Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovë, Fatmir Limaj kanë vizituar komunën e Malishevës.

Limaj në një shkrim të bërë në Facebook ka shkruar se, në komunën e Malishevës janë pritur nga kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj.


Ai ka bërë të ditur që së bashku me kryeministrin Haradinaj, kanë shprehur përkushtimin  e Qeverisë së Kosovës për ta mbështetur Komunën e Malishevës në realizimin e projekteve të cilat përmirësojnë jetën e qytetarëve të kësaj komune, transmeton Telegrafi.

Ndërsa nga ana tjetër, kryetari Begaj shtroi një sërë kërkesash të cilat janë në funksion të ofrimit të një qeverisjeje sa më të mirë për qytetarët e Kosovës, e të cilat Qeveria e Kosovës do t’i adresojë.

Limaj ka thënë se, është detyrë e Qeverisë së Kosovës që t'i mbështesë të gjitha komunat e vendit, pa dallim./Telegrafi/

66752030 330074721256648 3340631790531379200 n 1

66866067 330076707923116 1437008173620789248 n

66777026 330074714589982 970327987993968640 n 1