Lista e Çmimeve të Barnave, MSh përjashton mundësinë për shtyrjen e afatit të zbatimit të saj

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) në fillim të muajit mars ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë pezullimin e Listës zyrtare të çmimeve të barnave e cila hyri në fuqi më 01.02.2025. OFK-ja është shprehur e shqetësuar për mungesën e barnave – përfshirë edhe ato esenciale – pas Vendimit për Çmimet e Barnave.
Zgjatjen e afatit për hyrjen në fuqi të kësaj liste kishte kërkuar edhe Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale (ShDPFMK), më 05.02.2025.
Por, Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se nuk ka mundësi për shtyrje të afatit të implementimit, ani pse ka marrë në konsideratë kërkesat e ShDPFMK.
“Ministria e Shëndetësisë ka marrë në konsideratë kërkesën e Shoqatës së Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës për shtyrjen e implementimit të vendimit për nivelizimin e çmimeve të barnave. Megjithatë, Ligji për çmimin e produkteve medicinale nr. 08/L-220 ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2023, dhe për këtë arsye, nuk ka mundësi për shtyrje të afatit të implementimit”- thuhet në përgjigjen e MSh-së.
Por, ky institucion thekson se “barnatoret janë të obliguara të shesin barnat me çmimet e përcaktuara nga ky vendim dhe çdo shkelje e këtij rregulli do të ndëshkohet sipas dispozitave ligjore të përcaktuara me ligjin përkatës”.
Ministria e Shëndetësisë thotë se në kuadër të vendimit të 31.01.2025 për përcaktimin e procedurës dhe formatit të aplikimit për deklarimin, rideklarimin dhe ndryshimin e çmimit, është hapur mundësia për aplikimet respektive.
“Në kuadër të këtij vendimi, janë hapur afate për deklarimin, rideklarimin dhe ndryshimin e çmimeve të barnave, që kanë për qëllim mundësimin e aplikimit për deklarimin e çmimeve të reja nga të gjitha produktet medicinale”- thotë MSh-ja.
OFK dhe ShDPFMK përmes reagimeve publike kanë kërkuar disa herë takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për pretendimet dhe pakënaqësitë e tyre rreth Listës.
Më 01.02.2025, në Kosovë ka nisur së zbatuari Lista e Çmimeve të Barnave në vend.
Ministria e Shëndetësisë, më 23.12.2024, kishte publikuar Listën e Çmimeve të Barnave me detyrim të zbatimit në tregun e Kosovës, nga data 01.02.2025.
Kompanitë e distributorëve farmaceutikë ishin ankuar ndaj procesit të unifikimit të çmimit të barnave. Ata kishin thënë se me uljen – siç e quajnë ata – të tepërt të disa çmimeve, do ta kenë të vështirë të mbijetojnë në treg.
Oda e Farmacistëve të Kosovës nuk po pajtohet me Pikën e 6 të Paragrafit 11 të Ligjit për Çmimin e Produkteve Medicinale, e cila thotë se “për produktet medicinale në qarkullim në Republikën e Kosovës çmimi me pakicë duhet të jetë i vendosur në banderolë, në një vend të dukshëm në ambalazhin e jashtëm sipas aktit nënligjor përkatës në fuqi”.
Oda e Farmacistëve thotë se vendosja e banderolave është detyrim i subjekteve të tjera dhe jo barnatoreve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi