Lindja që theu rekord, foshnja 5.8 kilogram habit mjekët

Nëna e re Shelby Martin është bërë virale pasi solli në jetë foshnjën më të madhe të lindur në Spitalin e Grave TriStar Centennial të Nashville në më shumë se tre vjet.
Ajo ka ndarë disa foto dhe video të djalit të saj të porsalindur, të quajtur Cassian, i cili lindi me prerje cezariane dhe peshonte plot 5.8 kg.
“Kur njerëzit flasin për të pasur një fëmijë të madh, më duket sikur nuk e di çfarë. Por më besoni… e di çfarë”, tha Martin me shaka në një postim në TikTok.
Postimi e shfaq Martin para lindjes duke treguar barkun e saj të madh.
Më pas, shfaqet Cassian menjëherë pas lindjes, i cili i habiti mjekët dhe infermierët me peshën e tij. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































