Ballkani edhe pse ishte në epërsi nga pjesa e parë, pësoi humbje në fund me rezultat 2-1 nga Sivasspor në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së katër të fazës së grupeve.
5 muaj
Mbyllet ndeshja
5 muaj
90′ Gjyqtari ka dhënë katërt minuta lojë shtesë.
5 muaj
86′ Ballkani me të gjitha forcat në sulm.
5 muaj
GOL
82′ Sivasspori merr epërsinë me golin e Karol Angielski, i cili tundi rrjetë nga afërsia për 2-1.
5 muaj
79′ Kuc gjuan nga distanca, goditja e tij bllokohet.
5 muaj
76′ Del Zyba, futet në lojë Edvin Kuç.
5 muaj
Barazohet rezultati`
72′ Hakan Arslan shënon me kokë për Sivassporin. Barazohet rezultati në 1-1.
5 muaj
71′ Krasniqi gjuan nga distanca, por në duart e portierit.
5 muaj
66′ Clinton N’Jie gjuan, por pret Frashëri.
5 muaj
62′ Rrahmani në pozicion të mirë, por nuk gjuan.
5 muaj
60′ Korenica lëshon një gjuajte të fortë nga distanca, portieri mbron.
5 muaj
56′ Lojtari i Sivasspor, Saba, rrëzohet në zonë, gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.
5 muaj
54′ Sivasspori tenton të krijojnë me harkime, por mbrojtja e Ballkanit në nivel.
5 muaj
52′ Qëndrim Zyba gjuan nga distanca, portieri mbron me vështirës.
5 muaj
51′ Çfarë humb Ermal Krasniqi. I vetëm me portier gjuan në trupin e tij.
5 muaj
50′ Albion Rrahmani në pozicion të mirë, gjuan mbi portë.
5 muaj
48′ Ballkani e nis në sulm edhe pjesën e dytë. Aksione të mira të skuadrës tonë.
5 muaj
46′ Fillon pjesa e dytë.
5 muaj
Mbyllet pjesa e parë
Ballkani shkon në pushim në epërsi prej 1-0 me golin e Armend Thaqit. Skuadra e Ilir Dajës ishte afër edhe golit të dytë.
5 muaj
45′ Albion Rrahmani futet bukur në zonë, tenton pasimin, por bllokohet.
5 muaj
44′ Jashanica tenton goditjen nga distanca, por mbi portë.
5 muaj
43′ Ballkani afër golit të dytë. Ermal Krasniqi gjuan bukur, por goditja e tij pritet nga portieri.
Ermal Krasniqi @fcballkani @sivasspor pic.twitter.com/WAe7RDD9jp
— Nol Elshani (@ElshaniNol) October 13, 2022
5 muaj
41′ Ballkani po vazhdon lojën në sulm, aksione të bukura të skuadrës tonë.
5 muaj
Goli i tretë i Armend Thaqit në Ligën e Konferencës
Ky ishte goli i tretë i Armend Thaqit në Ligën e Konferencës. Ai ka shënuar kundër Cluj, Sivassit në Turqi dhe tani.
5 muaj
GOOOOOOOOOOOOOL
GOOOL! 36′ Ballkani kalon në epërsi me golin e Armend Thaqit pas asistimit të Meriton Korenicës.
⚽️GOL: Thaqi
Ballkani 1-0 Sivasspor
Canlı maç yayınları ve anlık goller için takip: @GoltubeTv pic.twitter.com/TtjVcMICvx
— Goltube – Süper lig golleri (@goldepom) October 13, 2022
5 muaj
33′ Lumbardh Dellova bukur kalon një lojtar, gjuan nga distanca, por me shumë mund, portieri e largon në këndore.
Armend Thaçi @fcballkani pic.twitter.com/nu3mY8q7yw
— Nol Elshani (@ElshaniNol) October 13, 2022
5 muaj
30′ Super rast për Ballkanin. Thaqi dhe Korenica kombinojnë, topi shkon te Rrahmani, por ku gjuan mbi portë.
5 muaj
27′ Ballkani tenton t’i afrohet portës së Sivasspor, por mbrojtja largon topin.
5 muaj
25′ Sivasspor sërish me harkime, kësaj radhe del Stivi Frashëri dhe kap topin.
5 muaj
22′ Korenica gjuan, por topi ndalet nga mbrojtja.
5 muaj
20′ Kalojnë 20 minuta lojë, rezultati mbetet i barabartë 0-0.
5 muaj
15′ Aksion i mirë i Ballkanit, por Rrahmani ishte në pozitë jashtë loje kur doli i vetëm me portier.
5 muaj
10′ Këndore për Sivasspor, por mbrojtja e Ballkanit largon topin.
5 muaj
8′ Sivasspor kërkon të rrezikojë me harkim në zonë, por Armend Thaqi largon rrezikun.
5 muaj
3′ Albion Rrahmani në duel në zonë, dëmtohet pas një ndërhyrje nga mbrojtja.
5 muaj
1′ Fillon ndeshja.
5 muaj
Ballkani e kryen ngrohjen para ndeshjes
Skuadra e Ballkanit e ka kryer ngrohjen para ndeshjes me Sivasspor.
5 muaj
Nuk mungon mbështetja nga kryeministri Kurti për Ballkanin
5 muaj
Sivasspor futet në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”.
— Demir Grup Sivasspor (@Sivasspor) October 13, 2022
5 muaj
Përballjet direkte dhe golat
(Foto: uefa.com)
5 muaj
Forma e skuadrave në pesë ndeshjet e fundit
(Foto: uefa.com)
5 muaj
Formacionet zyrtare
Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Jashanica, As. Thaqi, Potoku, Dellova, Emërllahu, Zyba, Korenica, Krasniqi, Rrahmani.