LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Thaçi e Bukoshi më lanë me dy plumba në mal, paslufte u bënë bashkë në qeveri (Video)

Limaj: Thaçi e Bukoshi më lanë me dy plumba në mal, paslufte u bënë bashkë në qeveri (Video)

Ish-komandanti dhe anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Fatmir Limaj, ka thënë se problemet e faktorit politik shqiptar të Kosovës gjatë luftës kanë dëmtuar UÇK-në në terren.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se është fat i madh që sot Kosova është ku është, por të gjithë kanë mundur të bëjnë më shumë, raporton Telegrafi.

“Po të flisnin Hashimi [Thaçi] me Bujar Bukoshin unë s’kisha mbetur me dy fishekë në pushkë. Për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre pse vëlla unë mbeta me dy fishekë në mal? Me miliona kanë dhënë diaspora jonë”.


“… Paratë kanë qenë atje. Ata [Thaçi e Bukoshi] duke mos mundur të merren vesh kush të jetë i pari. Jo po ma merr qeverinë e jo po ma merr ushtrinë! Në fund pas dhjetë vitesh ata u bënë bashkë, njëri kryeministër e tjetri zëvendëskryeministër. Pesë vite qëndruan bashkë [në qeveri]. Kanë mundur të bëhen bashkë në atë kohë dhe të bëhen njëri kryeministër e tjetri zëvendës…”.

Limaj: Në bazën e UÇK-së në Berishë erdhi një luftëtar japonez (Video)
Lexo po ashtu Limaj: Në bazën e UÇK-së në Berishë erdhi një luftëtar japonez (Video)

Zëvendëskryeministri Limaj thotë se me gjithë këto probleme është mirë që projekti i shqiptarëve ka pasur sukses dhe sot e gëzojmë lirinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori