Chelsea është duke bërë përpjekje për transferimin e një portieri për ta zëvendësuar spanjollin Kepa Arrizabalaga.

Shumë portierë janë në listën e klubit londinez, por vetëm njëri nga ta do të transferohet në Stamford Bridges.


Dy gjermanët Marc-Andre Ter Stegen dhe Manuel Neuer janë primarë, por që të dy janë thuajse të paarritshëm.

de5bf79d27534c4b82356a6b2678a@2x

Chelsea ka kthyer sytë tek portierë të tjerë të talentuar që kanë të ardhmen përpara.

Andre Onana i Ajaxit vazhdon të jetë një objektiv, por që gjiganti holandez kërkon 40 milionë euro për të.

GettyImages 1193110803 Thomas Strakosha. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Mediat angleze kanë raportuar se në listën e Chelseat është edhe portieri shqiptar Thomas Strakosha.

25-vjeçari ka shkëlqyer në vitet e fundit me Lazion dhe është njëri nga më të mirët në Serie A.

Chelsea për ta transferuar gardianin shqiptar do të duhej të shpenzonte rreth 25 milionë euro.

donnarumma 2

Emra të tjerë në listën e Chelseat janë edhe Dean Henderson, Mathew Ryan, Gianluiggi Donnarumma dhe kroati Dominik Livakovic. /Telegrafi/

telegrafi sport app