LAJMI I FUNDIT:

Lila: Më vinte “ta haja” rumunin

Lila: Më vinte “ta haja” rumunin

Anëtari i kombëtares shqiptare, Andi Lila, thotë se nuk i interesonte asgjë në ndeshjen ndaj Rumanisë, sepse donte me çdo kusht fitoren në xhiron e fundit të Grupit A në ‘Euro 2016’.

Kuqezinjtë fituan me rezultat 1-0, falë golit të Armando Sadikut dhe shpresojnë për vazhdim të mëtutjeshëm në Evropian.

“Më vinte ta shaja atë rumunin po edhe ta haja së gjalli. Doja vetëm trepikëshin dhe nuk më interesonte fare”, citohet të ketë thënë Lila.