Aktorja 22-vjeçare, raportohet i ka shkuar bisht DJ Samantha Ronson, nga e cila u nda më herët gjatë këtij viti, me qëllim që të mundohet të rikthejë lidhjen e tyre.

Ndjekja ka filluar në lokalin “Bloomsbury Ballroom”, ku Samantha dhe vëllai i saj Mark Ronson shikonin një performancë të Daniel Merriweather. Kur Lindsay ishte paraqitur, Mark dhe Samantha kishin marrë një taksi dhe kishin udhëtuar në klubin “Bungalow 8”.

Ata kanë qëndruar aty 20 minuta kur Lindsay kishte telefonuar Samanthan dhe i kishte thënë se dëshironte t’u bashkohet.

Por, ata janë larguar shpejt për t’u drejtuar te hoteli Blakes Hotel ku është duke qëndruar Samantha, duke shmangur përfundimisht aktoren.