LAJMI I FUNDIT:

Lincoln Red Imps, kundërshtar i njohur për klubet nga Kosova – rezultatet ndaj Dritës e Feronikelit dhe fitorja në tavolinë ndaj Prishtinës

Lincoln Red Imps, kundërshtar i njohur për klubet nga Kosova – rezultatet ndaj Dritës e Feronikelit dhe fitorja në tavolinë ndaj Prishtinës

Klubi nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps është kundërshtari i Ballkanit në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës dhe ky është një klub i njohur tashmë për klubet nga Kosova, pasi ka luajtur më parë me to në garat evropiane.

Ballkani do të luajë sot (e enjte) ndaj Lincoln Red Imps ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndeshje e cila pritet të zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45, ndërsa ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave, më 17 gusht në “Victoria Stadium” të Gjibraltarit.

Por, kush është kampioni aktual i Gjibraltarit, Lincoln Red Imps dhe sa ka njohur Ballkani për këtë kundërshtar?


Lincoln Red Imps është ekipi më i suksesshëm nga Gjibraltari pasi ka fituar plot 27 herë titullin kampion në shtetin e tyre, ndërsa është ekipi i parë që arriti në fazën e grupeve në një garë evropiane, pasi siguroi grupet në Ligën e Konferencës.

Ekipi më i suksesshëm nga Gjibraltari nuk është një kundërshtar i panjohur për ekipet kosovare, pasi ka luajtur disa herë me ekipet tona, pasi fati e ka dashur të shortohet me ekipe si Drita, Feronikeli dhe Prishtina, të cilat në të kaluarën janë shpallur kampion apo fitues të Kupës së Kosovës.

Hera e parë kur Lincoln Red Imps u përball me një ekip nga Kosova është në sezonin 2018/19. Aty kundërshtar patën Dritën në finalen e raundit para-kualifikues, i cili në atë edicion u zhvilluar pikërisht në Gjibraltar.

Gjilanasit arritën ta mposhti ekipin nga Gjibraltari me rezultat 4-1 në vazhdime, pasi koha e rregullt kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Edhe në edicionin pasues atë 2019/20, Lincoln Red Imps u përball me një klub nga Kosova, në turneun që u mbaj në kryeqytetin tonë, Prishtinës.

Kundërshtari i tyre kësaj radhe ishte kampioni i atij sezoni, Feronikeli, klub i cili është shuar shkaku i borxheve. Drenicasit kishin arritur ta mposhtin Lincoln Red Imps me rezultat minimal 1-0 në gjysmëfinale të raundit para-kualifikues.

Në edicionin 2020/2021, Lincoln Red Imps është dashur të përballej me kampionen e atij sezoni, Prishtinën, në raundin para-kualifikues të Ligës së Evropës.

Megjithatë, klubi më i trofeshëm i Kosovës ishte i pafat pasi humbi me rezultat zyrtar 3-0, shkaku që nëntë lojtarë të tyre dolën pozitiv me COVID-19 dhe ekipi u detyrua të futej në karantinë.

E konfirmon UEFA: Prishtina humbë ndeshjen me rezultat zyrtar ndaj Lincolnit
Lexo po ashtu E konfirmon UEFA: Prishtina humbë ndeshjen me rezultat zyrtar ndaj Lincolnit

Lincoln Red Imps në sezonin e kaluar u ndesh gjithashtu me një skuadër shqiptare. Kësaj radhe me Shkupin, ku humbi 3-0 ndeshjen e parë dhe fitoi 2-0 të dytën, por u eliminua me rezultat të përgjithshëm 3-2 nga dy ndeshjet.

Ndryshe, klubi nga Gjibraltari, sikurse Ballkani, këtë sezon filloi nga raundi i parë kualifikues i Ligës së Kampionëve, ku u përball me Qarabagun e Azerbajxhanit dhe humbi me rezultat të përgjithshëm 6-1.

Në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, Lincoln Red Imps ishin me fat duke kaluar pa kundërshtar, ndërsa në këtë raund do të përballen me një kundërshtar të fortë sikurse Ballkani i Ilir Dajës që ka treguar forcë dhe maturi me klubet që vijnë nga kampionate të përafërta apo më të dobëta sesa i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I ka ardhur fundi te Milani, por Theo Hernandez kërkohet nga dy gjigantë evropianë

I ka ardhur fundi te Milani, por Theo Hernandez kërkohet nga dy gjigantë evropianë

Serie A
Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Liga e Kampionëve
Edon Zhergova do të jetë mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjen me Islandën

Edon Zhergova do të jetë mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjen me Islandën

Përfaqësuesja e Kosovës
Publikohen pamje skandaloze të Jack Grealish i dehur rëndë

Publikohen pamje skandaloze të Jack Grealish i dehur rëndë

Premier League
FIFA thyen traditën duke njoftuar një ndryshim të paparë më parë për finalen e Kampionatit Botëror 2026

FIFA thyen traditën duke njoftuar një ndryshim të paparë më parë për finalen e Kampionatit Botëror 2026

Përfaqësueset
Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

La Liga
Kalo në kategori