Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj sot pasdite është takuar me struktura dhe simpatizantë të Nismës Socialdemokrate në Klinë, nga të cilët kërkoi mobilizim për t’u përgatitur sa më mirë për zgjedhjet e 6 tetorit.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se kandidatët për kryeministër duhet të ballafaqohen para qytetarëve për vizionin e tyre në udhëheqjen e shtetit.
Ai përmendi se në programin qeverisës kanë në prioritet mirëqenien e qytetarëve, sektorin privat, bujqësinë, por edhe dialogun me Serbinë.
“Unë si kandidat për kryeministër jam i gatshëm të dalë para qytetarëve të Kosovës për të dhënë përgjigje për çdo pyetje që kanë, por njëkohësisht për ta shpalosur programin e koalicionit. Pres që edhe kandidatët tjerë të jenë të gatshëm dhe kështu të zhvillohet gara. Mirëqenia sociale, reformat në drejtësi, diaspora, mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe bujqësia, këto janë temat të cilat janë prioritet e mia në këtë vend. Por edhe dialogu me Serbinë, është një nga temat. Andaj, kryeministri i vendit duhet t’i përmbushë disa parakushte për të drejtuar vendin. Duhet përvojë politike, pjekuri politike, urtësi, profesionalizëm dhe kompetencë, një njeri që di t’u japë zgjidhje problemeve kur duken të pazgjidhshme”, tha Limaj.
Sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi tha se në këto zgjedhje qytetarët masovisht duhet ta votojnë njeriun më të përgatitur, kandidatin për kryeministër Fatmir Limaj.
Sherifi ka numëruar tiparet dhe arsyet pse qytetarët duhet ta votojnë Limajn për kryeministër.
“Janë tri arsye, e para është që Fatmiri, është përgatitur politikisht dhe juridikisht shumë më shumë se kandidatët tjerë. Andaj, qeveria e ardhshme kërkon një kryeministër, i cili i njeh mirë këto dy fusha, për faktin se këto dy drejtime kanë rëndësi për bisedimet me Serbinë”, deklaroi Sherifi.
Muhamet Gashi, kryetar i Degës së Nisma në Klinë, njëherësh kandidat për deputet për legjislaturën e shtatë, tha se kjo parti është e angazhuar mjaft që të dalë fituese, pasi ka programin më të mirë për qytetarët se të partive të tjera.
“Dega e Nisma në Klinë është angazhuar si asnjë herë më parë që të dalë e fuqishme në zgjedhjet e 6 tetorit. Me besimin e plotë, vota e qytetarëve të Klinës do të jetë votë për Nismën Socialdemokrate dhe për kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj”, deklaroi Gashi.
Në këtë tubim partiak, të pranishëm ishin edhe ish-deputetë të kësaj partie./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tension mes Laertit dhe Valbonës: Aktori kap banoren për të puthur, ajo habit me reagimin

Xheneta Fetahu reagon pas hyrjes në BBVA: Nuk u futa as se më ka marrë malli, as për ribashkim

Aleksadanr Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës