Liri Tahiri gati për ekranin ndërkombëtar, pjesë e filmit për Reçakun dhe luftën në Kosovë

Këngëtari, Liri Tahiri, do të marrë pjesë në një projekt ndërkombëtar kinematografik që do të trajtojë luftën e Kosovës, ku rolet do t’i marrin edhe aktorë të mëdhenj të Hollywood-it, përfshirë legjendën Robert De Niro.
Producenti Kosovar, Fitim Krasniqi, ka zbuluar se filmi do të ndërtohet mbi një histori personale dhe dramatike, përjetimet e babait të tij gjatë luftës në Kosovë.
Liri ka ndarë me ndjekësit pamje ekskluzive nga prapaskenat, duke treguar për përgatitjet e tij dhe emocionin që ndien për këtë mundësi të madhe.

Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke e sjellë talentin e tij shqiptar në skenën ndërkombëtare.
Filmi pritet të tërheqë vëmendje globale, ndërsa roli i Lirit ka zgjuar kureshtje te fansat e tij. /Telegrafi/




























































