LAJMI I FUNDIT:

Lira Zajmi, kosovarja që në SHBA po kryen kërkim shkencor për sëmundjen e Alzheimerit

Lira Zajmi, kosovarja që në SHBA po kryen kërkim shkencor për sëmundjen e Alzheimerit

Lira Zajmi, 20-vjeçare nga Kosova, është duke kryer një kërkim shkencor të avancuar për sëmundjen e Alzheimerit në një kolegj të SHBA-së.

Ajo ka përfunduar shkollën e mesme ndërkombëtare në UWC Adriatic në Itali dhe tani është në vitin e tretë në Kolegjin Lake Forest në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po studion në dy degë njëkohësisht, neuroshkencë dhe biokimi biologji molekulare.

Këtë verë, Zajmi ka punuar pranë Dr. Robert Marr në Departamentin e Neuroshkencave në Universitetin e Shkencave Mjekësore Rosalind Franklin (RFUMS).


“Një aspekt që ka qenë thelbësor në përvojën time të kërkimit shkencor është natyra bashkëpunuese e komunitetit shkencor në RFUMS”, thotë studentja.

Përpjekja e saj e përbashkët forcon një mjedis ku idetë shpërndahen hapur dhe ka qenë më efikase në laborator.

“Po punoj për të adresuar probleme komplekse dhe për të bërë përparime të mëdha”, shprehet tutje ajo.

Lira Zajmi po kryen një kërkim shkencor të avancuar në zhvillimin e qasjeve terapeutike të gjeneve për sëmundjen e Alzheimerit, që synojnë në inxhinierinë e sekretuar të qelizave penetruese, target të trurit, inhibitorë të NLRP3-inflammasome për përdorim te modelet e minjve për amyloidozën.

“Në mendimin tim, shkenca ka fuqinë të transformojë jetët dhe të avancojë shoqërinë. Dua të bëj një ndryshim në jetën e njerëzve duke punuar në projekte shkencore të vlefshme që ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve në botën reale, si sëmundja e Alzheimerit”, tregon 20-vjeçarja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori