LAJMI I FUNDIT:

Lirimi i Berishës, reagon avokati i tij: SPAK të ulë kokën, i ka hipur kalit mbrapsht

Lirimi i Berishës, reagon avokati i tij: SPAK të ulë kokën, i ka hipur kalit mbrapsht

Gjykata e Posaçme GJKKO vendosi ditën e sotme që të hiqte masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ ndaj kryedemokratit Sali Berisha.

Vendimi i GJKKO erdhi pavarësisht kërkesës së Prokurorisë së Posaçme SPAK, për vijimin e masës ndaj ish-kryeministrit.

Ndërkohë avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, tha pas seancës gjyqësore se vendimi i Gjykatës mund të ekzekutohet që sot.


Ai gjithashtu hodhi akuza ndaj SPAK, për të cilin tha se i ka ‘hipur kalit mbrapsht’ për çështjen në fjalë.

“Gjykata konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkesa shqyrtohen brenda 5 ditëve. Kjo kërkesë është bërë këtu, pas vendimit të Kushtetueses. Ligji nuk zbatohet në analogji.

Ne nuk i besojmë gjykatave, u’a kam thënë kemi 1 vit e ca luftë me Irena Gjokën. Nuk e di duhet të kuptoni, nuk mund t’i hyj ndërgjegjes së brendshme. Procesi është politik, nuk ekziston arsye ligjore. SPAK le të bëjë ç’të dojë.

Duhet të ulë kokën dhe të shoh çfarë ka bërë, të kthehet në retrospektivë i ka hipur një kali së prapthi. Vendimi që nga sot është absolutisht i ekzekutueshëm. Mos u mërzisni pse u lirua Berisha. Do të shikoni më tutje se çfarë do të ndodhë”, tha Gjokutaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori