LAJMI I FUNDIT:

Lippi parashikon Conten te Interi: Do të përfundojë duke luajtur me tre sulmues

Lippi parashikon Conten te Interi: Do të përfundojë duke luajtur me tre sulmues
Antonio Conte, Antonella Clerici dhe Marcello Lippi (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Marcello Lippi ka zbuluar se pret që Antonio Conte të përfundojë duke luajtur me tre sulmues te Interi dhe jo me formacionin e preferuar 3-5-2.

Conte ka filluar mbretërimin e tij si trajner i Interit me formacionin 3-5-2, por Lippi ka thënë se Alexis Sanchez dhe Matteo Politano do të japin më shumë shkëlqim më vonë gjatë sezonit.

“Unë besoj se Antonio do të përfundojë me tre sulmues”, ka thënë fillimisht ish-trajneri i Juventusit dhe Interit për Gazzetta dello Sport.


Mourinho: Interi duhet të fitojë Scudetton
Lexo po ashtu Mourinho: Interi duhet të fitojë Scudetton

“Pse nuk mund të luajë me 3-4-3? Ai tashmë e ka bërë atë dhe është e mundur me Sanchez dhe Politano”.

“Para se të mund t’i krahasojmë Godin, De Vrij dhe Skriniar me BBC-në [Barzagli, Bonucci dhe Chiellini], ata duhet të fitojnë diçka, por kjo mund të bëhet”.

Lippi ka besim te Interi i Contes (Foto: FC Inter/Twitter)

“Sensi është shumë i mirë. Ai ka ide, ritëm, sens pozitiv dhe krijon lëvizje”.

“Icardi duhej të largohej. Nuk do të them më shumë se kaq. Më pëlqen shumë Lukaku. Ai ka forcë, fuqi, përulësi, thjeshtësi në lojën dhe ritmin e tij”, përfundoi Lippi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori