Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United – të tjerët janë në shitje

Manchester United ka vendosur që vetëm 10 lojtarë aktualisht në klub janë të pashitshëm përpara afatit kalimtar të verës.
Ka qenë një sezon katastrofik për United, me presion që vazhdon të rritet te trajneri Erik ten Hag.
“Djajtë e Kuq” janë në vendin e gjashtë në tabelën e Ligës Premier dhe kanë shkuar deri në finalen e FA Cup. Megjithatë, ata nuk kanë gjasa të kualifikohen në Ligën e Kampionëve me pesë ndeshje të mbetura.
Sir Jim Ratcliffe dhe ekipi i tij i ri i operacioneve të futbollit janë të gatshëm të prishin gjithçka dhe të fillojnë përsëri në Old Trafford.
Drejtori teknik i sapoemëruar Jason Wilcox do të udhëheqë një rishikim të skuadrës, i cili do të vazhdojë nëse Dan Ashworth arrin si drejtor i futbollit siç ishte parashikuar.
Sipas Daily Mirror, vetëm disa lojtarë të përzgjedhur janë të sigurt përpara asaj që premton të jetë vera më përcaktuese në historinë e fundit të United.
Portieri Andre Onana, qendërmbrojtësit Lisandro Martinez dhe Willy Kambwala, mbrojtësit e krahut Luke Shaw dhe Diogo Dalot, dyshja e mesfushorëve Kobbie Mainoo dhe Mason Mount, kapiteni Bruno Fernandes, sensacioni Alejandro Garnacho dhe sulmuesi Rasmus Hojlund të gjithë kanë të ardhme në klub.
Të gjithë lojtarët e tjerë thuhet se janë në shitje për çmimin e duhur. Aaron Wan-Bissaka dhe Victor Lindelof janë nënshtruar nën drejtimin e disa trajnerëve dhe kontrata e Raphael Varane skadon këtë verë.
Harry Maguire, i cili ka shënuar dy në dy ndeshjet e tij të fundit, është dëshmuar të jetë më efektiv se të tjerët në pozicionin e tij.
United po kërkon të largojë mesfushorin veteran Casemiro. Reprezentuesi brazilian shijoi një sezon të suksesshëm debutues kur u transferua nga Real Madridi, por duket si një hije e vetvetes së tij të mëparshme.
Christian Eriksen është i pakënaqur nga mungesa e kohës së tij për lojë dhe Sofyan Amrabat do të kthehet te klubi mëmë Fiorentina pas një huazimi katastrofik.
Nga jashtë, United janë të përgatitur të shkurtojnë humbjet e tyre ndaj Antony dhe të largojnë përgjithmonë Jadon Sanchon. Anglezi aktualisht është në huazim te Borussia Dortmund.
Besohet se ata do të dëgjojnë ofertat për Marcus Rashford dhe janë të hapur për të shitur 26-vjeçarin për çmimin e duhur.
Antony Martial, i cili nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga dhjetori, do të largohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Stadiumi i pazakontë dhe i ndërtuar me pak para është zgjedhur si më i miri i vitit – lë prapa Satiango Bernabeun

“Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush”, ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan ‘para të pista’ nga klubi katalunas

Shtatë persona të akuzuar për vrasjen e Armando Diego Maradonës – gjyqi ka filluar sot dhe kërkohet burgim i gjatë

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

"Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush", ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan 'para të pista' nga klubi katalunas

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare