LAJMI I FUNDIT:

Ligjvënësit akuzojnë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA

Ligjvënësit akuzojnë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA

Demokratët në komisionin për inteligjencë në Kongresin amerikan, kanë akuzuar Rusinë se po përpiqet që të ndërhyjë në zgjedhjet e 8 nëntorit në SHBA, përmes ndërhyrjes nëpër kompjuterë dhe i kanë bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin “që të urdhërojë ndërprerjen e këtyre aktiviteteve”.

Senatorja demokrate, Dianna Feinstein dhe përfaqësuesi Adam Schiff kanë thënë përmes një deklarate se në “bazë të informacioneve që kemi marrë, kemi konstatuar se agjencitë e inteligjencës ruse janë duke bërë përpjekje serioze për të ndikuar në zgjedhjet amerikane”.

“Të paktën, kjo përpjekje ka për qëllim që të nxisë dyshime në lidhje me sigurinë e zgjedhjeve tona dhe ka gjasa se këto po bëhen për të ndikuar në zgjedhje- ne nuk mund të gjejmë asnjë arsyetim tjetër lidhur me sjelljen e rusëve”, kanë thënë ata.


Ligjvënësit demokratë kanë shtuar se ata “besojnë se urdhrat për agjencitë e inteligjencës për të kryer veprime të tilla mund të vijnë vetëm prej niveleve shumë të larta të qeverisë ruse”.

Zyrtarët në qeverinë amerikanë kanë thënë se Rusia ose ndihmësit e tij , janë përgjegjës për ndërhyrjen në partitë politike në SHBA.

Shtëpia e Bardhë ka thënë më 16 shtator se është duke ndërtuar një rast ligjor ndaj hakerëve rusë, të cilët besohet se qëndrojnë prapa sulmeve kibernetike që kanë për qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale.

Në të njëjtën kohë, Kongresi ka thënë se është duke shikuar për sanksione ndaj Rusisë për sulmet kibernetike, kanë raportuar mediat.

Në trend Botë

Më shumë
NASA e konfirmon, një asteroid po afrohet gjithnjë e më shumë drejt Tokës - shkencëtarët paralajmërojnë për dëmet që mund të shkaktojë

NASA e konfirmon, një asteroid po afrohet gjithnjë e më shumë drejt Tokës - shkencëtarët paralajmërojnë për dëmet që mund të shkaktojë

Botë
Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Evropa
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Bosnja
Njihuni me ushtarët që vihen “në gjah” për të kapur udhëheqësit e lartë të regjimit të Assadit që terrorizuan Sirinë

Njihuni me ushtarët që vihen “në gjah” për të kapur udhëheqësit e lartë të regjimit të Assadit që terrorizuan Sirinë

Azia
Musk thotë se qeveria amerikane duhet të

Musk thotë se qeveria amerikane duhet të "fshijë të gjitha agjencitë"

Amerika
Një aeroplan i ushtrisë amerikane rrëzohet në San Diego, katapultohen pilotët – kamerat e sigurisë regjistrojnë momentin rrëqethës

Një aeroplan i ushtrisë amerikane rrëzohet në San Diego, katapultohen pilotët – kamerat e sigurisë regjistrojnë momentin rrëqethës

Amerika
Kalo në kategori