Liridon Balaj vazhdon shkëlqimin në Zvicër me het-trik ndaj Lausannes – në anën tjetër Andi Zeqiri shënoi dy herë

5:"SPORT
Liridon Balaj dhe Andi Zeqiri kanë shkëlqyer në derbin e ligës së dytë në Zvicër, në përballjen që Aarau e ka fituar ndaj Lausannes me rezultat 5-4.
Fitorja i takoi Balajt që dikur aktivizohej me Besën e Pejës, i cili shënoi një het trik, duke i ndihmuar skuadrës së tij të fitojë.
Me këto tri gola Balaj shkon në kuotën e pesë golave sezonal.
Paraqitje spektakolare pati edhe Andi Zeqiri, i cili golin gjeti dy herë.
Nga nëntë gola të shënuara në Aarau, pesë erdhën nga dyshja kosovare; Balaj-Zeqiri, të cilët sonte ishin kundërshtarë në fushën e blertë.
Zeqiri ka shënuar 14 gola këtë sezon, ndërsa ditë më parë konfirmoi se do të luajë për Kosovën. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































