Zurich e ka fituar derbin ndaj Grasshoppers në kuadër të xhiros së 15-të në Superligë të Zvicrës.

Në këtë përballje luajtën katër shqiptarë, Lindrit Kamberi i Zurichut si dhe treshja Samuel Krasniqi, Nikolas Muçi dhe Leart Kabashi të Grasshoppers, derisa Bledian Krasniqi ishte në stol.


Në ndeshjen që doli të jetë shumë e barabartë, Zurichu i arkëtoi pikët e plota falë Lindrit Kamberit.

Mbrojtësi i majtë zhvilloi një tjetër paraqitje fantastike, ku përpos golit fitoi edhe nëntë duele në ajër, kompletoi tre ndërhyrje në top si dhe dhuroi një pasim kyç.

“SofaScore” e shpalli “Lojtari i ndeshjes” për ta vlerësuar me notën 9.1.

Kujtojmë, Kamberi gjithashtu është i hapur për ta përfaqësuar Kosovën, por aktualisht nuk është kontaktuar nga FFK-ja.

Zurichu me këtë fitore renditet në pozitën e shtatë me 20 pikë derisa Grasshoppers zë vendin e 11-të me 14 sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app