LAJMI I FUNDIT:

Lija e Majmunit, MSH njofton për simptomat, kujdesin e trajtimin

Lija e Majmunit, MSH njofton për simptomat, kujdesin e trajtimin

Një ditë më parë zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani deklaruan se në vend nuk është shënuar asnjë rast të Lisë së Majmunëve në Kosovë, duke thënë se janë në gatishmëri të plotë dhe në përcjellje të situatës.

Lija e Majmunit u tha se është konfirmuar edhe në vendet e rajonit, ndërsa sot Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa të dhëna, duke njoftuar se periudha e inkubacionit është nga 5 deri në 21 ditë, ndërsa sëmundja nuk përhapet lehtë mes njerëzve.

Mirëpo si transmetohet Lija e Majmunit?


“Lija e majmunit nuk përhapet lehtë midis njerëzve, por sëmundja mund të merret përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me person të infektuar, duke përfshirë: lëkurën e dëmtuar, kore ose lëngje trupore, pështymë, spërkla – kontakt i zgjatur ballë për ballë, materialet e kontaminuara – p.sh shtrat ose peshqirë të përdorur, kontaktin seksual”.

Simptomat e Lisë së Majmunit: Simptoma tipike e Lisë së Majmunit është skuqja e lëkurës me flluska në fytyrë, duar, këmbë, gojë dhe organe gjenitale. Skuqja e organeve gjenitale dhe peri-anale është raportuar gjatë kësaj epidemie. Skuqja mund të shoqërohet me ethe, ndjenjë shqetësimi ose sëmundje, dhimbje koke, lodhje dhe ënjtje të nyjave limfatike. Ju jeni infektues përderisa keni simptoma të sëmundjes.

Çfarë duhet të bëjmë nëse mendoj se kam Linë e Majmunit?

“Nëse keni skuqje të lëkurës, të shoqëruar me ethe ose ndjenjë shqetësimi ose sëmundje, bisedoni me mjekun tuaj bëni testin për sëmundjen. Nëse dyshoni ose e konfirmoni se keni Linë e Majmunit, duhet të izoloheni derisa ndërrimet në lëkurë të kenë rënë.

Gjatë kësaj periudhe, ju mund të merrni trajtim për të lehtësuar simptomat e Lisë së Majmunit. Kushdo që kujdeset për ju duhet të marrë masat e duhura mbrojtëse personale”.

Si të mbrohemi nga Lija e Majmunit?

“Secili në kontakt të ngushtë me person të infektuar, duke përfshirë kontaktin seksual, mund të sëmuret nga Lija e Majmunit. Merrni hapa për të mbrojtur veten gjatë epidemisë aktuale në Evropë, duke shmangur kontaktin me lëkurën ose ballë për ballë me këdo që ka simptoma, praktikuar seks të sigurt, mbajtur duart e pastra”.

Ndryshe, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha të mërkurën në një konferencë për media bëri të ditur se nuk është shënuar asnjë rast i Lisë së Majmunëve në Kosovë.

S’ka të infektuar në Kosovë, zëvendësministrja Gexha: Rreziku që Lia e Majmunëve të shfaqet është real, rastet e para janë konfirmuar në rajon
Lexo po ashtu S’ka të infektuar në Kosovë, zëvendësministrja Gexha: Rreziku që Lia e Majmunëve të shfaqet është real, rastet e para janë konfirmuar në rajon

Gexha kishte thënë se në bazë të të dhënave epidemiologjike rreziku për popullatën është i ultë, megjithatë tregoi se MSH me strukturat e veta po e monitoron situatën.

Edhe, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani të mërkurën tha se IKSHPK me vëmendje po e përcjell situatën epidemiologjike të Lisë së Majmunëve, ndërsa tha se rreziku nga kjo në Kosovë është i ulët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori