtarizimet deri në mbyllje të afatit të sivjetmë kalimtar veror në ligat kryesore evropiane.

Afati do të vazhdojë të jetë i hapur deri më 1 shtator në Danimarkë, Skoci dhe Turqi; deri më 2 shtator në Holandë; deri më 6 shtator në Rusi; deri më 21 shtator në Portugali dhe deri më 18 tetor në Australi.

01/09/2018 00:24-Zyrtare: Angella i bashkohet Charleroit

Udinese e ka dërguar në huazim mbrojtësin Gabriele Angella te klubi belg, RSC Charleroi.

31/08/2018 23:46-Zyrtare: Betisi konfirmon transferimin e Lo Celsos

Betisi ka konfirmuar transferimin e Lo Celsos.

31/08/2018 23:29-Zyrtare: Dembele i bashkohet Lyonit

Lyoni ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Moussa Dembeles nga Celtic.

Lexoni më shumë...

31/08/2018 23:19-Zyrtare: Karamoh huazohet te Bordeaux

Interi e ka dërguar në huazim anësorin Yann Karamoh te Girondins de Bordeaux, por klubi francez nuk e ka opsionin e blerjes.

31/08/2018 22:46-Celtic arrin marrëveshje për shitjen e Dembeles te Lyoni

Celtic ka arritur marrëveshje për ta shitur Moussa Dembelen te Lyoni për 30 milionë euro.

Transferimin e ka kërkuar vet lojtari pasi ka ndjerë se i ishin thyer premtimet nga klubi skocez.

Transferimi pritet të kompletohet në momentet e fundit të afatit kalimtar.

31/08/2018 22:44-Bisedime për Jese Rodriguezin

Jese Rodriguez mund të kalojë në momentet e fundit të afatit kalimtar te Nantes nga PSG, raporton Marca.

31/08/2018 22:42-Schmeichel rinovon deri në vitin 2023

Kasper Schmeichel i ka qëndruar besnik Leicester Cityt.

31/08/2018 22:09-Zyrtare: Cornelius transferohet te Bordeaux

Atalanta ka vendosur ta huazojë sulmuesin danez Andres Cornelius në Ligue 1.

25-vjeçari nuk kishte hapësirat e mjaftueshme tek Atalanta dhe iu bashkua Bordeauxit në një huazim një vjeçar.

Klubi francez ka të drejtën e blerjës së lojtarit pas një viti por që shuma nuk është bërë publike.

31/08/2018 22:07-Mayoral prezantohet te Levante

Borja Mayoral është prezantuar tek skuadra e re Levante.

Sulmuesi i talentuar spanjoll është huazuar tek Levante nga kampionët e Evropës, Real Madrid.

31/08/2018 21:03-Zyrtare: Talenti shqiptar firmos me Hannoverin

Mesfushori i talentuar nga Kosova, Florent Muslija është larguar nga Karsluher.

20-vjeçari iu ka bashkuar skuadrës elitare në Gjermani, Hannover 96 ku ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.

Florent Muslija

31/08/2018 20:55-Zyrtare: Imbula huazohet te Rayo Vallecano

Mesfushori Gianelli Imbula është huazuar nga Stoke City te Rayo Vallecano për një vit.

Screenshot 1 31

31/08/2018 20:38-Zyrtare: Bebe kalon nga Eibari te Rayo Vallecano

Rayo Vallecano ka konfirmuar transferimin e Bebes nga Eibari.

31/08/2018 20:25-Zyrtare: Borja Mayoral kalon nga Real Madridi te Levante

Levante ka siguruar shërbimet e sulmuesit Borja Mayoral në formë huazimi nga Real Madridi.

31/08/2018 19:48-Zyrtare: Bazoer kalon te Porto

Proto ka siguruar firmën e holandezit 21 vjeçar, Riechedly Bazoer në formë huazimi prej Wolfsburgut.

31/08/2018 19:47-Zyrtare: PSG transferon Bernat nga Bayern Munichu

Paris Saint - Germain ka kompletuar transferimin e Juan Bernat nga Bayern Munichu.

Ai ka nënshkruar kontratë trivjeçare me klubin francez. Lexo më shumë... 

31/08/2018 19:44-Zyrtare: Roberto Rosales lojtar i Espanyolit

Roberto Rosales ka kaluar testet mjekësore te Espanyoli dhe zyrtarisht është lojtar i ri i klubit katalanas.

31/08/2018 19:43-Zyrtare: Fabio Coentrao kalon te Rio Ave

Rio Ave ka konfirmuar transferimin e Fabio Coentroas.

https://twitter.com/RioAve_FC/status/1035557183864426496

31/08/2018 19:17-Douglas Luiz i është bashkuar Gironas

Futbollisti i Manchester Cityt, Douglas Luiz, gjatë këtij sezoni do të luaj si huazim te Girona.

31/08/2018 19:07-Abraham huazohet te Aston Villa

Sulmuesi i Chelseat, Tammy Abraham, i është bashkuar Aston Villa në formë huazimi njëvjeçar.

31/08/2018 18:58-Collantes luan te Murcia

Juan Jose Collantes do ta vazhdojë karrierën te Murcia, ku është transferuar nga Elche.

31/08/2018 18:46-Cornelius dhe Karamoh drejt Bordeaux

Sulmuesi i Atalantas, Andreas Cornelius, pritet ta ndjekë futbollistin e Interit, Yann Karamoh, duke u huazuar te Girondins de Bordeaux.

31/08/2018 18:37-Talenti i Liverpoolit drejt Crewe

Talenti i Liverpoolit, Corey Whelan, i është bashkuar skuadrës së Crewe në formë huazimi deri në fund të sezonit.

31/08/2018 18:19-Sheffield Wednesday huazon mbrojtësin e Chelseat

Michael Hector i Chelseat kalon te Sheffield Ëednesday në formë huazimi.

31/08/2018 18:17-Zyrtare: Sevilla transferon Quincy Promes

Sevilla ka arritur të kompletojë transferimin e Quincy Promes për Spartak Moskën.

Klubi spanjoll ka paguar 20 milionë euro për të pasi dështoi transferimin e Mariano Diaz.

31/08/2018 17:48-Boateng pranon se ka pasur bisedime me PSG-në

Jerome Boateng ka pranuar se ka pasur bisedime me PSG-në për një transferim dhe se atij i ka interesuar projekti i klubit francez.

Oferta e Bayernit nuk u pranua nga PSG dhe klubi francez u tërhoq. Lexo më shumë...

boateng

31/08/2018 17:46-Ben Arfa vendos të dielën për të ardhmen e tij

Hatem Ben Arfa do të presë që të vendosë për të ardhmen e tij deri të dielën.

Ish-sulmuesi i PSG-së aktualisht pa kontratë pritet që të arrijë marrëveshje jashtë prej afatit kalimtar.

Nice, Rennes dhe Porto janë të gjithë të interesuar për 31 vjeçarin i cili dështoi që të ketë paraqitje të suksesshme në Ligue 1 sezonin e kaluar.

31/08/2018 17:30-Monaco liron Echiejilen dhe Traoren

Lacina Traore dhe Uwa Echiejile janë liruar nga Monaco.

Ata nuk ishin fare në planet e trajnerit Jardim.

31/08/2018 17:14-Abraham mund të largohet nga Chelsea

Menaxheri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka pranuar se sulmuesi Tammy Abraham mund të largohet si huazim.

Aston Villa dhe Bordeaux janë duke u lidhur me transferimin e sulmuesit.

"Është në dorën e tij", ka thënë ish-tekniku i Napolit.

31/08/2018 16:32-Zyrtare: Ljajic i bashkohet Besiktasit

Besiktasi e ka zyrtarizuar transferimin e Adem Ljajicit nga Torino në formë huazimi, me obligim blerjeje.

31/08/2018 16:27-Caceres në planet e Lyonit

Olympique Lyonnais është në bisedime për transferimin e mbrojtësit të Lazios, Martin Caceres.

MartinCaceres Martin Caceres (Foto: Getty Images)

31/08/2018 16:16-Valladolid transferon Yoel Rodriguezin

Portieri Yoel Rodriguez i është bashkuar klubit të promovuar në La Liga, Real Valladolid, nga Eibari.

31/08/2018 16:14-Asgjë nuk ka zyrtare për kontratën e Martial

Jose Mourinho ka thënë se akoma nuk ka asgjë zyrtare për kontratën e re të Anthony Martialit me Manchester Unitedin.

Është spekuluar se francezi mund të largohet nga na Old Trafford, mirëpo klubi ka vendosur t'ia rinovojë kontratën.

AnthonyMartiall Anthony Martial (Foto: Getty Images)

31/08/2018 16:11-Gerrard nuk e lejon largimin e Morelos

Trajneri i Rangers, Steven Gerrard, i ka paralajmëruar klubet që të mos bëjnë oferta për Alfredo Morelos.

Bordeaux bëri një kërkesë për sulmuesin kolumbian, mirëpo është hedhur poshtë. Në ndërkohë, Gerrard thotë se nuk e dëshiron largimin e tij.

31/08/2018 16:06-Mignolet nuk largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp ka thënë se portieri Simon Mignolet nuk do të largohet nga Liverpooli gjatë këtij afati kalimtar.

31/08/2018 16:00-Karamoh afër Bordeauxit

Edhe pak orë nga mbyllja e afatit kalimtar në Francë dhe Spanjë, Yann Karamoh pritet të lëviz drejt Ligue 1.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, talenti francez do të kalojë te Bordeaux.

Karamoh pritet të kalojë si huazim te Bordeaux, të cilët kanë fituar garën me St. Etienne.

karamoh e1507893155724

31/08/2018 15:49-Zyrtare: Sahin kalon te Werderi

Nuri Sahin është lojtari më i ri i Werder Bremenit.

Mesfushori ka kompletuar transferimin e tij nga Borussia Dortmundi.

Transferimi i tij thuhet se ka kushtuar rreth një milion euro.

31/08/2018 15:39-Zyrtare: Grezda zyrtarizohet te Rangers

Eros Grezda është lojtari më i ri i skuadrës skoceze, Rangers.

Sulmuesi shqiptar ka kompletuar transferimin e tij nga kroatët e Osijekut.

Djaloshi nga Gjakova ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.

31/08/2018 15:30-Dynamo Kiev dhe Bordeaux duan Morelosin

Dynamo Kiev dhe Bordeaux janë vënë pas nënshkrimit të Alfredo Morelos nga Rangers.

Këto dy skuadra duan transferimin e tij para mbylljes së afatit kalimtar.

Kampioni ukrainas thuhet se ka ofruar shtatë milionë funte për Morelosin.

morelos

31/08/2018 15:15-Lazio mendon për Timothy Weah

Skuadra italiane po mendon Timothy Weahn për të ardhmen.

Sipas La Gazzetta dello Sport, reprezentuesi amerikan është njëri nga objektivat kryesor të klubit romak për afatin e ardhshëm kalimtar.

Lojtari pëlqehet edhe nga Salzburgu.

weah

31/08/2018 15:12-Nelson kalon nga Arsenali te Hoffenheimi

Reiss Nelson është lojtari më i ri i skuadrës gjermane, Hoffenheim.

Mesfushori ka kompletuar transferimin e tij nga Arsenali.

nelson

31/08/2018 15:03-Luiz pritet të kalojë te Girona

Douglas Luiz pritet të largohet nga Manchester City.

Mesfushori brazilian mund të kalojë si huazim te spanjollët e Gironas.

douglas luiz

31/08/2018 15:00-Karamoh mes Bordeaux dhe St. Etienne

Interi është gati të lejojë largimin me huazim të francezit Yann Karamoh.

Sulmuesi francez ka hasur në vështirësi për një vend te Interi dhe pritet të kërkojë më shumë minutazh në Ligue 1.

Skuadrat ku mund të përfundojë Karamoh janë Bordeaux dhe St. Etienne.

Yann Karamoh e1534319871772  1

31/08/2018 14:44-Keidi Bare drejt Malagas

Keidi Bare mund të ndërroj klubin, por do të mbetet në kampionatin spanjoll.

Futbollisti shqiptar pritet të braktis radhët e skuadrës së Atletico Madridit dhe të kalojë në ligën e dytë të Spanjës.

Mesfushori raportohet se është në negociata me klubin e Malagas, ku pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare me ekipin e njohur, i cili për momentin është lider i ligës.

bare

31/08/2018 14:33-Fenerbahce transferon Jailsonin

Fenerbahce ka sjell në radhët e veta një mesfushor brazilian.

Jailson Marques Siqueira është prezantuar me fanellën e klubit turk, duke mos dhënë shumë detaje.

Mesfushori ishte pjesë e skuadrës së Gremios, gjersa raportohet se ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

jailason

31/08/2018 14:29-Ganso mund të kalojë në Ligue 1 te Amiens

Reprezentuesi brazilian, Ganso mund të largohet nga Sevilla në këto orët e mbetura të afatit kalimtar.

Ganso pritet të kalojë te skuadra nga Ligue 1, Amiens.

Ganso Sevilla

31/08/2018 14:27-Exposito kalon te Cordoba

Erik Exposito është lojtar i ri i Cordobas.

Sulmuesi vjen si huazim një vjeçar nga Las Palmas.

31/08/2018 14:21-Lyoni në bisedime me Caceresin

Olympique Lyonnais është vënë pas mbrojtësit të Lazios, Martin Caceres.

Klubi francez thuhet se dëshiron marrëveshje me uruguaianin para mbylljes së afatit kalimtar.

martin caceres

31/08/2018 14:06-Real Madridi prezanton Mariano, sulmuesi merr fanellën me numër 7

Real Madridi ka prezantuar transferimin e ri, Mariano Diaz.

Sulmuesi është rikthyer nga Lyoni pasi kishte klauzolë riblerje.

Diaz do ta mbajë fanellën legjendare me numrin 7.

31/08/2018 13:57-Barcelona kërkon 'Oblakun e ri'

Barcelona ka lansuar një ofertë për nënshkrimin e portierit 14-vjeçar të Atletico Madridit, Alejandro Iturbe.

Iturbe llogaritet si talent i madh dhe po njihet ndryshe si 'Oblaku i ardhshëm'.

Liverpooli dhe Tottenhami gjithashtu thuhet se janë të interesuar për portierin.

31/08/2018 13:16-Zyrtare: Sevilla nënshkruan me Promes

Quincy Promes është lojtari më i ri i skuadrës spanjolle, Sevilla.

Pas përfundimit me sukses të testeve mjekësore, tani ka ardhur edhe zyrtarizimi i tij.

Sulmuesi holandez vjen nga rusët e Spartak Moskow.

Promes ka nënshkruar për katër vitet e ardhshme me klubin spanjoll, ndërsa shifra e transferimit nuk është bërë publike.

31/08/2018 13:04-Rangers transferon Worrallin

Rangers ka njoftuar transferimin e Joe Worrall nga Nottingham Forest.

Worrall kalon te skuadra skoceze në formën e huazimit njëvjeçar.

31/08/2018 13:02-Celtic nënshkruan me Mulumbun

Skuadra skoceze, Celtic ka transferuar Youssouf Mulumbu.

Mesfushori ka nënshkruar një kontratë të vlefshme dyvjeçare.

31/08/2018 12:44-Mendes afër Wolfsburgut

Mesfushori i Lille, Thiago Mendes është afër kompletimit të transferimit te Wolfsburg.

Transferimi i Mendos do t'ju kushtojë gjermanëve 15 milionë euro.

31/08/2018 12:28-Real Madridi nuk do të tentojë transferimin e Hazardit

Eden Hazard ishte njëri nga objektivat kryesore të Real Madridit.

Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se Mbretërit nuk do të tentojnë transferimin e tij.

Chelsea refuzoi një herë shitjen e tij dhe Reali nuk pritet të bëjë ofertë në ditën e fundit të afatit kalimtar.

hazard 1

31/08/2018 12:12-Zyrtare: Trapp transferohet te Eintracht Frankfurti

Kevin Trapp ka kaluar nga Paris Saint-Germain te skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt.

Portieri gjerman do të luaj një sezon si i huazuar.

31/08/2018 12:10-Mayoral te Levante

Borya Mayoral pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i Levantes.

Sulmuesi i Real Madridit pritet të kalojë si huazim i thjeshtë njëvjeçar.

31/08/2018 11:42-Tuchel: Choupo-Moting dhe Bernat do të nënshkruajnë me PSG-në

Eric Choupo-Moting dhe Juan Bernat priten të zyrtarizohen si lojtar të Paris Saint-Germain.

PSG është gati të përfundojë një nga transferimet më të çuditshme të ditës së fundit, duke shtuar Choupo-Motingun në radhët e tyre nga Stoke, ka konfirmuar Thomas Tuchel.

Përveç kësaj, ata do të nënshkruajnë edhe Juan Bernat nga Bayern Munich.

bernat moting

31/08/2018 11:38-Marchisio drejt Portos

Marchisio do të duhet të vendosë midis Portos dhe Zenitit.

Sipas gazetës Tuttosport, mesfushori dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, dhe grupi i mirë i portugezëve mund të josh italianin.

Sporting dhe Monaco kanë humbur garën në ditët e fundit.

marchisio 1

31/08/2018 11:35-Gerrard e do Solanket te Rangers

Trajneri i Rangers, Steven Gerrard është i interesuar të nënshkruaj me talentin e Liverpoolit, Dominic Solanke.

Gerrard e do sulmuesin anglez si huazim deri në fund të sezonit.

solanke

31/08/2018 11:27-Mayoral afër largimit nga Real Madridi

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka folur rreth të ardhmes së sulmuesit spanjoll, Borya Mayoral.

Lopetegui ka thënë se Mayoral është njëri nga alternativat që mund të largohen.

Mayoral pritet ta mbyll largimit gjatë dit së sotme.

mayoral

31/08/2018 11:22-Galatasaray kërkon Salan

Galatasaray është në kërkim të një sulmuesi pas problemeve që kanë lindur me Bafatimbi Gomis.

Ky i fundit nuk po pranon të aktivizohet pa pasur rritje rroge dhe duket se kjo ka shtyrë klubin turk të kërkojë alternativa të tjera.

Në prej tyre është Emiliano Sala, i cili shihet si lojtar ideal për "Cim Bom Bom".

Theksojmë se gjatë tre viteve në Nantes ka pasur 90 paraqitje dhe ka shënuar 29 gola.

sala 1

31/08/2018 11:17-Fenerbahce afër Benzias

Fenerbahce duket mjaft aktive në afatit kalimtar të verës.

Javë më parë solli Andrew Ayew dhe Islam Slimanin, gjersa tani raportohet se kanë arritur marrëveshje edhe për një mesfushor.

Yassine Benzia, futbollisti i Lille pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme te "kanarinat e verdha".

fener

31/08/2018 11:15-Kovac: Boateng qëndron te Bayerni

Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac ka thënë se Jerome Boateng do të mbetet pjesë e skuadrës.

"Ai është mbrojtës i klasit botëror dhe shumë profesionist".

"Ai qëndron këtu", ka thënë trajneri kroat.

31/08/2018 11:02-Sahin afër Werder Bremenit

Nuri Sahin pritet të kalojë tek Werder Bremen.

Mesfushori turk do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare.

Transferimi i tij mendohet se do të kushtojë rreth një milion euro.

sahin

31/08/2018 10:31-Real Betis ka marrëveshje me Lo Celson

Real Betis ka ka arritur marrëveshje për huazimin e Giovani Lo Celsos.

22-vjeçari argjentinas pritet të vijë nga Paris Saint-Germain në një marrëveshje njëvjeçare.

Skuadra spanjolle ka edhe mundësi blerje në vlerë 30 milionë euro pas përfundimit të huazimit.

lo celso

31/08/2018 10:07-Simeone i gatshëm të nënshkruajë me të birin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone është i gatshëm të nënshkruaj me djalin e tij, Giovannin.

Sipas gazetës AS, Simeone është bindur nga cilësitë e djalit të tij 23-vjeçar.

Sulmuesi pati një sezon të madh me Fiorentinan, teksa për të interesim ka shprehur edhe Tottenhami.

simeone

31/08/2018 10:02-Promes për teste mjekësore te Sevilla

Quincy Promes është afër mbylljes së transferimit nga Spartak Moskow te Sevilla.

Ylli holandez momentalisht është duke kryer testet mjekësore para zyrtarizimit.

31/08/2018 10:00-Porto huazon Jorgen

Porto ka arritur të nënshkruaj me mbrojtësin Jorge.

Jorge vjen si huazim i thjeshtë nga skuadra franceze, Monaco.

31/08/2018 09:59-Eintracht Frankfurt zyrtarizon Trappin, por më pas e fshinë videon

Eintracht Frankfurt ka njoftuar nënshkrimin me portierin Kevin Trapp nga Paris Saint-Germain.

Megjithatë, skuadra gjermane më pas ka fshirë postimin e bërë.

Portieri gjerman thuhet se është bashkuar me Eintrachtin si një huazim i thjeshtë njëvjeçar.

kevin trapp

31/08/2018 09:37-Bayerni refuzon ofertën e PSG-së për Boatengun

Bayern Munich ka refuzuar ofertën e Paris Saint-Germainit për gjermanin Jerome Boateng.

Sipas mediumit gjerman Bild, oferta e parisienëve për qendërmbrojtësin peshonte plot 40 milionë euro.

arturo vidal l und jerome boateng stehen zum verkauf 93442

31/08/2018 09:32-Barça dhe Real Madridi në 'luftë' për Lozanon

Talenti i madh meksikan i PSV-së, Hirving Lozano ka bërë për vete shumë skuadra të mëdha evropiane.

Të fundit të interesuara janë dy gjigantët spanjollë, Barcelona dhe Real Madridi.

Gjigantët spanjoll synojnë transferimin e Lozanos këtë verë, por në rast dështimi ata do të kthehen pas tij në afatin e janarit.

Lozano1 Hirving Lozano (Getty Images)

31/08/2018 09:25-E ardhmja e Rafinhas ende në mëdyshje

Ylli brazilian, Rafinha, ka ende dy zgjidhje para vetes.

Qëndrimin te Barcelona në këtë sezon apo largimin.

Skuadrat e interesuara për Rafinhan janë Real Betis dhe Benfica.

Rafinha 3 1 e1516646627797

31/08/2018 09:23-Ben Arfa afër Rennes

Hatem Ben Arfa është lojtar i lirë pas prishjes së kontratës me Paris Saint-Germain.

Megjithatë, sipas L'Equipe, ylli francez është afër mbylljes së transferimit te skuadra tjetër franceze, Rennes.

Rennes mbrëmë (e enjte) zyrtarizoi transferimin e Mbaye Niang nga Torino.

31/08/2018 08:21-Chadli kalon te Monaco

Nacer Chadli ka kompletuar transferimin e tij nga West Bromwich Albion te Monaco në Ligue 1.

Mesfushori belg thuhet se ka nënshkruar kontratë trevjeçare me francezët.

Transferimi i tij mendohet të jetë kushtuar 10 milionë funte apo rreth 12 milionë euro.

chadli

31/08/2018 08:20-Ramirez te Real Sociedadi

Sandro Ramirez i është bashkuar skuadrës spanjolle, Real Sociedad.

Spanjolli erdhi nga Evertoni me formulën e huazimit të thjeshtë njëvjeçar.

ramirez

31/08/2018 08:16-Valencia i vendos klauzolë të lartë Guedesit pas zyrtarizimit

Valencia ka zyrtarizuar gjatë mbrëmjes të së enjtes talentin portugez, Goncalo Guedes.

Guedes ka ardhur nga Paris Saint-Germain për një shifër rreth 40 milionë eurosh dhe ka nënshkruar deri në vitin 2024.

Megjithatë, klauzola e vendosur në kontratën e tij peshon plot 300 milionë euro.

31/08/2018 05:19-Disa nga transferimet e deritanishme të Villarrealit

Carlos Bacca (nga Milani)
Esteban Andrada (nga Atletico Lanus)
Miguel Layun (nga Porto)
Roger Martinez (nga Jiangsu Suning)
Ramiro Funes Mori (nga Evertoni)
Gerard Moreno (nga Espanyoli)
Karl Toko Ekambi (nga Angers)
Santi Cazorla (si lojtar i lirë nga Arsenali)

Santi Cazorla Santi Cazorla (Foto: Getty Images)

31/08/2018 04:24-Disa nga transferimet e deritanishme të Real Sociedadit

Theo Hernandez (huazim nga Real Madridi)
Mikel Merino (nga Newcastle Unitedi)

Theo Hernandez Theo Hernandez (Foto: Getty Images)

31/08/2018 04:14-Disa nga transferimet e deritanishme të Valencias

Jeison Murillo (nga Interi)
Denis Cheryshev (huazim nga Villarreali)
Kevin Gameiro (nga Atletico Madridi)
Michy Batshuayi (huazim nga Chelsea)
Cristiano Piccini (nga Sporting CP)
Daniel Wass (nga Celta Vigo)
Mouctar Diakhaby (nga Lyoni)
Uros Racic (nga Zrvena Zvezda)
Geoffrey Kondogbia (nga Interi)

Michy Batshuayi 1 Michy Batshuayi (Foto: Getty Images)

31/08/2018 03:07-Disa nga transferimet e deritanishme të Sevillas

Maxime Gonalons (huazim nga Roma)
Andre Silva (huazim nga Milani)
Aleix Vidal (nga Barcelona)
Joris Gnagnon (nga Rennes)
Sergi Gomez (nga Celta Vigo)
Tomas Vaclik (nga Baseli)
Ibrahim Amadou (nga Lille)
Roque Mesa (nga Swansea City)

AndreSilvapor Andre Silva (Foto: Getty Images)

31/08/2018 02:35-Disa nga transferimet e deritanishme të Athletic Bilbaos

Yuri Berchiche (nga Paris Saint-Germaini)
Ander Capa (nga Eibari)
Cristian Ganea (nga Viitoruli)
Dani Garcia (si lojtar i lirë nga Eibari)

YuriBechiche Yuri Berchiche (Foto: Getty Images)

31/08/2018 02:05-Disa nga transferimet e deritanishme të Espanyolit

Borja Iglesias (nga Celta Vigo)
Sergio Sanchez (lojtar i lirë nga Rubin Kazani)
Sergi Darder (nga Lyoni)

31/08/2018 01:45-Girona kompleton transferimin e Doumbias

Girona e ka kompletuar transferimin e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, Seydou Doumbia, i cili ka luajtur për Sporting CP, duke përforcuar fazën ofensive.

31/08/2018 01:43-UD Ibiza kërkon Palladinon

UD Ibiza dëshiron të vazhdojë me angazhimin e lojtarëve italian, ndërsa ia ka vënë syrin sulmuesit me përvojë, Raffaele Palladino.

Klubi nga rangjet e ulëta të ligave spanjolle, tashmë i ka siguruar shërbimet e Marco Borriellos.

31/08/2018 01:41-Quincy Promes nuk shkon në Sevilla

Anësori i Spartak Moskës, Quincy Promes, e ka anuluar udhëtimin me aeroplan privat në Sevilla, pas dështimit të arritjes së marrëveshjes personale me klubin andaluzian.

31/08/2018 01:39-Atletico nuk lejon largimin e Oblak dhe Filipe Luis

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka thënë se Jan Oblak dhe Filipe Luis kanë të ardhme afatgjate te klubi kryeqytetas.

31/08/2018 01:30-Zyrtare: Niang nënshkruan për Rennes

Torino e ka dërguar sulmuesin M’Baye Niang në huazim te Stade Rennais. Klubi francez e ka edhe opsionin e blerjes.

31/08/2018 01:18-Refuzohet oferta e Lyonit per Dembele

Lyoni ka bërë ofertë për sulmuesin e Celticut, Moussa Dembele, por sipas Sky Sports, oferta është refuzuar.

31/08/2018 00:58-Betisi afër zyrtarizimit të Rafinhas

Barcelona është afër arritjes së marrëveshjes me Real Betisin për huazimin e Rafinhas – raporton Goal.

Dy klubet kanë qenë në bisedime qe një kohë, sepse Barca dëshiron ta përfshijë në marrëveshje edhe opsionin e obligimit të blerjes.

31/08/2018 00:03-Mariano, letër lamtumirëse për Lyonin

Sulmuesi Mariano Diaz, i cili u kthye te Real Madridi pas një sezoni te Lyoni, ka postuar një letër lamtumirëse për klubin francez, duke i falënderuar bashkëlojtarët, ekipin e trajnerëve, klubin, të gjithë punonjësit dhe tifozët.

"E kam mbrojtur fanellën e Olympique de Lyon sikur jeta ime të varej nga ajo", ka shkruar mes tjerash futbollisti.

30/08/2018 23:09-Transferimet kryesore të Real Madridit deri më tani

Mariano Diaz (nga Lyoni)
Thibaut Courtois (nga Chelsea)
Alvaro Odriozola (nga Real Sociedadi)
Rodrygo (nga Santosi)
Lucas Torro (nga Osasuna)
Omar Mascarell (nga Eintracht Frankfurti)
Andriy Lunin (nga Zorya Luhansk)
Vinicius Junior (nga Regatas Flamengo)

ThibautCourtois Thibaut Courtois (Foto: Getty Images)

30/08/2018 23:04-Transferimet kryesore të Barcelonës deri më tani

Andri Gudjohnsen (nga Espanyoli)
Moussa Wague (nga Kas Eupen)
Arturo Vidal (nga Bayern Munichu)
Malcom (nga Bordeaux)
Clement Lenglet (nga Sevilla)
Arthur (nga Gremio)

Barcelona 1 Barcelona (Foto: Getty Images)

30/08/2018 23:01-Transferimet kryesore të Atletico Madridit deri më tani

Nikola Kalinic (nga Milani)
Santiago Arias (nga PSV Eindhoven)
Gelson Martins (nga Sportingu)
Jonny Castro (nga Celta Vig)
Antonio Adan (nga Real Betisi)
Nehuen Perez (nga Argentinos Juniors)
Thomas Lemar (nga Monaco)
Rodri (nga Villarreal)

AtleticoMadridlogo

30/08/2018 22:54-Borriello vazhdon karrierën te UD Ibiza

Ish-sulmuesi i Milanit, Romës dhe Juventusit, Marco Borriello, vazhdon karrierën te klubi nga Segunda Division B - Group 4, UD Ibiza.

30/08/2018 22:51-Hoffenheim interesohet për Nelson

Hoffenheimi ka shprehur interesim për huazimin e Reiss Nelson nga Arsenali.

30/08/2018 22:49-PSG pritet ta zyrtarizojë Bernatin

Paris Saint-Germaini pritet ta zyrtarizojë Juan Bernatin nga Bayern Munichu, pasi dështoi të siguronte shërbimet e Filipe Luis të Atletico Madridit.

Sipas ESPN, transferimi i mbrojtësit të majtë spanjoll do t'i kushtojë klubit francez rreth 15 milionë euro.

30/08/2018 22:45-Imbula huazohet nga Rayo Vallecano

Transferimi rekord i Stoke Cityt, Giannelli Imbula, është larguar nga Liga Premier për t'u huazuar te Rayo Vallecano.