Liquid është finalisti i parë në turneun e CS:GO – Blast Premier World Final
Ekipi amerikan ka kaluar në finale të turneut Blast Premier World Final, pas fitores ndaj ekipit OG.
Tani Liquid është shumë afër çmimit prej 500.000 dollarësh, ku i ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u shpallur kampion të turneut të fundit të vitit në CS:GO.
Në gjysmëfinale Liquid mposhti ekipin OG me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.
Jonathan "EliGE" Jablonowski pati një paraqitje të shkëlqyer dhe ishte një pengesë e madhe për OG gjatë gjithë ndeshjes.
Ai e përfundoi ndeshjen me 60 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.26.
Liquid tani e pret fituesin e ndeshjes FaZe ndaj G2 në finale, ku do të përballen në formatin ‘Bo3’ në Abu Dhabi, Dubai. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























