LAJMI I FUNDIT:

Liria konfirmon zyrtarisht se Rahman Kiçe nuk është më pronar

Liria konfirmon zyrtarisht se Rahman Kiçe nuk është më pronar

Liria ka njoftuar se Rahman Kiçe nuk është më pronar i klubit, derisa kanë filluar një rioganrizim të brendshëm.

Kluni nga Prizreni ka bërë të ditur se së shpejti do të dihen emrat e aksionarëve të ri në klub.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë (pa ndërhyrje) të Lirisë:


Rahman Kiçe, nuk është më pronar i Lirisë

Kiçe: shpejt do të dihet pronari i ri, aksionarët e Bordi i  FC Liria.

“Nga sot (e martë) nuk jam më pronar i FC Liria.

Pronari i ri dhe  aksionarët e rinj, bashkë me Bordin e ri të klubit, do të bëhen publik shumë shpejt”, ka thënë ai për faqen e klubit, duke mos dashur të zbuloj emra.

Ai, ka falenderuar të gjithë me radhë me të cilët punoi, për më shumë se dy vite.

“Falenderoj Komunën, bashkëpunëtorët, tifozët Arpagjik’t  dhe opinionin e gjerë prizrenas, për punë e bërë dhe përkrahjen. Nga sot Liria ka një tifoz-arpagjik më të fortë”, ka thënë ai, duke pohuar që Lirinë, do ta ketë në zemër dhe do ta ndihmojë edhe në të ardhmen, në forma të tjera.

Rahman Kiçe, kishte fituar në Thirrjen Publike të Komisionit 6-të anëtarësh të Klubit, në prill 2022, duke marrë klubin në pronësi.

Nga ajo kohë i ndihnuar dhe nga Komuna e Prizrenit dhe me përkrahjen e gjerë qytetare, Liria arriti që në stinorin  2023-2024   të rikthehet në Superlig.

Por, kjo zgjati një vit, ngase Liria,  sërish ra nga elita e futbollit kosovar.

Lidhur me të ardhmen e FC Liria, ish pronari Rahman Kiçe tha:” Ata që nga tani e tutje, të cilët  e morën  klubin në pronësi, janë ambicioz dhe pres që ta rikthejnë Lirinë aty ku e meriton, në Superlig”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori