Rep-artisti i njohur, Lil Wayne, duket të ketë bërë blerje me shumë të majme.

Sipas raportimeve, thuhet se ai ka blerë një rezidencë prej 15.4 milionë dollarësh në Hidden Hills, shkruan Daily Mail.


Shtëpia e reperit me 12,135 metra katrorë është afër asaj të Kylie Jenner.

41297350 9433041 image m 2 1617462308359

Pasuria e shtëpisë është me mbi tre hektarë dhe ka të gjitha tiparet që dikush mund të imagjinojë.

Brendësia është rinovuar rishtazi dhe ka një plan të hapur me shumë dritë natyrore.

41297338 9433041 image a 10 1617462851693

Karakteristikat e tjera të brendshme përfshijnë një ekran me verë në frigorifer, një teatër në shtëpi dhe më shumë se një dhomë për argëtim.

Vendi u rendit fillimisht për 15.75 milionë dollarë, kështu që krijuesi i hitit "Lollipop" e mori atë për çmim më të ulët. /Telegrafi/

41298846 9433041 image a 1 1617465022237