Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ajo e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me synimin të rritjes së kuadrove profesionale dhe uljes së papunësisë në vend.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj tha se ideja e këtij memorandumi në mes ministrive është që në top listë të jetë punësimi.
“Barrierat ne mund t’i kalojnë nëse koordinohemi mirë shteti me biznesin, agjencioni me ndërmarrësit dhe ky koordinim na ndihmon t’i arrijmë detyrat tona”, tha ai.
Për më tepër, Limaj tha se shteti duhet ta lehtësojë dhe ndihmoj kërkesën për fuqi punëtore.
“Prioritet i kësaj qeverie është profilizimi i fuqisë punëtore. Është koha që agjencionet e ministrive me këtë problematikë t’i koordinojnë politikat dhe të krijohet një rreth i mbyllur. Nëse fokusohemi te zbatimi i politikave do të ndryshojmë gjendjen aktuale”, tha ai.
Limaj tha se duhet pasur kujdes me prodhuesit vendor, pasi ata kontribuojnë në zhvillimin e vendit.
“Porosia është kujdes me prodhimin vendor, kujdes me biznesin me ekonominë e vendit. Kanë ndryshuar gjërat, mos krijoni barriera për njerëzit që ndihmojnë zhvillimin e vendit. Kërkojmë nga ju t’i mbikëqyrim zbatimin deri në fund dhe të vijnë atje që agjencioni i punësimit është adresa ku duhet të drejtohet djemtë dhe vajzat e reja të Kosovës”, tha ai.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani deklaroi se nevoja për këtë memorandum ka lindur nga kërkesat e bizneseve për mungesë të kuadrove.
Ndërsa, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi, tha MASHT-i në vitin 2018 do ta ketë një projekt strategjik për zhvillim të shkollave profesionale, të cilat do të ndahen sipas profilit të kërkesave të regjionit.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha janë mbledhur të konkretizojnë bashkëpunimin në mes këtyre ministrive me qëllim të jetësimin të programeve të tyre që kanë qëllim punësimin, zhvillim dhe aftësim profesional. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa